E Martë, 05.14.2024, 07:02am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
TUBIM PARA KONGRESIT PËR REFORMËN E EMIGRACIONIT

E Mërkurë, 10.09.2013, 06:54pm (GMT+1)


Mijëra vetë marshuan në parkun kombëtar të Uashingtonit të martën duke kërkuar që Kongresi të miratojë një ligj për reformimin e sistemit amerikan të imigracionit i cili do të hapte rrugën për marrjen e dokumenteve për imigrantët e paligjshëm në vend.                                                           
Tubimi u mbajt pavarësisht se parku kombëtar ishte zyrtarisht i mbyllur si rezultat i mbylljes së pjesshme të qeverisë. Shërbimi Kombëtar i Parqeve tha se protesta për imigracionin  ishte lejuar pasi konsiderohet si akt i shprehjes së fjalës së lirë dhe mbrohet me kushtetutë.  Një nga mbështetësit e protestes ishte edhe senatori demokrat i Nju Xhersit, Robert Menendez.
 
"Është në interesin e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, është në interes të ekonomisë amerikane dhe në ruajtjen e historisë tonë të vjetër si vend i imigrantëve, për këtë arsye ne duam një votim në Dhomën e Përfaqësuesve për një reformë gjithpërfshirëse të imigracionit, dhe kjo duhet bërë tani", tha senatori Menendez.
 
Policia e zonës përreth Kongresit amerikan arrestoi rreth 200 vetë për të cilët thuhet se ndërmorën akte të mosbindjes civile si pjesë e tubimit. Mes të arrestuarve kishte edhe disa ligjvënës si anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve Charles Rangel dhe Luis Gutierrez.
 
Një projektligj i miratuar nga Senati i kontrolluar nga demokratët dhe i mbështetur nga Shtëpia e Bardhë përfshin miliarda dollarë për sigurinë kufitare si dhe një proces 13 vjeçar që hap rrugën e marrjes së shtetësisë për ata që aktualisht ndodhen ilegalisht në Shtetet e Bashkuara.

Pjesa dërmuese e republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve e kanë hedhur poshtë qasjen gjithpërfshirëse dhe nuk është e qartë nëse ata do të miratojnë ndonjëherë një legjislacion që mund të krijojë bazën për arritjen e një marrëveshje përfundimtare me Senatin.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
40 MILIONË DOLLARË ITALISË PËR KRIZËN E REFUGJATËVE (10.09.2013)
NASER RAMONAJ SHPIK BATERINË 'E' NGA UJI I KRIPURNga QAMIL GJYREZI (10.08.2013)
DY SHQIPTARËT MBROJNË KAMARIEREN - PLAGOSEN NGA SHQIPTARI TJETËR! (10.07.2013)
EDHE PSE KREJT LARG... FRYMOJMË, MENDOJMË DHE JETOJMË SHQIPTARISHT!(Bisedë me z. EJUP KRASNIQI, kryetar i Shoqatës atdhetare-kulturore “Mërgimtari”, Kiel-Gjermani)Nga Prof. Dr. MURAT GECAJ, publicist e studiues-Tiranë (10.05.2013)
FILLOI VITI I RI SHKOLLOR NË GJUHËN SHQIPE NË BROOKLYN (10.03.2013)
ITALI - RIHAP DYERT SHKOLLA SHQIPE 'NËNË TEREZA' (10.02.2013)
NISMË PËR BASHKIMIN E SHOQATAVE TË KRIJUESVE SHQIPTARË NË MËRGATË (DIASPORË) (09.28.2013)
DESAR SULEJMANI - NJË PIANIST SHQIPTAR NË 'TETORIN GJERMAN' (09.28.2013)
Deutsche Welle, UNIVERSITETI I JENËS - VJOSA DHE ALBANI, DY STUDENTË TË SUKSESSHËM SHQIPTARË NGA KOSOVA (09.26.2013)
VASIL MAKOÇI, VËLLAI I AKTORES MATILDA MAKOÇI - JETA IME MES SHQIPËRISË DHE AMERIKËS (Intervistë) (09.25.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]