E Hënë, 05.13.2024, 11:24pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
QYTETET GJERMANE VUAJNË NGA RRITJA E NUMRIT TË EMIGRANTËVE TË VARFËR

E Shtunë, 10.12.2013, 02:13pm (GMT+1)



Qytetet gjermane janë ankuar për shtimin e numrit të emigrantëve të varfër nga vendet e BE, të cilët duan të përfitojnë nga shërbimet sociale. BE thotë se Gjermania përfiton nga migrimi dhe nuk ka arsye për t'u ankuar.

Qytete si Berlini, Mannheimi dhe Duisburgu janë duke u përballur me ardhjen e një numri gjithnjë e më të madh njerëzish të varfër nga Rumania dhe Bullgaria, dy nga vendet më të varfra të Bashkimit Europian. Ata jetojnë në shtëpi të lira në periferi të qyteteve dhe marrin ndihmën sociale prej 190 Eurosh për çdo fëmijë. Kjo shumë ndoshta nuk është asgjë për gjermanët, por për emigrantët është më shumë se sa ndihma që do të merrnin në vendin e tyre. Por në rast se ata nuk gjejnë punë për tre muaj atëhere duhet të largohen nga vendi.

Por është e ardhmja ajo që i shqetëson më shumë gjermanët, sepse duke nisur që nga vitit tjetër, rumunët dhe bullgarët, gjatë këytre tre muajve qëndrim do të kenë të drejtë për ndihmë sociale dhe qytetet i druhen një dyndje të "emigrantëve të varfër". Por një raport i Komisionit Europian thotë se Gjermania nuk ka arsye të ankohet dhe vendi ka përfitime nga emigracioni nga vendet e BE.

Përfitimet

Sipas raportit , i cili studion efektin e emigrimit në BE dhe buxhetin e çdo shteti, emigrantët nga vendet e BE përbëjnë vetëm 5% të atyre që marrin ndihmë sociale në Gjermani. E njëjta shifër është edhe për Finlandën, Francën, Holandën dhe Suedinë. Pjesa më e madhe e emigrantëve, sipas raportit, jetojnë në familje, ku të paktën njëri nga pjestarët ka një vend pune.

Komisioneri për Çështjet e Punës i BE Laszlo Andor tha për faqen online të Spiegel se "shumë prej rumunëve dhe bullgarëve që punojnë, paguajnë taksat, siguracionet sociale dhe harxhojnë para, pra kontribuojnë në rritjen ekonomike të Gjermanisë". Reinhold Spaniel, kryetar bashkie i Duisburgut, pranon se ka rumunë dhe bullgarë të kualifikuar që vijnë në Gjermanni, por ata nuk janë problemi i tij. "Emigrantët e varfër vijnë nga problemet ekonomike që kanë në vendet e tyre, prandaj ata vijnë në Gjermani."

Shumë nga ata janë romë që jetojnë në kushte shumë të vështira në vendet e tyre. Ata nuk kanë asnjë kualifikim profesional dhe shkojnë në qytete si Dusiburgu ku qiratë janë të lira. Aktualisht Duisburgu është shtëpia e 8,500 emigrantëve të tillë dhe shtohen me 500 për çdo muaj.

Rregulla të reja?

Sipas Christoph Butterwegge, specialist i varfërisë në Universitetin e Këlnit, "ky mund të jetë një problem vetëm për qytete të caktuara, por nëse e shikon në një perspektivë më të gjerë në gjithë Gjermaninë, shikon se ka para për të përballuar këtë problem."

Por Ministri i Brendshëm gjerman Hans-Peter Friedrich, ka këmbëngulur që BE duhet të bëjë më shumë, si për shembull futja e rregullit të ri që të ndalojë njerëzit të rikthehen në Gjermani nëse janë detyruar të largohen sepse nuk kanë gjetur një punë.

Përgjigja e Butterwegge ishte e vendosur: "Friedrich nuk është duke bërë fushatë elektorale. Ai përdori emigrantët e varfër për fushatën e tij që të luante rolin e të fortit, por ai duhet të dijë që ata janë shtetas të BE. Ai do vetëm lëvizjen e kapitalit, por lëvizja e lirë e njerëzve është më e rëndësishme."

Edhe pse nën presion, Spaniel thotë se nuk do që të ndryshohet ligji. "Këta njerëz kanë të drejta të njëjta të lëvizjeje si francezët apo angelzët, por ne thjesht nuk mund t'i përballojmë me fondet e Duisburgut. Ne kemi nevojë për ndihmë nga qeveria federale dhe BE." Në terma afatgjatë paratë e BE duhen për të përmirësuar kushtet në vendet e tyre në mënyrë që ata të mos detyrohen të largohen, por kjo nuk do të ndodhë shpejt.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TUBIM PARA KONGRESIT PËR REFORMËN E EMIGRACIONIT (10.09.2013)
40 MILIONË DOLLARË ITALISË PËR KRIZËN E REFUGJATËVE (10.09.2013)
NASER RAMONAJ SHPIK BATERINË 'E' NGA UJI I KRIPURNga QAMIL GJYREZI (10.08.2013)
DY SHQIPTARËT MBROJNË KAMARIEREN - PLAGOSEN NGA SHQIPTARI TJETËR! (10.07.2013)
EDHE PSE KREJT LARG... FRYMOJMË, MENDOJMË DHE JETOJMË SHQIPTARISHT!(Bisedë me z. EJUP KRASNIQI, kryetar i Shoqatës atdhetare-kulturore “Mërgimtari”, Kiel-Gjermani)Nga Prof. Dr. MURAT GECAJ, publicist e studiues-Tiranë (10.05.2013)
FILLOI VITI I RI SHKOLLOR NË GJUHËN SHQIPE NË BROOKLYN (10.03.2013)
ITALI - RIHAP DYERT SHKOLLA SHQIPE 'NËNË TEREZA' (10.02.2013)
NISMË PËR BASHKIMIN E SHOQATAVE TË KRIJUESVE SHQIPTARË NË MËRGATË (DIASPORË) (09.28.2013)
DESAR SULEJMANI - NJË PIANIST SHQIPTAR NË 'TETORIN GJERMAN' (09.28.2013)
Deutsche Welle, UNIVERSITETI I JENËS - VJOSA DHE ALBANI, DY STUDENTË TË SUKSESSHËM SHQIPTARË NGA KOSOVA (09.26.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]