VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Përurohet libri i personalitetit të shquar Lekë Gojçaj

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 05:24pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
Përurohet libri i personalitetit të shquar Lekë Gojçaj
E Djelë, 11.01.2009, 07:41am (GMT+1)

 

 

Voal-online Bëhet e ditur se Instituti Kombëtar i Diasporës pranë Ministrisë së Jashtme dhe Qendra Ndërkombëtare e Kulturës Arbnori" bëjnë promovimin e librit "Shtatoret e perjetësisë" të autorit Lekë Gojçaj.

Veprimtaria ogranizohet ditën e hënë, datë 2 nëntor 2009, ora 11.00, në Hotel "Tirana International."

Z. Gojçaj është një veprimtar i shquar i Diasporës shqiptare në SHBA dhe një prej lobistëve të mirënjohur  të çeshtjes shqiptare në Uashington.

Ai dhe familja e tij njihen për bamirësinë dhe bujarinë e spikatur, sidomos për forcimin e traditës kulturore shqiptare dhe lidhjeve të tyre me trashëgiminë me të shquar të kombit tonë.

Lekë Gojçaj është sponsor i 12 shtatoreve të Nënë Terezës të vendosura në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, etj.

Po kështu ai dhe familja e tij janë disa prej sponsorëve të mëdhenj për ngritjen e Katedralës së Nënë Terezës në Prishtinë, siç dihet një nismë përsonale kjo  e Dr. Ibrahim Rugova.

Më këtë rast përveç prezantimit të  librit, do të shfaqet edhe një dokumentar rreth 12 shtatoreve të bamirsës së madhe shqiptare Nënë Tereza, vepër i familjes Gojçaj.

Në mbyllje zoti Gojçaj do të japë një koktej mikpritjeje për gazetarët dhe të pranishmit.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Berna emëron Drejtorin e ri të Zyrës së Emigracionit (10.30.2009)
Greqia jo më një vend tmerri për emigrantëtNga Shpëtim Zinxhirija (10.27.2009)
Shoqata "Scanderbeg" në Parma dhe nisja e mësimeve të gjuhës shqipeNga Anila Kadija, Itali (10.25.2009)
Evropa e Lirë: Pse emigrojnë kosovarët? (10.24.2009)
Arbneshi i Zarës, fshati i shqiptarëve të Kroacisë ku jetohet si në 1400Nga Dr. Musa Ahmeti (10.21.2009)
Vajza shqiptare lufton me grabitësin në banesë, ia dorëzon policisë (10.16.2009)
Të bëhemi njësh për ta mbrojtur dinjitetin e shqiptarit dhe të figurave tona të shquara si Ismail KadareNga Alfred Papuçiu (10.14.2009)
HRW: Qeveria e re greke të ndryshojë trajtimin e emigrantëve (10.13.2009)
Zëri i Amerikës: Reportazh në shtëpinë e vëllezërve Gojçaj në Nju Jork (10.10.2009)
Emin Kadi, shqiptari që drejton revistën amerikane 'Clear" (10.10.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]