VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - JAVA E TRIUMFIT TË BUKUROSHEVE SHQIPTARE NË AMERIKË

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 11:55pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
JAVA E TRIUMFIT TË BUKUROSHEVE SHQIPTARE NË AMERIKË

E Mërkurë, 01.15.2014, 08:42am (GMT+1)


 

-Shqiptare të bukura? Jo vetëm. Edhe të suksesshme, në fakt. Ato janë modelet që na kanë bërë të ndihemi krenarë sa herë kemi dëgjuar për sukseset e tyre. Edhe më krenarë jemi ndier kur me duart e tyre formojnë ndonjë shqiponjë. E kemi fjalën këtu për tre modele shumë të bukura dhe shumë seksi. Vildane Zeneli, Lola Luma dhe Mirjeta Shala. Këtë javë ato janë bërë qendra e vëmendjes jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në xhiron e lajmeve që qarkullojnë në revistat e modës. Të tria na përcjellin lajme të mira për këtë fillim viti. Dhe urojmë që për bukuroshet shqiptare seksi të shkojë suksesshëm i gjithë ky vit.

 

Lola Luma shpallet njeriu i Vitit 2013 në NY

Lola Luma, modelja shqiptare që prej vitesh e ka ndërtuar karrierën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në qershor të vitit që sapo iku, Lola është zgjedhur nga revista "Maxim" si femra më seksi e Neë York-ut, duke u bërë kështu pjesë e një konkursi për vajzën më joshëse të Amerikës. Emocionet që e kanë shoqëruar gjatë këtij konkurrimi dhe të reja të tjera nga jeta e biondes shkodrane, kanë qenë të mëdha aso kohe. Dhe këtë ajo e ka deklaruar në një intervistë me "shekullin". Mirëpo edhe më të mëdha janë emocionet e një çmimi si "Njeriu i vitit 2013 në New York". Kjo është e dukshme edhe në profilin e saj në portalin saj social Facebook, ku ajo rrëfen përmes fotove nga nata gala emocionet e saj. Lajmi për bukuroshen shkodrane, Lola Luma ka filluar të bëjë xhiron e internetit dhe të bëjë krenarë çdo shqiptar. Lola është edhe shumë patriote. Ndaj edhe krenaria e saj ndaj të qenit shqiptare na ka mrekulluar gjithnjë.

Ndërsa, statusi i saj i fundit është "No strom can stop me" (Asnjë stuhi nuk më ndal dot). Dhe këtu e ka fjalën për të ftohtin e madh që ka nisur në New York, vendin në të cilin ajo punon dhe jeton aktualisht. E veshur si gjithnjë bukur, ajo pozon në rrugët e këtij shteti. Urojmë që këtë vit ajo, të mos i druhet asgjëje dhe të shkëlqejë, madje edhe më shumë se vitin që shkoi.

 

Mirjeta Shala, pjesë e kompanisë më të madhe në Amerikë

 

"Kam punuar shumë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kam punuar me shumë disenjatorë të sfilatave, ku vlen të ceket edhe reklama për "Cabana". Tani punoj edhe në agjencinë e njohur "˜Trump', ku e vlerësoj shumë punën në të. Natyrisht, synimet e mia janë për një karrierë edhe më të mirë. Në fakt, jam një person që kërkoj shumë nga vetja, prandaj vazhdimisht jam në angazhime", shprehet Mirjeta Shala në një intervistë për "Zërin" e Kosovës. Sapo ka mbërritur në Kosovë për të kryer disa procedura në përpjekje për të marrë një vizë pune. Sepse ajo është një nga ato shqiptare të bukura që dëshiron shumë të vazhdojë punën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aktualisht, po shijon suksesin e saj duke qenë pjesë e kompanisë më të madhe në Amerikë "Donald Trump".

