VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - REFUGJATËT MËSOJNË GJERMANISHT NGA GËTJA

                                                                                      

E Hënë, 05.13.2024, 10:09am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
REFUGJATËT MËSOJNË GJERMANISHT NGA GËTJA

E Martë, 09.04.2012, 09:45am (GMT+1)



Refugjatët e rinj po mësojnë gjermanisht përmes klasikëve të letërsisë. Versionet e modifikuara dhe të modernizuara të veprave të Gëtes u japin kurajo dhe vetëbesim për të qenë pjesë e një shoqërie të re dhe të huaj.

"Vetëm një idiot mendon se djalli është milioner." Mefistofeli nuk e tha kurrë këtë fjali në veprën "Fausti" të Gëtes. Por kur Dialo nga Guinea e tha këtë me një gjermanishte të çrregullt, ai u kthye në një Mefistofel shumë të duartrokitur nga publiku. Dialo dhe 20 refugjatë të tjerë vunë në skenë një version të improvizuar dhe të modernizuar të tragjedisë madhështore gjermane.

Deri vonë, asnjë prej aktorëve nuk fliste ndonjë fjalë në gjermanisht. Por koncepti i krijuar nga organizata e ndihmës In Via me qendër në Këln rezultoi e suksesshme. Grupi zbuloi klasikët gjermanë dhe bëri të tyret këto role.


Projekt teatri në shoqatën In Via në Köln: refugjatët vënë në skenë Faustin e Gëtes

Refugjatët vënë në skenë Faustin e Gëtes

Gëte nuk ka qenë ndonjëherë më parë kaq shumë-kultural. Aktorët e rinj, disa prej të cilëve ende të mitur, janë nga e gjithë bota: Afganistan, Etiopi, Guinea, Iran, Irak dhe Kinë. Ata kanë ardhur në Gjermani si refugjatë dhe shumë prej tyre kanë më pak se një vit këtu. Para se të vinin, lufta ose persekutimi bënte pjesë në jetën e tyre të përditshme.

Një portë drejt shoqërisë

Tashmë refugjatët e rinj shkojnë në shkolla gjermane, ose ndjekin kurse të trajnimit profesional. Aktrimi është për ta një mënyrë për të mësuar gjermanishten, dhe u jep vetëbesim duke folur përpara një publiku.

Në shumë qytete gjermane ka programe që refugjatët të marrin pjesë në teatër, përderisa kjo është një mënyrë që ata të përfaqësohen në publik nëpërmjet një mjedis jo-politik. Përmes teatrit, ata mund të marrin role të tjera dhe të përfshihen në diskutime shoqërore.

Përgjatë 10 viteve të shkuara, projekti In Via nën udhëheqjen e Hans-Peter Speicher, e ka përdorur skenën si një mjet për t´u integruar. Me refugjatët e rinj, Speicher ka vënë në skenë vepra të Shekspirit, Shilerit dhe Wedekind.

Gjermanët "në" skenë dhe "jashtë" saj

Vënia në skenë e veprës së Gëtes është e para për të. Rezultati përfundimtar ishte diçka si potpuri me role dhe elementë të ndryshëm nga veprat e Gëtes, të cilat u krijuan nga vetë aktorët. "Unë shkruajta një version të shkurtër të pjesës dhe i lashë aktorët të punonin me të," shpjegon Speicher. "Ata i shtuan zhargonin rinor, kërcimin dhe rrymën muzikore hip-hop. Dua që të nxis talentet e tyre."

Projekt teatri në shoqatën In Via në Köln: refugjatët vënë në skenë Faustin e Gëtes

Gjatë provave ...

Koncepti është dinamik, pa ndonjë strukturë strikte, dhe ndonjëherë pjesëmarrësit thjesht shtojnë disa lëvizje vallëzimi dhe tinguj muzike. Por subjekti dhe rima metrike i përmbahen veprës së Gëtes, thotë Speicher.

Speicher është i bindur se një kryevepër e tillë e letërsisë gjermane nuk është një problem për nxënësit e gjuhës gjermane. "Edhe jashtë teatrit ata i flasin njëri-tjetrit me gjuhën e veprës."

