VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NJË SAGË SHQIPTARE DASHURIE NË AMERIKËIntervistë Eksklusive me Regjizorin e Shquar PAUL KURTIIntervistoi ERMIRA BABAMUSTA, New York

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 09:19am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
NJË SAGË SHQIPTARE DASHURIE NË AMERIKË
Intervistë Eksklusive me Regjizorin e Shquar PAUL KURTI
Intervistoi ERMIRA BABAMUSTA, New York

E Martë, 02.12.2013, 05:29pm (GMT+1)




Regjizori vizionar Paul Kurti sjell për publikun botëror filmin "Right To Love" (E drejta për të dashuruar". Filmi pati një sukses të jashtëzakonshëm në premierat në New York në dhjetor 2012 dhe janar 2013. Me 2 mars 2013 filmi do shfaqet dhe në Moskë, Rusi. Flitet për personalitet famoze dhe vipat që do marrin pjesë në këtë premierë.

Skenari u shkrua nga aktorja dhe producentja e njohur Amina Zhaman, me origjinë Çerkeze, nga Kaukazi Verior. Filmi është i pari produksion rus i një filmi amerikan në anglisht. Filmi ka dhe dialog në shqip dhe shumica e aktorëve janë emra të njohur të kinematografisë shiptare dhe të huaj. Pavlina Mani, Luan Bexheti, Omar Chaparro, Karina Ivanova dhe Theodore Buloukos interpretojnë në këtë film me regji të Paul Kurtit. (Reklama e Filmit: http://www.youtube.com/watch?v=gHvAE53J-yA&feature=player_embedded).

"Më kontaktoi Amina pasi kishte dëgjuar dhe parë filmat e mi të shkurtër. Ajo kishte shkruar njëskenar dhe muzikën për një film, një histori mjaft personale për të. Një nga personazhet kryesore të filmit është shqiptaro-amerikan dhe meqe dhe une jam nga Shqipëria mund ta kuptoja më mirë këtë kulturë," shpjegon regjizori Paul Kurti.


Paul Kurti është një regjizor shqiptaro-kanadez. Nipi i aktores shqiptare Tinka Kurti, ai rritet me një interes të thellë në forma shprehëse vizuale, duke përfshirë vizatimin, arkitekturën dhe filmin. Ka studiuar regji në New York Film Academy. Ka krijuar disa video muzikë dhe filma të shkurtër, duke përfshirë fimin "Restless Wanderer" me tëcilin ka fituar cmimin YOBI Film. Filmat e tij janë shfaqur nëfestivale si WILDsound (Kanada), Dreambox (Japoni), Tirana International Film Festival (Shqiperi) etj. Nëvitin 2012 drejton filmin e tij tëparë me metrazh të gjatë "E Drejta per te Dashuruar", i cili përfshin një grup të larmishëm e ndërkombëtër aktorësh.

Një pasion tjetër i tij është udhëtimi, ka udhëtuar në mbi 25 vende, për të njohur kultura, pejsazhe dhe njerëz të ndryshëm. Ndikimi i tij më i madh në fushën e filmit është regjizori gjerman Werner Herzog. Ai beson në krijimin e imazheve dhe tregimeve që nxisin diskutimin dhe shqyrtojnë nivelet më të thella të së vertetës.

Cila është historia e filmit "Right to Love" (E Drejta Për të Dashuruar)?
Paul Kurti: Filmi tregon historinë e Aminës (Amina Zhaman), një aktore Çerkeze-muslimane, e cila shkon në New York me ambicie për të interpretuar në skenat e Broadway. Ajo bie në dashuri me Tonin (Shpend Xani), një biznesmen Shqiptaro-Katolik, por familja e tij nuk e pranon dhe mundohet ta prishë lidhjen e tyre.

Në sipërfaqe duket si një histori moderne e Romeo dhe Xhulietës, por ka shumë elemente që e bëjnë këtë histori të veçantë dhe unike. Filmi bën shumë pyetje - sa jemi ne të gatshëm të sakrifikojmë për të ndjekur ëndrrat tona? Do sakrifikonim familjen, karrierën, dashurine tonë? Pse disa njerëz vazhdojnë të gjykojnë të tjerët në bazë të kombësisë dhe të fesë së tyre? A është një mentalitet grupi apo ndryshon në çdo individ në bazë të përvojes së tyre? Do ndryshojnë ndonjëherë këto paragjykime?
Historitë që më interesojnë mua janë ato të cilat nuk japin përgjigje, por bëjnë pyetje. Unë përpiqem të analizoj një histori nga të gjitha pikpamjet e personazheve, madje edhe atyre që s'janë pozitive. Më pas është në dorë të publikut të formulojë mendime në bazë të çfarë u paraqit në ekran. Nëse filmi nxit bisedime, atëherë për mua ka arritur sukses.

Ku është xhiruar filmi?
Paul Kurti: Filmi u xhirua nëNew York gjatë verës së vitit 2012. U deshën përafërsisht 2 muaj përgatitje, 6 javë filmime dhe 5 muaj montazh. New Yorku është qyteti ku personazhi kryesor vjen me ëndrrën për të interpretuar në Broadway, dhe është gjithashtu njëqytet që është ndërtuar mbi ëndrrat dhe punën e brezave të shumtë të emigrantëve nga prejardhjet e kombësi të ndryshme. Ky qytet është i përshtatshëm për këtë film.

