VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ARBËRESHJA NGA ZARA, DANIJELA PETANI - KUR NJERIU I NJEH RRËNJËT E TIJ, LEHTË DO TË UDHËTOJË NË ARDHMËRIIntervistoi: SYLEJMAN MORINA

                                                                                      

E Martë, 05.14.2024, 05:17am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
ARBËRESHJA NGA ZARA, DANIJELA PETANI - KUR NJERIU I NJEH RRËNJËT E TIJ, LEHTË DO TË UDHËTOJË NË ARDHMËRI
Intervistoi: SYLEJMAN MORINA

E Shtunë, 12.21.2013, 04:35pm (GMT+1)


"Çdo arritje e arbëreshëve në fusha të ndryshme, më gëzon dhe më bën të njehëm mirë dhe krenare, sidomos sukseset e familjes së gjerë Petani, siç ishte rasti me kampionin botëror në zhytje në thellësi me një frymëmarrje Bozhidar Petani, si dhe personalitete Tjera", kështu u shpreh profesoresha e gjuhës kroate Danijela Petani.

Ajo është lindur në Zarë më 1973, nga prindërit arbënesh. Megjithëse jeton në qytet ajo pati fatin që vetëm 5 vite t'i kaloi në Arbënesh (Arbanas), afër sheshit të "Zonjës Loret ", të katundit të dikurshëm, tani paralagje e Zarës.

Pak gjëra i kanë mbetur në kujtesë zonjës Petani, të cilat nuk do t'i harroj asnjëherë ato momente të kaluara në Arbanas. Shkollimin fillor të mesëm dhe fakultetin filozofik i ka mbaruar(2000) në qytetin e Zarës.

Ndërsa në vitin 2011, ka diplomuar në bibliotekari në fakultetin e filozofik të Zagrebit në degën, shkenca informative dhe komunikim. "Disa vite kam punuar si mësuese e gjuhës dhe letërsisë kroate, ndërkaq në pesë vitet e fundit punoj si bibliotekiste në dy shkolla fillore", ka thënë Petani duke shtuar se, orarin e punës e plotëson duke punuar në dy institucione shkollore: në shkollën fillore "Juraj Barakoviq" në Razhancë si dhe në shkollën fillore "Voshtarica" në Zarë.

Ajo është e kënaqur që punon në dy shkolla e kolektive të ndryshme që ia mundësojnë të punoj në mënyra të ndryshme. Shkolla "Juraj Barakoviq" në të cilën nxënësit i vijojnë mësimet gjerë në klasën e tetë e cila gjendet 20 km. larg qytetit të Zarës.

Sipas Danijelës, gjatë viteve të fundit roli i bibliotekave shkollore në Kroaci ka pësuar ndryshime, dhënia e librave lexuesve është vetëm një pjesë e punës së bibliotekave bibliotekat nëpër shkolla janë pikat qendrore në të cilat organizohen punëtori të ndryshme, grupet teatrore i zhvillojnë ushtrimet, nxënësit shoqërohen dhe lexojnë aty.

Ndërsa sa i përket shkollës fillore "Voshtarica" në Zarë, e cila dallon nga shkollat tjera në nivel të Zhupanisë së Zarës, sepse për fëmijët me aftësi të kufizuar (probleme zhvillimore) është organizuar ndryshe puna e bibliotekës.

Materialet e bibliotekës në të shumtën i shfrytëzojnë, nxënësit, mësuesit,edukatorët, rehabilituesit, kurse biblioteka shfrytëzohet edhe për aktivitete të ndryshme: ushtrime, biseda, punëtori etj. Kjo shkollë nxjerr edhe gazetën shkollore shumë të pasur me materiale me titull: "Mendula" të cilën e redakton Danjela, njëherit paraqitet me shkrime, si punëtorët tjerë dhe nxënësit. Pos temave të ndryshme që i paraqesin në gazetë, janë të përfshira të gjitha zhvillimet dhe aktivitetet e ndodhura në shkollë.

Ishim të interesuar ta dimë se prof. Danijela a din të flasë arbënisht? ajo është përgjigjur, "Mjerisht, fare pak fjalë i di arbnisht edhe pse të ndjerët babai e gjyshi flisnin atë". Baba im ishte shumë i lidhur me Arbneshin, çdo pas dite shkonte atje për t'u takuar me shokët e tij. Pos shëtitjes edhe të luaj me letra që arbënesht kanë krijuar një traditë në këtë lojë. Zakonisht mëngjesi i së dielës ishte gjithherë i rezervuar për meshën e së dielës, në kishën "Zonja jon" (Zonja Loret) të Arbneshit. Por, gjithmonë më është dukur interesante arbnishtja ajo përzierje gjuhësore, të cilën e përbën gjuha arbëneshe, por me ëndje i kam dëgjuar si flisnin ata mes vedi. I ndjeri babai im, gjithherë na sillte libra të cilat flisnin për arbreshët e Zarës, dhe gjithherë ka tentuar neve fëmijëve, mua dhe vëllezërve të mi, e që tani njëri është tregtar e tjetri marinar të na japin dituri mbi historinë e arbneshëve të Zarës.


