E Mërkurë, 05.15.2024, 12:17am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
NJOFTIM DHE FTESË PËR BASHKËPUNIM

E Shtunë, 10.12.2013, 02:49pm (GMT+1)


Të gjithë anëtarët e Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Suedi "Papa Klementi XI Albani" (ShShAKShS),
bashkatdhetarët e veprimtarët që jetojnë e krijojnë në Suedi,
individë të tjerë që kanë jetuar e vepruar në të kaluarën në Suedi në shërbim të atdheut e të kombit,
si dhe bashkatdhetarë të tjerë nga e tërë gjeografia shqiptare e nga diaspora që janë të prirur për të shkruar dhe posedojnë dokumente për këso veprimtarie,
njoftohen
se puna në përgatitjen e librit "Thesar Kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi, numër 3, për pavarësinë e Republikës së Kosovës" është në valën intensive të përgatitjes. Prandaj të gjithë
ftohen
që të bashkëpunojnë me ShShAKShS dhe të sjellin e dorëzojnë punime dhe materiale për botim në librin e cekur.
fati i fundit i dorëzimit të materialeve është data 31 janar 2014.
Materialet dërgohen në adresat elektronike: fetahbahtiri@hotmail.com ose hysenibrahimi@hotmail.se
RREGULLAT DHE KRITERET
për botimin e shkrimeve në librin "Thesar Kombëtar i mërgatës
shqiptare në Suedi - Për pavarësinë e Republikës së Kosovës"
Shoqata e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Suedi "Papa Klementi XI Albani" (ShShAKShS) ka përcaktuar këto Rregulla dhe kritere për shkrimet të cilat botohen në librin "Thesar Kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi - Për pavarësinë e Republikës së Kosovës":
1. Shkrimet duhet të jenë origjinale, të pakumtuara në ndonjë mjet informimi apo aktivitet tjetër, të pabotuara dhe jo në proces vlerësimi ose botimi (në ndonjë redaksi tjetër, revistë, gazetë apo faqe të internetit).
2. Një autor, mund të paraqesë më shumë shkrime për botim - pra, nuk ka kurrfarë kufizimi sa i përket numrit të shkrimeve. Autori mund të jetë si autor i parë, i dytë, bashkautor ose pjesëtar i grupit të autorëve.
3. Shkrimi duhet të jetë në gjuhën shqipe, suedeze ose angleze, i shkruar me kompjuter dhe dërgohet për botim si fil i bashkangjitur me ndonjë shkresë përcjellëse sqaruese.
4. Autorët janë përgjegjës për redaktimin dhe lektorimin gjuhësor të tekstit, ndërsa komisioni për redaktim i ShShAKShS-së vetëm vlerëson dhe vendos se a duhet të botohet apo jo një shkrim i caktuar.
5. Afati i dorëzimit të shkrimeve për secilin numër të Thesarit skadon më datë 31 janar të vitit në të cilin botohet Thesari Kombëtar.
6. Këto Rregulla dhe kritere do të aplikohen dhe do të respektohen rreptësisht duke filluar nga përgatitja e materialit për numrin 3 të Thesarit Kombëtar, d. m. th. nga data 1 qershor 2013.
Ju presim me përzemërsi,
Hysen Ibrahimi, Kryetar i ShShAKShS-së
Fetah Bahtiri, Kryetar i Komisionit redaktues

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
QYTETET GJERMANE VUAJNË NGA RRITJA E NUMRIT TË EMIGRANTËVE TË VARFËR (10.12.2013)
TUBIM PARA KONGRESIT PËR REFORMËN E EMIGRACIONIT (10.09.2013)
40 MILIONË DOLLARË ITALISË PËR KRIZËN E REFUGJATËVE (10.09.2013)
NASER RAMONAJ SHPIK BATERINË 'E' NGA UJI I KRIPURNga QAMIL GJYREZI (10.08.2013)
DY SHQIPTARËT MBROJNË KAMARIEREN - PLAGOSEN NGA SHQIPTARI TJETËR! (10.07.2013)
EDHE PSE KREJT LARG... FRYMOJMË, MENDOJMË DHE JETOJMË SHQIPTARISHT!(Bisedë me z. EJUP KRASNIQI, kryetar i Shoqatës atdhetare-kulturore “Mërgimtari”, Kiel-Gjermani)Nga Prof. Dr. MURAT GECAJ, publicist e studiues-Tiranë (10.05.2013)
FILLOI VITI I RI SHKOLLOR NË GJUHËN SHQIPE NË BROOKLYN (10.03.2013)
ITALI - RIHAP DYERT SHKOLLA SHQIPE 'NËNË TEREZA' (10.02.2013)
NISMË PËR BASHKIMIN E SHOQATAVE TË KRIJUESVE SHQIPTARË NË MËRGATË (DIASPORË) (09.28.2013)
DESAR SULEJMANI - NJË PIANIST SHQIPTAR NË 'TETORIN GJERMAN' (09.28.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]