VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PETRIT ÇEKU DHE PASIONI I TIJ - KITARA KLASIKE E NGJIT NË SKENAT BOTËRORE

                                                                                      

E Martë, 05.14.2024, 02:31am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
PETRIT ÇEKU DHE PASIONI I TIJ - KITARA KLASIKE E NGJIT NË SKENAT BOTËRORE
E Djelë, 12.22.2013, 12:51pm (GMT+1)



Djali nga Prizreni Petrit Çeku ka pushtuar skenat e botës me kitarën e tij. Pasioni i tij: Kitara klasike dhe veçanërisht intepretimi veprave të Bachut. Aktualisht ai do të eksplorojë artin bashkëkohor në Berlin.

Artisti shfaqet. Prania e tij e qetë kapërdin publikun në sallën e koncertit. Në këtë moment të pritjes, çdo gjë tjetër mjegullohet dhe mbetesh vetëm ti me artistin. Edhe një çast dhe ai fillon të luajë dhe dëgjojmë një tingull që lidhet me një kohë tjetër.

Fëmijëria dhe etja për muzikë

Petrit Çeku u rrit në Prizren, qytetin piktoresk të Kosovës, në një familje me traditë për art, poezi dhe muzikë. Notat e para në kitarë ai i mësoi krejt natyrshëm nga babai. Kjo pikërisht në kohën kur shqiptarët në Kosovë përjetonin barrën e diskriminimit dhe represionit, që kulmoi me përjashtimin e shqiptarëve nga sistemi amtar i shkollimit prej qeverisë jugosllave dhe më vonë asaj serbe. "Shkolla e muzikës ndodhej në lokalet e shoqërisë "˜Agimi' - rëfen Petriti. Ai e vlerëson vullnetin e njerëzve për arsim kut thekson, se "edhe në vitet e 90-të, kur jeta faktikisht na ishte ndaluar, shqiptarët e Kosovës kishin nevojë për edukim muzikor." Fakti që Petriti zgjodhi kitarën dhe jo "një instrument tjetër të bukur" ishte pasojë e mudësive të kufizuara. "Në shkollën e muzikës ishte vetëm një piano dhe ajo nuk i kishte të gjitha tastet" - kujton Petriti. Kësisoj, thotë ai, "fati e zgjodhi instrumentin për mua."

Kombinimi i disa rastësive me fatin, që të mësojë prej disa muzikantëve të njohur, mbështetja nga familja si dhe puna e tij e formuan Petritin e sotëm. Luan Sapunxhiu i dha një qasje poetike ndaj kitarës dhe dashurinë ndaj këtij instrumenti. Xhevdet Sahatxhija e kuptoi menjëherë potencialin e Petritit dhe e morri atë në Zagreb. Ai e formësoi botëkuptimin e Petritit. Më pas ai vazhdoi studimet në e profesorit Darko Petrinjak pranë Akademisë të Muzikës në Zagreb, njëra ndër shkollat më të mira të kitarës klasike, ku ai sërish e rriti nivelin artistik. Studimet master i kreu tek Manuel Barrueco, njëri ndër kitaristët më të mirë të shkullit XX-të pranë Konservatorit Peabody në Baltimore, SHBA. "Pas 4 vitesh studimi ende nuk mund ta besoja që jam në klasën e Manuel Barruecos. Pritjet e Petritit jo vetëm që u përmbushën por edhe u tejkaluan. "Mora më shumë se ç'prisja", thotë ai.

Që në vitin 2003 Petriti e dëshmoi veten dhe fitoi në vendin e parë në konkursin "All-Croatian Competition" në Dubrovnik. Me fitoren në Garën Ndërkombëtare të Kitarës "Anna Amalia" në Vajmar (Weimar), Gjermani, Petritit i hapen dyert e botës. Lista e çmimeve vazhdon. Vlen të theksohet vendi i parë në "Pittaluga Competition" në Alesandria, Itali, në vitin 2007, me të cilin Petriti etablohet si njëri ndër kitaristët më të mirë të brezit të ri. Pastaj ai fitoi çmimin vjetor të orkestrës filharmonike të Zagrebit si Muzikanti më i Mirë i Ri i vitit 2008 dhe inçizoi albumin e parë për shtëpinë e njohur diskografike NAXOS. I pyetur rreth çmimeve dhe karierës, Petrit Çeku gjithnjë thekson se ishin gjithë ato orë të ushtrimit në kombinim me shkollimin e mirë, që i sollën këto suksese. Edhe pse ai vetë nuk beson që muzika mund të matet përmes konkurseve, janë pikërisht ato të cilat mundësojnë që kalendari i tij i koncerteve të jetë i mbushur pa pasur nevojë për ndonjë marketing plotësues.


Çast muzikor dhe jeta në Berlin

Jeta e tingullit zgjat vetëm një çast dhe kjo si duket i pëlqen Petritit. Ndai ai nuk i preferon shumë inçizimet në studio. Kur muzika ruhet përgjithmonë në harddisqe me kapacitete në terrabyte, ne rrallë i përkushtohemi dëgjimit të saj. Ne vëzhgojmë që ky çast mund të përjetohet në tërësinë e vet vetëm në kohë reale. Kur Petriti luan ai i dhuron dëgjuesit çaste intimiteti sa çlirues aq edhe thellues në mendime. Këto çast muzikore mund të shijohen vetëm në kohë reale dhe nuk mund të ruhen përgjithmonë.

Tani ai jeton në Berlin. "Berlini është qendër artisitke e botës, ashtu siç ishte Parisi në vitet 1920 dhe Nju-Jorku në vitet 1970- apo 1980", thotë Petriti. Këtë qytet e zgjodhi ai për arsye të artit në përgjithësi dhe jo vetëm për hir të muzikës. "Dua të shoh ç'po ndodh në botën e artit sot." Ai e ka fjalën për botën e artit bashkëkohor.

