VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - VRASJA E SHQIPTARIT E PARALIZON BRUKSELIN

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 01:22am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
VRASJA E SHQIPTARIT E PARALIZON BRUKSELIN
E Mërkurë, 04.11.2012, 09:00am (GMT+1)

Bruksel - Qeveria belge ka njoftuar punonjësit e transportit publik, të hedhur në grevë, se 400 policë shtesë do të vendosen në Bruksel pasi një inspektor transporti u rrah për vdekje me grushte.

Viktima, quhej Iliaz Tahiraj, 56 vjeç me origjinë shqiptare, që punonte prej 29 vitesh në rrjetin e transportit, STIB.

Agresioni i ndodhur ditën e shtunë shkaktoi mbylljen e metrosë dhe rrjetit të autobusëve, të cilët kanë mbetur të paralizuar edhe gjatë së martës.

Inspektori shqiptar u sulmua në vendin ku ishte përplasur një makinë dhe një autobus dhe humbi jetën nga goditjet e marra në kokë. Personi i dyshuar si agresor u arrestua.

Agresori, 28 vjeç, ishte një pasagjer në makinën që u përplas dhe e goditi inspektorin në fytyrë duke e përplasur në tokë. Ai vdiq më vonë në spital.

Zyra e prokurorit të Brukselit, duke iu referuar deklaratave të dëshmitarëve dhe vetë agresorit, njofton se inspektori u godit nga një grusht i vetëm.

Qindra kolegë të tij marshuan të irrituar në qendrën e Brukselit ditën e hënë në shenjë proteste ndaj vdekjes së Tahirajt, njofton TCH.

Njoftimi për masa shtesë sigurie erdhi pas bisedimeve të së hënës mes autoriteteve federale, menaxherëve të rrjetit STIB dhe përfaqësuesve .

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VAJZA NGA MITROVICA, ZËRI I KOSOVËS NË KRYEQYTETIN GJERMAN (04.10.2012)
DRAMA E RIATDHESIMIT NË KOSOVË (04.09.2012)
MBI 80% E GREKËVE TË ANKETUAR KANË MENDIM NEGATIV PËR EMIGRANTËT, TË LIGJSHËM DHE TË PALIGJSHËM (04.09.2012)
EMIGRANTËT ILEGALË NË DYERT E ATHINËS (04.06.2012)
BAZË FALSIFIKIMI NË NJË BANESË TË SHQIPTARËVE NË GREQI, SEKUESTROHEN 177 VULA (04.01.2012)
VUAJTJET SHPIRTËRORE TË FËMIJËVE TË DËBUAR NË KOSOVË NGA VENDET PERËNDIMORE (03.30.2012)
KARIKATURA DHE FUQIA E SAJ NË ZHVILLIMIN E NJË SHOQËRIE!Nga LUAN (ASLLAN) DIBRANI (03.29.2012)
STATUJA "GËZIMI" NË SUEDI KUJTON VUAJTJEN E FËMIJËVE TË KOSOVËS (03.28.2012)
EMIGRANTËT MË 2010 DËRGUAN NGA GREQIA NË SHQIPËRI 514 MIIONË EURO (03.28.2012)
KËSHILLI I INTEGRIMIT PARAQET PLANIN DHJETËPIKËSH (03.24.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]