Por, se sa i përcjell krijimtarinë letrare të shkrimtarëve arbënesh, dhe organizimin e komunitetit arbënesh në tërësi?

Daniejela u përgjigj: me vëmendje e përcjell krijimtarinë e shkrimtarit talentuar arbnesh Ivica Mateshiq -Jeremija, ndërsa komunitetin arbënesh e konsideron si mirë të organizuar duke përmend: Shoqërinë e Arbëneshëve të Zarës, ekipet sportive, shkollën e re fillore me një objekt shumë të bukur, bibliotekën, shumë moderne dhe të pajisur e cila në tabelën informuese gjithherë i njofton arbëreshët me aktivitetet e lidhura në bashkësinë e tyre. Edhe pse aktualisht nuk jetoj në Arbanas, ndihem sikur po më ikin ngjarjet që po ndodhin atje,por asnjëherë nuk e humbas festën e arbëreshëve kushtuar "Zonjës Loret" që mbahet çdo vit më 10 qershor, që nga fëmijëria gjithherë ka qenë një moment i veçantë kur kalonte procesia rrugëve të Arbëneshit, që me pa durim pritej momenti i kalimit nën statujën e "Zonjës Loret" dhe njëherit t`i luteshim për diçka.

Arbëneshët e kanë shëtitoren shumë të bukur përgjatë detit, pastaj Karma që për mua paraqet vendin më të dashur për larje dhe rrezitje, prof. Danijelën e pyetem se a ka pasur probleme për shkak këtij mbiemri arbëresh?

Danijela u përgjigj, kategorikisht se asnjëherë nuk ka pasur probleme për shkak mbiemrit, përkundrazi ajo që nuk është e zakonshme dhe shpesh shumica e njerëzve duke komentuar "çfarë mbiemri të bukur keni?". Natyrisht se zarasit po sa të dëgjojnë këtë mbiemër e dinë që jam arbëreshe dhe thonë, "ju jeni nga Arbanasi".

Po a kishte dëshirë ta vizitonte vendin nga janë të parët e saj, e pyeta Danijelën?

Megjithëse shumë më pëlqen udhëtimi, si dhe shfrytëzoj çdo mundësi për të udhëtuar. Natyrisht, me kënaqësi e kisha vizituar vendin e të parëve të mi. Mendoj,se kishte me qenë shumë interesante t`i vizitosh ato vende nga të cilat të parët tanë dikur moti (1726) ia kishin mësyrë në drejtim të Zarës, u shpreh ajo.

Në fund Danijela e kishte mesazhin e sajë duke u shprehë: "Mendoj që është tipike për secilin arbëresh dhe arbëneshe që të jetë jashtëzakonisht krenar me trashëgimin e tyre, si dhe në bazë të mundësive të ruaj dhe kultivoj atë". Kur njeriu i njeh rrënjët e tija, gjegjësisht të kaluarën e tij, lehtë do të udhëtojnë ardhmëri.

Intervistoi: SYLEJMAN MORINA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Të ruajmë gjuhën, kulturën dhe identitetin tonë kombëtarDITA JONË MË E MADHE - E PAVARËSISË - DO TË JETË AJO E BASHKIMIT TONË KOMBËTARNga MIRADIJE GASHI e XHAFER LECI (12.15.2013)
MESAZHI NGA TEUTA HALILAJ MË VURI NË MENDIME…(Ose bija malësore, që takoi Mbretëreshën e Suedisë)Nga: Prof. Murat Gecaj publicist e Studiues-Tiranë (12.13.2013)
EDA ZARI - ELEMENTI SHQIPTAR NË MUZIKËN JAZZ ISHTE FUSTANI IM MË MË IDENTITET (12.13.2013)
KUR VJEN NENTORI YNË NË FILADELFIA…(ShÑ‘nime dhe mbresa, nga festimet e DitÑ‘s së Flamurit)Nga LLAZAR VERO (12.04.2013)
FESTA JONË E PAVARËSISË NË ASTI TË ITALISË(Merr pjesë edhe kryetari i Bashkisë së qytetit, Fabrizio Brignolo)Nga Prof. MURAT GECAJ (12.01.2013)
NJË VIZITË MBRESËLËNËSE DHE ME SHUMË RËNDËSI NË SUEDIReportazh nga SOKOL DEMAKU (11.27.2013)
NJË UDHËTIM MAGJEPSËS NË VERIUN E LARGËT (5) Pjesë në vazhdime nga libri i autorëve ROVENA VATA dhe SOKOL DEMAKU (11.24.2013)
LIBRI 'OPERACIONI KUNDËRSHTARI I DOBISHËM' NGA ALBERT LULUSHI (11.24.2013)
SHOQATA 'BIJTË E SHQIPES' NGRE NË MËNYRË CEREMONIALE FLAMURIN KOMBËTAR NË MJEDISET E BASHKISË SË FILADELFIAS, SHBA (11.23.2013)
REMITANCAT - SHTYLLË MBËSHTETËSE E FAMILJEVE NË KOSOVË (11.22.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]