VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NISMË PËR BASHKIMIN E SHOQATAVE TË KRIJUESVE SHQIPTARË NË MËRGATË (DIASPORË)

                                                                                      

E Martë, 05.14.2024, 03:13pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
NISMË PËR BASHKIMIN E SHOQATAVE TË KRIJUESVE SHQIPTARË NË MËRGATË (DIASPORË)

E Shtunë, 09.28.2013, 12:52pm (GMT+1)


Këshilli nismëtar i Krijuesve Shqiptarë për Mërgatën mbarëshqiptare
(Procesverbal, i mbajtur më 5 gusht 2013, në Hotelin "Sirius"- Prishtinë)

Krijues shqiptarë, që jetojnë dhe krijojnë në vende të ndryshme të Europës dhe më gjërë, u mblodhën me 5.08.2013, në Prishtinë, për të biseduar lidhur me Bashkimin e Shoqatave të Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë.

Pas disa fjalimeve nga përfaqësues të Shoqatave të ndryshme të Krijuesve, u vendos që: të themelohet Këshilli nismëtar i Krijuesve Shqiptarë për Mërgatën mbarëshqiptare.

Pas propozimeve të ndryshme,u zgjodhën antarët e Këshillit nismëtar në këtë përbërje:
Hasan Qyqalla, kryetar (Gjermani),
Hysen Ibrahimi, nënkryetar (Suedi),
Besnik Camaj, nënkryetar (Zvicërr),
Besim Xhelili, nënkryetar (Austri),
Anton Berisha, anëtar (Itali),
Imri Trena, anëtar (Norvegji),
Sadije Kryeziu-Bejtullahu, anëtare (Angli),
Halit Elshani, anëtar (Belgjikë),
Musa Jupolli, anëtar (Francë),
Silva Terrnava, anëtare (Zelandë e Re).


Kryesuesi z. Ibrahimi, pasi përshëndeti të gjithë anëtarët e Këshillit Inicues, propozoi këtë Rend dite:

1.Emërtimi i Asociacionit të Krijuesve Shqiptarë për Evropë, deri në mbajtjen e Kuvendit Themelues (Kongresit).
2.Detyrat që shtrohen për Këshillin nismëtar.
3.Të ndryshme.
Rendi i ditës u miratua njëzëri nga të pranishmit.
1. Emërtimi i Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë, për Evropën
Pas disa propozimeve konkrete, u muar vendim që deri në mbajtjen e Kongresit, Shoqata të quhet: "Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë për Mërgatën" në tekstin e mëtejm, (BKSHM).
2. Detyrat që shtrohen për Këshillin nismëtar.
U morën këto vendime:
-Kongresi i parë për themelimin e BKSHM-së, të mbahet në Gjermani, pasi që është afërsisht në qendër për të gjithë krijuesit në Evropë;
-të mbahen kontaktet me krijues;
- të zgjërohet lista e Këshillit nismëtar me anëtarë nga shtete tjera që nuk ishin të pranishëm në takim;
-të njoftohen të gjithë Krijuesit, në Evropë, për këtë nismë të mbarë.
3. Të ndryshme.
Në pikën e fundit « të ndryshme », nuk pati gjë.

Kryesuesi, z. Hysen Ibrahimi, shpalli të përfunduar, mbledhjen e parë të Këshillit Inicues për formimin e "Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë për Mërgatën (Diasporën)".
Procesmbajtës: Verifikues:
1. Sadije Kryeziu-Bejtullahu 1. Hasan Qyqalla, d.v.
2. Besnik Camaj, d.v.

(Shpërndarë për shtypin nga z.Hysen Ibrahimi-Suedi, shtator 2013)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DESAR SULEJMANI - NJË PIANIST SHQIPTAR NË 'TETORIN GJERMAN' (09.28.2013)
Deutsche Welle, UNIVERSITETI I JENËS - VJOSA DHE ALBANI, DY STUDENTË TË SUKSESSHËM SHQIPTARË NGA KOSOVA (09.26.2013)
VASIL MAKOÇI, VËLLAI I AKTORES MATILDA MAKOÇI - JETA IME MES SHQIPËRISË DHE AMERIKËS (Intervistë) (09.25.2013)
NË MONTREAL FILLOI VITI SHKOLLOR I MËSIMIT SHQIPNga AJET NURO, Montreal, Kanada (09.23.2013)
ESMIANA JANI - BALERINA SHQIPTARE NË TRUPËN E UASHINGTONIT (09.22.2013)
GJITHË FRYMËZIMIN TIM E KAM PËR VENDLINDJEN, TOKËN SHQIPTARE…-Bisedë me piktoren e talentuar Lule Bajraktari, emigrante në Suedi-Nga Prof. Dr. MURAT GECAJ (09.21.2013)
ADRIANA BANI - SHQIPTARËT KANË AFTËSI TË INTEGROHEN NË KULTURËN E VENDEVE KU KANË MIGRUAR POR AMA PA MOHUAR KULTURËN DHE ORIGJINËN E TYREIntervistoi: SOKOL DEMAKU (09.20.2013)
FORTESA HOTI NË ROLIN KRYSOR TË FILMIT TRILLER SUEDEZ 'ORION' (09.20.2013)
SHKB 'Sali Çekaj" përkujtoi Deklaratën Kushtetuese të Pavarësisë të KosovësZYRTARIZIMI I DEKLARATËS TË PAVARËSISË - OBLIGIM HISTORIKNga IDRIZ ZEQIRAJ (09.18.2013)
NGA DURRËSI DHURATA PËR FËMIJËT SHQIPTAR NË SUEDIFotoreportazh nga SOKOL DEMAKU (09.15.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]