E Martë, 05.14.2024, 02:21pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
NJË UDHËTIM MAGJEPSËS NË VERIUN E LARGËT (3)
Pjesë në vazhdime nga libri i autorëve ROVENA VATA dhe SOKOL DEMAKU

E Djelë, 11.03.2013, 10:23am (GMT+1)



Ura që lidhë Kalmar me Öland

Një ujdhesë e re

Aty afër qyteti Kalmar por ne det shtrihet ujdhesa Öland.

Öland ndryshe e thërrasin ujdhesa e diellit dhe erës, përndryshe është kjo një rafsh, pra një ujdhesë në rrafsh ku ka erëra të forta dhe me shumë rreze dielli se në çdo pjesë tjetër të vendit. Edhe bregdeti i saj e benë Öland një vend mjaft me popullaritet që njerëzit të kalojnë pushimet e tyre të verës këtu. Është karakteristike se në ishull gjatë sezonës së dimrit jetojnë për afërsisht diku 25 000 banor, ndërsa në sezonë të rendomt vere në ishull mund të ketë diku mbi 2 milion turist.

Në të dy skajet e ishullit ka nga një Fener deti. Ai në veri quhet Feneri i Erikut të gjatë, ndërsa ai në jug quhet feneri i Janit të gjatë.

Në vjeshtë zona ajrore për rreth Fenerit të Janit të gjatë është e populluar me shpendë. Shumë shpend shtegëtare pushojnë këtu para se të marrin rrugën për ne vendet e ngrohta në jug. E njejta gjë ndodhë edhe kur ato kthehen në pranverë në Suedi. Valët e detit hedhin në breg shumë peshq me të cilët do të ushqehen shpendët shtegëtare para se të marrin udhëtimin e gjatë vjeshtor. Era këtu është një motor që ve në levizje shumë çka dhe syri i njeriut has në vdo vend Mulli ere. Njeriu këtu në këto vise të njejtit i ka përdorurë për bluarj drithërash buke në kohët e shkuara. Krahët gjigant të mullinjëve i vente në lëvizje era e fuqishme dhe ata rrotullonin gurët e mëdhenjë të mullinjëve të cilët thyenin kokrrat e drithërave dhe i bënin miell.
Por sot këtu njerëzit nuk ndërtojnë më mullinjë ere por ata në këtë fushë të gjëre ndërtojnë Centrate elektike me fuqi ere për prodhim të energjisë elektrike në ishull e këtu sot ka mbi 40 sish në veprim.

Öland është e njohur edhe me prodhimin e luleshtrydheve, e këte ia mundëson klima, pra dielli dhe lagështia e bollshme në këtë vend.
Öland është parajsa e Suedisë dhe suedezve. Këtë ishull e bënë të njohur Ura mbi det, flora dhe fauna e saj, mullijt e erës që ishin atraksion një kohë në këtë vend, qytet e saja të lashta me arkitekturën e tyre, gurët gelqeror në çdo cep të saj, me një karakteristikë të veçant se këta gurë gëlqeror janë përdodurë në ndërtimatri thuajse në gjithë vendin. Me një florë mjaftë të pasur e sidomos me Arkaide të cilat këtu janë ndër lulet më të kërkuara dhe me të pëlqyera. Këtu është edhe Villa Mbretërore e pushimeve verore të familjes Mbretërore suedeze e ngritur në vitin 1906, që eshtë mjaftë e vizituar gjatë gjithë vitit nga turistë. Mullijt e erës të ndertuar nga një still i veçant krysisht me dru janë një atraksion i vertetë i Ölnad edhe sot e që mendohet të jnë diku mbi njëqind sosh në këtë ujdhesë. Qytetet me karakteriste dhe joshëse për vizitoret janë Färjestaden, Borgholm.

Borgholm është qttit i vetëm në ishull, ku pran tij qendrojnë muret e qytetit të lasht mbi 200 vjet, që në atë kohë ishte shkattërua nga zjarri. Në sezonëne verës në germadhate qytit antik organizohen koncerte verore. Por nga Borgholm nuk është larg as Rezidenca Mbretërore në Solliden ku Mbreti dhe Mbretëresha kalojnë pushimet verore dhe se kjo rezidencë vizitohet edhe nga turistët të cilët kalojnë pushimet në ishull.

