VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - U FESTUAN KËRSHËNDELLAT NGA SHQIPTARËT NË GJERMANI!Fotoreportazh nga ASLLAN DIBRANI

                                                                                      

E Martë, 05.14.2024, 01:15am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
U FESTUAN KËRSHËNDELLAT NGA SHQIPTARËT NË GJERMANI!
Fotoreportazh nga ASLLAN DIBRANI

E Hënë, 12.30.2013, 09:23am (GMT+1)


Krishtlindja është njëra ndër dy festat më të mëdha të krishterimit. Të krishterët e festojnë çdo vit më 25 dhjetor ditëlindjen e Jezus Krishtit. Pas Pashkëve, Krishtlindja është festa më e rëndësishme për të krishterët. Traditat shqiptare e kërshëndellave janë pjesë e traditës shqiptare. Para Krishtlindjeve , kohën e përgatitjes , e cila merr rreth një muaj nga fillimi është me aktivitete të larmishme. Fëmijët janë veçanërisht të kënaqur.Nuk mungojnë dekorimet edhe zbukurimin e bredhave , pemëve dhe oborret me sinjalizimin e shumë dritave, që simbolizojnë dashurinë , begatinë dhe harmoninë në familjet e tyre. Dekorimet e kërshëndellave tek shqiptarët ,nisin me rastin e ringjalljes së Krishtit dhe vazhdojnë edhe me vitin e ri që "Baba Bimërit" ai që ju sjell dhuratat dhe gëzimet e shumta sidomos të mosha fëmijërore. Pragu i Krishtlindjeve është e pasur me tradita të ndryshme , të tilla si futja e kashtë në shtëpi ,pasurimin e tavolinave me ushqime nga të gjitha llojet , organizim pushimesh dhe vizita të njeri tjetri , ujdisje , përgatitjen e ushqimit të Krishtlindjeve në mesin e mesnatës. Krishtlindjeve është dita kur shumë gëzim, shpresë dhe pasion i japin njëri tjetrit me fjalët "Gëzuar festën e lindjes se Jezusit . Një festë me familjen , dhe të nesërmen vazhdon duke i vizituar të afërmit , miqtë dhe fqinjët.

Pamje e korit artistik të "Misionit Katolik në Shtuttgard" me një shfaqje skenike, artistike pranë të pranishmeve në këtë festë të Kërshëndellave!

Në tryezat e krishtlindjeve shqiptarët i vendosin shumë qirinj dhe drita ndriçimi tradicionale duke pasuruar më programe të ndryshme artistike dhe programe të zgjedhura me kujdes të muzikës , me atmosferë festive.

Këto festa mbahën me shumë energji dhe fishekzjarre spektakolare me shfaqje gëzimi, hareje dhe lumturie në familje. Këto festa tradicionale pothuajse janë identike në kombin shqiptar në Shqipëri në Kosove dhe tjerat vende ku banojnë besimtarët e krishterë shqiptarë . Manifestimet e krishtlindjeve tek shqiptaret, nuk kanë ndonjë ndryshim në aspektin e kulturës nga familjet e shteteve të Evropës.

Pamje e publikut për ditën e krishtlindjeve në Shtutgard me datën 25.12.2013!


Një takim i ngjashëm u mbaje edhe ne Shtutgard , qe në mesin e natës 24-25 dhjetor i gjeti shqiptarët të grumbulluar mbi 1000 veta , në një Kishë të Shtutgardit .Një çerek para orës 24 , pothuajse pjesa dërmuese i nxëni karriget , e mbi gjysma mbet edhe në këmbë , po edhe përjashta ambientit, që nuk pati vend për të gjithë.

Salla e madhe e Kishës ishte e zbukuruar në mënyrën më të mirë të mundshme për Meshën e Krishtlindjes që pritej të mbahej në ora 20:30, që kishin ardhur të organizuar mirë me familjet e tyre. Të rinj, të moshuar, gra, fëmijë të vegjël të gjithë ishin aty dhe kishin zgjedhur rrobat më të mira për këtë festë.