 

Vildane Zeneli zhvishet edhe në ngricën e Amerikës


 

I ftohti në Shtetet e Bashkuara të Amerisë, nuk e ka penguar modelen shqiptare nga Kosova që të marrë rreze dielli edhe me bikini. Temperaturat e ulëta në shumë vende të Amerikës, gati-gati minus 40 gradë celsius e kanë shtyrë Vildane Zenelin që të planifikojë pushimet e saja dimërore në një vend më të ngrohtë. E ndërsa shumë shqiptarë në SHBA janë duke vuajtur nga të ftohtit, kjo gjë nuk vlen për një fotomodele si Zenelaj, e cila me suksesin që ka fituar gjatë një vitit produktiv si 2013, po shijon rrezet e diellit në një ishull përrallor.

Fotomodelja ka postuar disa fotografi në Instagram duke treguar se është në një ishull të nxehtë, por pa na rrëfyer se ku është ekzaktësisht. Ajo që kuptojmë nga fotografitë e publikuara nga Vildane Zeneli është fakti se ajo po shijon pushime të mira, të nxehta dhe më seksi se kurrë. Nga komentet që shoqërojnë fotografitë kuptojmë se bukuroshja është në këtë ishull prej më shumë se 10 ditësh. Mendohet që edhe ardhjen e Vitit të Ri 2014, ajo e ka pritur aty.

 

Rita Ora

 

Një nga shqiptaret e tjera që jeton në Amerikë dhe që suksesshëm ka triumfuar jo vetëm në Shtet e Bashkuara të Amerikës, por në mbarë botën është Rita Ora. Pas një viti të suksesshëm, ajo plot vrull e ka nisur edhe vitin 2014. Nuk ka pritur shumë dhe menjëherë, që në ditët e para të këtij vitit është parë duke punuar. Ka shkuar në studio për të regjistruar albumin e saj të dytë.Pas albumit të parë "Ora" me të cilin ajo pati shumë sukses sidomos më këngën, "Hot Right Now" këngëtarja kosovare ka paralajmëruar nëpërmes rrjeteve sociale se ka filluar që të punojë për albumin e saj të dytë."Më pëlqen të jem e mbyllur në studio derisa jashtë është shumë ftohtë", ka shkruar Rita në dy foto që ka postuar në Instagram.
LUELA MYFTARI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PROMOVIM NË TIRANË I CD SË REALIZUAR NGA KLAIDI SAHATÇI (VIOLINË) DHE DHURATA LAZO-BEJLERI (PIANO)Diten e shtune, me 25 janar 2014, ne ora 11.00, ne sallen "Tefta Tashko Koço" ne Ministria e Kulturës (01.11.2014)
SHQIPTARI I MIRË - FAMULLTARI DON NIKOLIN PERGJININga MIMOZA DAJÇI (01.08.2014)
GREQIA NUK I RINOVON LEJET E QËNDRIMIT PËR EMIGRANTËT (01.08.2014)
DAFINA KASTRATI - TALENTJA QË ZGJON VËMENDJEN E PUBLIKUT GJERMAN (01.05.2014)
PENSION PËR EMIGRANTËT E SHQIPËRISË NË BELGJIKË (01.05.2014)
GJERMANI - NEVOJË URGJENTE PËR KUJDESTARË PËR TË MOSHUARIT (01.03.2014)
U FESTUAN KËRSHËNDELLAT NGA SHQIPTARËT NË GJERMANI!Fotoreportazh nga ASLLAN DIBRANI (12.30.2013)
FËMIJËT E SHQIPTARËVE TË MONTREALIT U TAKUAN ME BABAGJYSHIN E VITIT TË RIFotoreportazh nga AJET NURO (12.26.2013)
ZVICËR - QKSH FARUK BEGOLLI, FTESË PËR PREMIERËN E PJESËS SË PARË TË FILMIT 'LOT MËRGIMI 1' (12.25.2013)
PETRIT ÇEKU DHE PASIONI I TIJ - KITARA KLASIKE E NGJIT NË SKENAT BOTËRORE (12.22.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]