Öland është ishulli i dytë më i madh i Suedisë dhe Provinca më e vogël. Oland është e vendosur në lindje të Detit Baltik dhe krahinës SmÃ¥land, nga e cila është ndarë nga ngushtica Kalmar. Ishulli është që nga viti 1972 i lidhur me kontinent nëpërmjet Urës Öland. Ndërtimi i urës Oland ka fillua në janar në vitin 1968.

Ura Öland u inaugurua në 30 shtator 1972.

Öland është gjeologjikisht një ishull shumë i ri. Ishulli është i përbërë nga gurë gëlqerorë dhe janë gjeologjikisht aq të ndryshëm nga gjeologjia kontinentale e SmÃ¥land. Portet dhe shumica e ndërtesave janë në anën perëndimore të ishullit për disa arsye, duke përfshirë pozitë më të mbrojtur dhe kontakteve me kontinent e me qytetin Kalmar. Fillimisht ka qenë zgjidhja më e rëndësishme përgjatë bregdetit lindor të ishullit, me Köping në anën perëndimore si vendi kryesor gjatë mesjetën e hershme. Banorët e Öland e kishin të ndaluar më vonë që të angazhohen në tregtinë, por e gjithë tregtia e tyre duhet të kalojnë nëpër Kalmar.

Nga 1569-1801, i gjithë ishulli Oland ngritur si kopsh mbretëror dhe u bë ngritja e parkut të gjuetisë së Mbretërisë suedeze, që është, një park gjuetia mbretërore.

Kur qyteti i Borgholm u ndërtua me dekret mbretëror në 1816, ajo u bë një ringjallje e tregtisë në Öland dhe të lundrimt të anijeve.

Kur Ura mes Kalmar dhe Öland u përurua në vitin 1972 duke i dhënë fund shërbimit të trageteve në mes të qytetit Färjestaden në Öland, me Kalmar.
Në Ölande që ka kohë jeton dhe vepron patrioti, poeti, përkthyesi, shkrimtari, leksikografi i njohur shqiptar sadulla Zendeli Daja, cili me dashamirësi flet dhe thot:

Pas diplomimit të shkollës së lartë të bibliotekarisë, duhej të punësohesha.Si vend për të jetuar zgjodha ishullin Öland. Më tepër e kam zgjedhë si një ishull shqiptar, se kështu e paramendoja. Edhe shenjëtorja Birgita e ka kështjellën këtu. Ajo, kur ka shkuar në Itali, e gjeti një ishull si Ölandin dhe mbeti atje. Përmendorja i është ndërtuar në këtë ishull, aty afër shtëpisë verore, mbretërore. Motivi ka qënë se, duke qenë larg Atdheut, mërgimtarët tanë i pret pashmangshëm asimilimi i pjesëshëm ose ai i plotë. Ajo, që brengosë çdo njeri, në rrethanat e jetës jashtë atdheut, është ruajtja e gjuhës. Mendoja se detyra e seicilit intelektual ishte t´u ndihmonte shqiptarëve në mërgim.

Këtu është një nga urat më të gjata në Europë. Ky ishull më solli frymëzime... Siç e thashë më lart, Ölandin më tepër e kam zgjedhur si një ishull shqiptar. I pata thënë vetës: Unë do të shkoj në një ishull. Deti Balltik është i madh, sigurisht edhe një pikë e këtij deti piqet me detin Adriatik. Kjo ishte ujëdhesa ime dhe e Shqipërisë sime. Ky ishte mendimi im. Dhe këtu më lindën shumë frymëzime... Këtu është jeta ime dhe shtëpia ime, në Fërjestaden. Nuk është vetëm shtëpi e flamurit dhe shqiponjës. Ajo është një bibliotekë e pasur, ku u shkruajtën mijëra fjalë shqip.

Një shtëpi botuese dhe një shtëpi drite në ujdhesë.