-Në këtë ambient të këndshëm e komod u takuan shqiptarë e të dy konfeksioneve pos ati katolik pati shumë edhe të besimit islam qe erdhën në takim, ju dhuruan urimet bashëkombasve të vet katolik për festën e krishtlindjeve. Të gjithë njerëzit dukeshin të gëzuar, e me një dashamirësi që i karakterizonte në mënyrën, se si të përshëndesnin edhe gjatë bisedës. Fytyrat e tyre tregonin ma se miri një bagazh të pasur të kulturës që u krahasonin me popujt e familjes së shteteve të Evropës. Festa e Krishtlindjeve në këtë mbrëmje , sikur i bënin më humanë, më të dashur e më të sjellshëm këta njerëz qe komunikonin vetëm shqip.

Në Kishë mbretëruan lutjet, këngët, recitimet dhe thëniet biblike në gjuhën shqipe të organizuar nga At Marian Lorenci . Me gjithë atë numër të madh të besimtarëve shqiptarë të fesë katolike, gjithçka rrodhi në mënyrë të organizuar. Në tubim u shfaq edhe një dramë e përgatitur nga "Kori artistik i nxënësve të shkollës " së "Misionit Katolik në Shtutgard"Meshën për Krishtlindje e udhëhoqi At Marian Lorenci, që iu drejtua besimtarëve, me lutje dhe thënie biblike, po edhe atdhetare .
Ai tha se kishat kudo në botë sot janë të mbushura me besimtarë, duke festuar lindjen e Krishtit,"Anembanë rruzullit tokësor, sot janë kishat të mbushura me besimtarë duke u lutur për Krishtin"edhe ne shtetin amë në Shqipëri Kosovë dhe në Diasporë. Krishti është ai i cili e ndau kohën në dysh, në kohën para Krishtit dhe atë pas Krishtit, pra me lindjen e Krishtit, lindi edhe dashuria, paqja dhe lumturia".

Gjatë ceremonisë se Meshës At.Marian Lorenci i përshëndeti të gjithë të pranishmit në sallë me theks të veçantë me fjalë falënderimi uroj priftin gjerman Rolf Hemker nga Emmendingeni afër Freiburgut , që edhe e ndihmoj gjatë ceremonisë së Meshës , Tahir Shabanin aktivist dhe përfaqësues i shoqatës "Yjet e Kososvës" Ambroz Radin aktivist ,Asllan Dibranin veprimtare dhe gazetar nga Lidhja shkrimtarëve në Gjermani , ish ambasadorin e parë te Republikës së Kosovës në Gjermani Vilson Mirditën, korin artistik që në forma artistike u paraqitën në skenë.


Pamje e At Marian Lorenci, Rolf Hemker gjatë ceremonisë së Meshës!