Flisni për zgjedhjen e aktorëve
Paul Kurti: Amina Zhaman shkroi historinë dhe gjithashtu interpreton rolin kryesor. Në audicionet për rolin e Tonit, provuam disa aktore të ndryshëm, por kur pamë Shpend Xanin, menduam se ishte zgjedhja më e përshtatme per rolin. Interpretimi i Shpendit është ndryshe nga Toni i skenarit, ai ka një prani shumë më intensive nëekran. Megjithatë, mendova se ishtë një ide interesante për personazhin, dhe kam kaluar mjaft kohëme Shpendin duke folur dhe përpunuar Tonin.

Theodore Buloukos luan rolin e John Fisher, producenti që ndihmon Aminën të interpretojë në skenë. Ai eshte njëaktor me shumë përvojë dhe mjaft profesional dhe ishte një kënaqësi të punoja me të. Aktorë të tjerë janë Luan Bexheti, Omar Chaparro, Ariot Myrtaj, Karina Ivanova dhe shumë të tjerë. Meqë ishte një film indipendent, dhe koha dhe buxheti ishin të kufizuar, shpesh nuk kemi pasur shume kohëpër prova. Por të gjithë aktorët e filmit e kuptuan këtë sfidë shfaqën gjithë aftësitë e tyre para kamerës.

Çfarë momentesh të veçanta të filmit ju kanë lënë mbresa?
Paul Kurti: Skena kur Toni ballafaqohet me nënën e tij Maviola, më ka ngelur në mendje. Kam qenë me fat sepse kam pasur mundësi të punoj me Pavlina Manin, një aktore e madhe qëkam parë dhe admiruar në televizor. Mendoj se Pavlina Mani dhe Shpend Xani interpretojnë marrëdhënien nënë-bir në një mënyrë shumë të fuqishme dhe të ndershëm. Mendoj se përvojat e tyre personale i kanë ndihmuar gjatë interpretimit të kësaj skene. Ështënjë skenë intensive, ku publiku herëe përbuz dhe herë e mëshiron personazhin e Maviolës. Kjo ishte njënga skenat e pakta që kam shkruar dhe jam shumë krenar për rezultatin përfundimtar.

Cilë është pjesa juaj e preferuar e regjisë?
Paul Kurti: Deri mësot, mendoj se akoma s'kam gjetur diçka tjetër që më bën të ndihem vetvetja aq sa kur po bëj një film. Regjia ështe si të gjesh elementet e përshtatshme për të zgjidhur njëmister, ama të gjithat elementet duhet t'i përshtaten skenarit dhe filmit. Kjo përfshin vendet, aktorët, dialogun, lëvizjen e kamerës etj. Gjithashtu besoj se filmi është i përbërë nga ato momente të papritura dhe të paplanifikuara që ndodhin gjatë xhirimeve. Mund të jetë një ide, një fjali e re, një vend interesant, etj. Një regjizor duhet të jetë i aftër t'i kuptojë këto momente dhe t'i përdorë për të mirën e filmit. Mua më peëlqejnë mjaft këto sfida. Megjithatë, sado që më pëlqen filmimi, mendoj se montazhi është vendi ku krijohet "magjia" e filmit, dhe gjithmonë e pres me padurim perjudhën e montazhit.

Çfarë projektesh keni për të ardhmen?
Paul Kurti: Kam shkruar dy filma me metrazh të gjatë, dhe jam duke kërkuar financime për t'i xhiruar. Tregojnë histori njerëzish që për arsye të ndryshme janë disi të izoluar nga shoqëria. Ne të gjithe njohim njerëz të tillë, mund të jetë ai fqinji i çuditshëm që banon në kat të fundit, me tëcilin nuk i kemi folur kurrë, por unë besoj se çdo person ka një histori interesante qe ja vlen të tregohet. Kjo është gjithashtu arsyeja pse më interesojnë dhe filmat dokumentare, dhe ndoshta një ditë me një subjekt dhe histori të përshtatshme, do mund të bëj një dokumentar (http://paulkurti.com). Ëndërra ime më e madhe ama është që një ditë të bëj një film me gjyshen time.


ERMIRA BABAMUSTA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EDHE NË QYTETIN BACKNANG NJË VATËR E SHKOLLËS SHQIPE (02.12.2013)
DIASPORA KËRKON AMBIENT PËR INVESTIME (02.05.2013)
TË QENËT NJERI KA BRENDA VETITË, QË TË JETOSH E TË PUNOSH SI QYTETAR-thotë poeti, shkrimtari dhe gazetari Vlonjat në mërgim Arqile GjataNga SOKOL DEMAKU (02.04.2013)
PARATË E DIASPORËS 'EKSPORTOHEN' NË SERBI (02.03.2013)
GJERMANIA BËN PUBLIKE KUALIFIKIMET E EMIGRANTËVE (02.01.2013)
FERMERËT AMERIKANË MBËSHTESIN REFORMËN E EMIGRACIONIT (01.31.2013)
OBAMA KËRKON ME NGULM REFORMA NË EMIGRACION (01.30.2013)
SHBA - REFORMA NË SISTEMIN E EMIGRACIONIT (01.28.2013)
SHBA - SHPENZIMET NË EMIGRACION (01.28.2013)
ISMAIL KETA SJELL EKSPERIENCËN GJERMANE NË TIRANË (01.26.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]