Por ndonësë atë e tërheq arti bashkëkohor, mekitarën e tij Petrit i përkuhstohet veçanërisht muzikës së vjetër klasike. Repertori i tij përfshin kryeisht veprat e Bachut. "Bachu është aq i madh, e unë jam vetëm një pikë në univers", thotë Petriti plot respekt. Dyert e Bachut iu hapën kitarës klasike me aranzhimet e shkëlqyera të muzikantit Valter Deshpali me prejardhje arbëreshe. "Puna me veprat e Bachut ka një efekt pastrues, një efekt higjienik tek interpretuesi", citon Petriti pianistin Sviatoslav Richter. Nëse nuk e luan Bachun për një kohë të gjatë ai ndjen nevojën t'i rikthehet atij, thotë Petriti, sepse "Bachun e kam ndër gishta". Krahas Bachut, Petriti luan edhe Rodrigon dhe Manuel de Fallan.

Alma Bejtullahu, muzikologe e përshkruan interpretimin e Petrit me këto fjalë: "Përkundër moshës së re, loja e tij në kitarë nxjerr në pah një pjekuri të pafundme muzikore, të shoqëruar me një qasje studioze ndaj veprës muzikore. Interpretimit ai i jep një vulë individualiteti dhe ndjeshmërie, sikur na thotë: "˜Kitara është krejt bota ime, është fillimi dhe mbarimi i të gjithave!'."

Kitara - "instrument i keqkuptuar"

Kitara klasike e ka të vështirë, sepse ajo është e keqkuptuar apo e ngatërruar. "Edhe ndër intelektualë më duhet ta prezantoj instrumentin tim me informacionet bazë", përshkruan Petriti. "Shumë njerëz e ngatërrojnë këtë instrument me kitarën e flamencos dhe mandej më pyesin për Paco De Lucian", i cili i pëlqen Petritit, por që interpreton diçka tjetër. Kjo pasqyrohet edhe në numrin e publikut. Koncertet e kitarës klasike janë më të pakta dhe "më pak pompoze". Fjalët që zgjedh Petriti për ta përshkruar instrumentin e tij, i ngjajnë vet instrumentit: ato janë poetike, të qeta por kumbuese dhe nuk tingëllojnë pompoze. "Kitara është një instrument i jashtzakonshëm dhe ka një bukuri intime dhe antike." Një muzikant autentik, i cili e merr me vete publikun në një udhëtim muzikor në Europë, Azi, Amerikën Veriore dhe Jugore. "Në momente të një gjendjeje të jashtëzakonshme shpirtërore siç është koncerti, në ato momente ndonjëherë e kuptoj sa e pështatshme dhe sa e vjetër është kitara", spjegon ai mendueshëm.

Disa të fatlumë do të kenë mundësi ta përjetojnë Petritin në një klasë master. Nga përvoja e vet Petriti e di rëndësinë e pedagogut dhe ka dëshirë të ligjërojë një ditë. Marrëdhënien mentor-nxënës e krahason me atë në karate, "nevojitet shumë punë dhe vendosmëri". Biseda përfundon me një premtim pasi Petrit Çeku deri mëtani ka dhënë mësim në kalsa master në shtetet nga më të ndyshmet "prandaj kam njohuri rreth asaj se çfarë kitaristësh ka në cilat vende të botës. Dhe mund të them se gjendja është jashtëzakonisht intersante edhe në trojet shqiptare. Edhe në Tiranë edhe në Prishtinë." (dw)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ARBËRESHJA NGA ZARA, DANIJELA PETANI - KUR NJERIU I NJEH RRËNJËT E TIJ, LEHTË DO TË UDHËTOJË NË ARDHMËRIIntervistoi: SYLEJMAN MORINA (12.21.2013)
Të ruajmë gjuhën, kulturën dhe identitetin tonë kombëtarDITA JONË MË E MADHE - E PAVARËSISË - DO TË JETË AJO E BASHKIMIT TONË KOMBËTARNga MIRADIJE GASHI e XHAFER LECI (12.15.2013)
MESAZHI NGA TEUTA HALILAJ MË VURI NË MENDIME…(Ose bija malësore, që takoi Mbretëreshën e Suedisë)Nga: Prof. Murat Gecaj publicist e Studiues-Tiranë (12.13.2013)
EDA ZARI - ELEMENTI SHQIPTAR NË MUZIKËN JAZZ ISHTE FUSTANI IM MË MË IDENTITET (12.13.2013)
KUR VJEN NENTORI YNË NË FILADELFIA…(ShÑ‘nime dhe mbresa, nga festimet e DitÑ‘s së Flamurit)Nga LLAZAR VERO (12.04.2013)
FESTA JONË E PAVARËSISË NË ASTI TË ITALISË(Merr pjesë edhe kryetari i Bashkisë së qytetit, Fabrizio Brignolo)Nga Prof. MURAT GECAJ (12.01.2013)
NJË VIZITË MBRESËLËNËSE DHE ME SHUMË RËNDËSI NË SUEDIReportazh nga SOKOL DEMAKU (11.27.2013)
NJË UDHËTIM MAGJEPSËS NË VERIUN E LARGËT (5) Pjesë në vazhdime nga libri i autorëve ROVENA VATA dhe SOKOL DEMAKU (11.24.2013)
LIBRI 'OPERACIONI KUNDËRSHTARI I DOBISHËM' NGA ALBERT LULUSHI (11.24.2013)
SHOQATA 'BIJTË E SHQIPES' NGRE NË MËNYRË CEREMONIALE FLAMURIN KOMBËTAR NË MJEDISET E BASHKISË SË FILADELFIAS, SHBA (11.23.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]