VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FILLOI VITI I RI SHKOLLOR NË GJUHËN SHQIPE NË BROOKLYN

                                                                                      

E Martë, 05.14.2024, 08:06pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
FILLOI VITI I RI SHKOLLOR NË GJUHËN SHQIPE NË BROOKLYN

E Enjte, 10.03.2013, 09:34am (GMT+1)


Më datën 28 shtator ishte dita e parë e vitit shkollor 2013- 2014 për shkollën shqipe "Alba Life" në Brooklyn në shkollën publike amerikane në PS.205. Dyert u hapën dykanatësh për fëmijët që vraponin të lumtur drejt mësueseve dhe njeri-tjetrit! Dukej sikur muajt e verës i kishin mbushur zemrat e tyre të vogla me mall për shoqërinë dhe ato orë të numëruara që kalojnë aq shpejt, sepse është mrekullisht bukur të jesh në një klasë me moshatarë, bashkatdhetarë që u kërkohet të flasin dy gjuhë, të ndjekin zakone dhe tradita të dy shteteve, të antaresohen në jetën e përditshme të vendit të cilit ia këndojnë me dorë në zemër himnin çdo mëngjes, por që flenë me zërin e nënave që u këndojnë ninullat në shqip cdo mbrëmje.

Dita e parë ishte më shumë njohje e nxënësve dhe e prindërve me njeri-tjetrin, shpërndarja e librave etj. Ishte bukur teksa i shikoje ata fëmijë të shkruanin emrat e tyre në tabelë dhe pastaj t'i shqiptonin shkronjat një nga një në gjuhën e bukur shqipe për klasën qëPresidentit Nishani iu dhurua një pllakë nga botuesi Bajrami me këtë motivacion: Si simbol i bashkimit të kombit dhe një zë i arsyes dhe durimit në kohë të vështira politike të cinizmit dhe papërgjegjshmërisë partiake". t'i dëgjonte. Nxënësit që ndjekin shkollën shqipe për të dytin vit radhazi u grupuan menjëherë sikur zogjtë që cicërijnë në çerdhe, por mësuese Dita u afroi edhe nxënësit e rinj të cilët shikonin përreth të gëzuar me një dritë të ndezur për të mësuar gjuhën e bukur shqipe që u shkëlqente në sy.

Oresti, Brian, Lejla, Gabriela, Aaron, Griselda, Angie, Elio, Elisa, Kevin etj, filluan menjëherë bashkëbisedimin në shqip e anglisht dhe dukej sikur kishin formuar një botë të tyren më vete ku askush tjetër nuk egzistonte. Mungonin në atë grup Sabrina, Aldini, Sara dhe Alba të cilët do të jenë të pranishëm të premten e ardhshme!
Themeluesi i shkollave shqipe dhe i TV "Alba Life" z. Qemal Zylo po merrej me shpërndarjen e abetareve dhe fletoreve të punës, kurse mësuese Dita lëvizte sa te një nxënës tek tjetri që t'i bënte të ndiheshin sa më mirë në mjedisin e ri duke u folur në të dy gjuhët dhe duke i prezantuar me njeri- tjetrin. Nxënësit e rinj Adison, Emili, Amber, Rafael, Irsa, Andri, Liza, Klarisa etj, u miqësuan shumë shpejt dhe nuk vonoi që gjithë klasa të gumëzhinte si në një koshere bletësh plot fjalë me zë të lartë e të qeshura.

Pastaj mësuese Dita shkroi në tabelë tekstin e këngës Hapa- dollapa dhe nën drejtimin e nxënësve të vjetshëm që e dinin këngën e gjithë klasa e filloi të këndonte së bashku dhe nuk vonuan ta mësonin këngën të gjithë!

Dita e parë në shkollën shqipe përfundoi me udhëzimet përkatëse për mjetet e punës që fëmijët duhet të kenë më vete të premten e ardhshme, dhe me disa foto në oborrin e shkollës për ta kujtuar këtë ditë!

Shtator, 2013
Brooklyn, New York

AFËRDITA KAÇUBAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ITALI - RIHAP DYERT SHKOLLA SHQIPE 'NËNË TEREZA' (10.02.2013)
NISMË PËR BASHKIMIN E SHOQATAVE TË KRIJUESVE SHQIPTARË NË MËRGATË (DIASPORË) (09.28.2013)
DESAR SULEJMANI - NJË PIANIST SHQIPTAR NË 'TETORIN GJERMAN' (09.28.2013)
Deutsche Welle, UNIVERSITETI I JENËS - VJOSA DHE ALBANI, DY STUDENTË TË SUKSESSHËM SHQIPTARË NGA KOSOVA (09.26.2013)
VASIL MAKOÇI, VËLLAI I AKTORES MATILDA MAKOÇI - JETA IME MES SHQIPËRISË DHE AMERIKËS (Intervistë) (09.25.2013)
NË MONTREAL FILLOI VITI SHKOLLOR I MËSIMIT SHQIPNga AJET NURO, Montreal, Kanada (09.23.2013)
ESMIANA JANI - BALERINA SHQIPTARE NË TRUPËN E UASHINGTONIT (09.22.2013)
GJITHË FRYMËZIMIN TIM E KAM PËR VENDLINDJEN, TOKËN SHQIPTARE…-Bisedë me piktoren e talentuar Lule Bajraktari, emigrante në Suedi-Nga Prof. Dr. MURAT GECAJ (09.21.2013)
ADRIANA BANI - SHQIPTARËT KANË AFTËSI TË INTEGROHEN NË KULTURËN E VENDEVE KU KANË MIGRUAR POR AMA PA MOHUAR KULTURËN DHE ORIGJINËN E TYREIntervistoi: SOKOL DEMAKU (09.20.2013)
FORTESA HOTI NË ROLIN KRYSOR TË FILMIT TRILLER SUEDEZ 'ORION' (09.20.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]