Fati më ndihmoi që të ma zbuste këtë dhimbje, duke më çuar në pllajet nordike të Suedisë. Kam prekur tokën e ftohtë, me besimin se ëndërra ime për arsim dhe liria e popullit tim do të realizohen.

Bregdet me rerë të cekët apo vendeve gurore të thella, trotuar gëlqeror ose pyje të dendura e të gjelbërta, arti modern apo klasik, zejtari, këto janë karakteristikat krysore të Öland dhe kësaj oaze magjike e cila shtrihet pra në pjesen jug-lindire te suedisë. Pastaj në fshatrat e këtushme me varre Vikingësh, kopshteve zoologjike ose edhe ambiente joshëse për të huaj dhe turist dhe fëmijë. Pra diçka në Öland për shijen e të gjithëve. Bimësia në pyje, livadhe dhe në kënetë, shumë tëheqëse për fëmijët që duan të luajnë në breg ose në qoftë se ju doni të hidhen në ujë menjëherë, pastaj arti dhe vepra artizanale për të gjitha shijet, historinë suedeze dhe skandinave dhe argëtuese nga kopshte dhe në klub nate.

Tërë rajoni i Mbretërisë së Krystalt dhe rajoni i qytetit të lasht Kalmar lidhen nëpërmjet urës së bukur në tokat jugore dhe pastaj rruga vazhdon deri në veri, edhe me provincat lindore të vendit. Dyqanet, kampingjet, hotelet ose bujtinat, në të dy anët e ujdhesës fushatë e rërës, fushat madhështore të golfit, vendet arkeologjike, kalerime me kual të vogjël, patatet karakteristike të ketyre anëve, kjo është e gjitha atje!

Është interesant dhe duhet të thuhet se me siguri edhe dielli ka zgjedhur Öland si në peizazhin e tij të preferuar suedez në nxehtësi dhe me dritë. Këtu është dielli, dhe ditët janë të ngrohta. Këtu rëra është e bardhë dhe deti ka ngjyrë blu që ai i jep një gjallëri jetës, natyrës në Öland, benë këtë vend edhe më tërheqës për vizitorët e sidomos për ata të cilët janë për herë të parë në këtë ujdhesë.

ROVENA VATA dhe SOKOL DEMAKU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË TIRANË PËRUROHEN DY VEPRA ME 1100 FAQE TË SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARË NË SUEDINga Prof. MURAT GECAJ (10.31.2013)
PIKTORI GJERGJ PALI RIKTHYER PAS 26 VITESH ME EKSPOZITËN 'UDHËTIMI' - SI E THYEM KUFIRIN ME KAMION MË 1988 Biri i Zef Palit, autorit të tekstit të këngës “Luleborë”, tregon dënimin e të atit dhe heqjen e autorësisë (10.30.2013)
LOS ANXHELOS - SHQIPTARI BËN BUJË ME SHPIKJEN E NJË RRJETI SOCIAL (10.29.2013)
NJË PREZANTIM I GJITHANSHËM KULTUROR NË VARA TË SUEDISËFotoreportazh nga SOKOL DEMAKU (10.27.2013)
NJË UDHËTIM MAGJEPSËS NË VERIUN E LARGËT (2)Pjesë në vazhdime nga libri i autorëve ROVENA VATA dhe SOKOL DEMAKU (10.25.2013)
ZGJEDHJET LOKALE NË KEBEK DHE NE SHQIPTARËTNga AJET NURO (10.25.2013)
ILTJAN NIKA - SHQIPTARI TETËMBËDHJETËVJEÇAR ME MEDALJE BRONZI NË KAMPIONATIN BOTËROR TË ÇIKLIZMIT (10.23.2013)
NJË UDHËTIM MAGJEPSËS NË VERIUN E LARGËT (1)Pjesë në vazhdime nga libri i autorëve ROVENA VATA dhe SOKOL DEMAKU (10.22.2013)
ALBULENA KRASNIQI  GARON NË 'THE VOICE OF GERMANY' (10.18.2013)
SHQIPTARI NGA THETHI SHËNON SUKSES NË HOLLYWOOD (10.18.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]