Në fund të meshës ai u lut dhe uroi të gjithë të pranishmit, po edhe të gjithë shqiptarët kudoqofshin , për krishtlindje."Në emër të stafit, të motrave dhe gjithë atyre që u angazhuan për këtë festë, për shumë mot, gëzuar festën tonë më të rëndësishme Krishtlindjen" tha meshtari At Marian Lorenci. Kisha katolike në Shtutgard , para pak dite organizoj edhe një mbrëmje familjare në Göppingen , qe krijuan një atmosferë festive të madhe kushtuar, kërshëndellave me çka edhe në atë tubim numër i madh shqiptarësh të besimit katolik të shoqëruar me të besimit islam morri pjesë pa dallim qe u kënaqen në atë mbrëmje që ndoshta nuk mund ta harrojnë të pranishmit për shumë kohë .Në atë tubim festiv në bashkëoranizim ishte edhe shoqata "Nënë Tereza e Göppingenit" dhe "Qendra Kulturore e Shtutgardit".Zoti Vitor Spaci u prononcua me një entuziazëm dhe vullnet të mirë që ti bashkoj të gjithë shqiptarët në takime të tilla, gjë qe kënaqëm kur ti shoh të bashkuar në këto ceremoni të krishtlindjeve apo edhe në festen e Bajramit qe është gëzim i përbashkët .Në takimin e Göppingenit fjalë te mira dhe me një harmoni festive tha edhe Jahja Gashi qe i numëroj me dhjetëra familje si pjesëmarrës në këtë takim festiv . Thekson se jam me familje gruan fëmijët shokët tanë dhe njerëzit e kulturës se kësaj treve . ku njëzetit ju uroj te gjithëve të krishterëve kërshëndellat .Zoti Vilson Mirdita uroj dhe pershendeti te gjithe bashkeatdhetaret q enuk kane mundur te marrin pjese ne Kosove apo Shqiperi .''Kjo feste ka vlera te ste gjithe familjet i afron afer njeri tjetrit dhe sjell lumturi dhe gëzime për vitin e ri .Mikel Spaqi që kishte ardhur nga Kosova ishte tejet i lumtur që e kishte hasur një organizim të tillë nga e cila na u përgjigje se ju përgëzoj për pjesëmarrjen tuaj dhe ju uroj, krishtlindjet të gjithë shqiptarëve më besim katolik, po edhe atyre mysliman qe asnjë festë nuk e mbajmë pa njeri tjetrin. I falënderoj të gjithë organizatorët që i bashkuan kaq njerëz në këtë mbrëmje të madhe . Opinionet e veta i dhanë edhe Nue Leka një veprimtare në aktivitete të ndryshme kulturore dhe si zyrtar në organet gjermane. Foli për vlerat e kërshëndellave si komunitet nga e cila bëri thirrje për unitet dhe një vullnet të mire në raport me konfeksionet shqiptare. Për ekstremitet që janë aktualizuar në kohën e fundit theksoj se janë gjëra që e zbehin agjendën tonë, kur jemi në fokusimin e kthimit të së drejtës sonë kombëtare që e kemi humbur në hap me popujt tjerë të përbuzur të coptuar dhe të ndarë në disa shtete ballkanike. Ato forca nuk kanë të përbashkët as gjë me vëllezërit tanë të besimit islam dhe pikërisht mund ti quajmë si qëllim këqija të imponuara nga qarqe të ndryshme për humbjen e përqendrimit tonë kombëtar drejt bashkimit në një shtet të shqiptar .Edhe zoti Tahir Shabani theksoj se kam udhëtuar nga Emmendingeni afër 200 km, të jemi bashkë me vëllezërit tanë për kërshëndella ku shfrytëzoj rastin me i uruar të gjithë besimtaret katolik kudo që janë .Po ashtu fjalë miradije kanë dhënë edhe shumë qytetar tjerë, po edhe prifti gjerman i cili u mahnit me një organizim të nivelit kulturor gjatë këtij manifestim të kërshëndellave .     

ASLLAN DIBRANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FËMIJËT E SHQIPTARËVE TË MONTREALIT U TAKUAN ME BABAGJYSHIN E VITIT TË RIFotoreportazh nga AJET NURO (12.26.2013)
ZVICËR - QKSH FARUK BEGOLLI, FTESË PËR PREMIERËN E PJESËS SË PARË TË FILMIT 'LOT MËRGIMI 1' (12.25.2013)
PETRIT ÇEKU DHE PASIONI I TIJ - KITARA KLASIKE E NGJIT NË SKENAT BOTËRORE (12.22.2013)
ARBËRESHJA NGA ZARA, DANIJELA PETANI - KUR NJERIU I NJEH RRËNJËT E TIJ, LEHTË DO TË UDHËTOJË NË ARDHMËRIIntervistoi: SYLEJMAN MORINA (12.21.2013)
Të ruajmë gjuhën, kulturën dhe identitetin tonë kombëtarDITA JONË MË E MADHE - E PAVARËSISË - DO TË JETË AJO E BASHKIMIT TONË KOMBËTARNga MIRADIJE GASHI e XHAFER LECI (12.15.2013)
MESAZHI NGA TEUTA HALILAJ MË VURI NË MENDIME…(Ose bija malësore, që takoi Mbretëreshën e Suedisë)Nga: Prof. Murat Gecaj publicist e Studiues-Tiranë (12.13.2013)
EDA ZARI - ELEMENTI SHQIPTAR NË MUZIKËN JAZZ ISHTE FUSTANI IM MË MË IDENTITET (12.13.2013)
KUR VJEN NENTORI YNË NË FILADELFIA…(ShÑ‘nime dhe mbresa, nga festimet e DitÑ‘s së Flamurit)Nga LLAZAR VERO (12.04.2013)
FESTA JONË E PAVARËSISË NË ASTI TË ITALISË(Merr pjesë edhe kryetari i Bashkisë së qytetit, Fabrizio Brignolo)Nga Prof. MURAT GECAJ (12.01.2013)
NJË VIZITË MBRESËLËNËSE DHE ME SHUMË RËNDËSI NË SUEDIReportazh nga SOKOL DEMAKU (11.27.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]