Një jetë frike

Grupi është i lidhur ngushtë; eksperienca të ngjashme jetësore i kanë lidhur ata më shumë me njëri-tjetrin. Por shumë nga pjesëmarrësit nuk janë të gatshëm që të flasin rreth arsyeve që i çuan për të braktisur vendin. Morteza ngul vështrimin në tokë, por më pas fillon të flasë vetë.

Ai erdhi në Gjermani dy vite më parë nga Afganistani, duke ndaluar më parë në Greqi. Atje, ai flinte rrugëve dhe poshtë urave. Familja e tij u zhduk, ose vdiq. Ai nuk e thotë këtë, ose ndoshta nuk e di. Frika e ndjek vazhdimisht.

"Kam parë kaq shumë luftëra," thotë ai. "Tani nuk shikoj dot as oficerët policorë." Morteza po ndjek shkollën për herë të parë në jetën e tij, si shumë të tjerë të grupit. "Jam kaq i lumtur, po bëj shumë përparime," thotë ai. "Kam zënë shumë miq të rinj, nga vende dhe besime fetare të ndyshme."

Atij i pëlqen të luajë teatër dhe do të vazhdojë të luajë, jo vetëm sepse kjo i ka rritur besimin në vetvete, por edhe shanset për të mësuar gjuhën gjermane dhe të ndjekë shkollën.

Stafi në prapaskenë

Kështu ka ndodhur edhe me Xiaovao nga Kina. Ajo erdhi vetëm në Gjermani vitin e kaluar, duke lënë pas familjen dhe miqtë. Statusi i saj zyrtar rezidencial është "e toleruar", që do të thotë se ajo nuk do të deportohet menjëherë, por që nuk ka një leje zyrtare qëndrimi. Ajo është një nga 163 refugjatët nën moshë që erdhën në qytetin e Këlnit në vitin 2011.



Portë drejt shoqërisë gjermane - refugjatët fitojnë vetëbesim përmes mësimit të gjuhës dhe aktrimit

Në programin e teatrit, Xiaovao mund të harrojë problemet e saj. Kur del në skenë, ndrojtja e saj zhduket. Ajo nuk kishte dëgjuar më parë për Gëten, por tashmë ajo luan rolin e Lotes, nga vepra e Gëtes "Vuajtjet e djaloshit Verter".

Xiaovao-s i pëlqen roli i saj. "Lotte nuk është kaq e ndrojtur sa jam unë," tha ajo. Në çdo rast Speicher ka një kast të dytë aktorësh, sepse ai e di se aktorët e tij të rinj kanë shpesh probleme me autoritetet, për shkak të situatave të pasigurta me vizat.

Në fund të muajit shtator, grupi, me Xiaovao-n në rolin e Lotes dhe Dialon në rolin e Mefistofelit, do të performojnë për herë të fundit në Javën Interkulturore në Këln. Por edhe pas kësaj, pjesëmarrësit janë të vendosur për të vazhduar pasionin e tyre të ri.(dw)


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GREQIA VENDOS TË NXJERRË NË SHITJE 30 ISHUJT E PARË (09.03.2012)
SKUADRA E UDHËHEQUR NGA NJË SHQIPTAR DOMINON SPORTIN E PANJOHUR NË SHBA (09.03.2012)
RAIMON BAKER - GREQIA, VENDI IDEAL PËR 'PASTRIMIN' E PARAVE TË PALIGJSHME (09.03.2012)
SHTOHET DHUNA RACISTE NDAJ TË HUAJVE NË GREQI (08.31.2012)
JETA E PRAQ RADOS NË FILMIN "DREAMING AMERICAN"Në intervistën e tij, ai rrëfen edhe lidhjen e veçantë me Zërin e Amerikës, e vendosur përmes nënës së tij e cila këtë vit u nda nga jeta (08.29.2012)
DHUNA RACISTE DHE POLICORE, EMIGRANTËT PROTESTË NË ATHINË (08.25.2012)
AGIMI I ARTË GREK NGRE GRUPE KUNDËR 'OKUPATORËVE TË HUAJ' (08.22.2012)
OLEN ÇESARI - SHQIPTAR, EUROPIAN, ARTIST (08.21.2012)
RRËFEHET SHKRIMTARJA E NJOHUR RAIMONDA MOISIU: JETA IME MES SHBA, SHQIPËRISË DHE LETËRSISË (08.18.2012)
SHBA: EMIGRANTËT E RINJ TË PALIGJSHËM DHE PROGRAMI PËR TA (08.16.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]