VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FËMIJËT E SHQIPTARËVE TË MONTREALIT U TAKUAN ME BABAGJYSHIN E VITIT TË RIFotoreportazh nga AJET NURO

                                                                                      

E Martë, 05.14.2024, 08:05am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
FËMIJËT E SHQIPTARËVE TË MONTREALIT U TAKUAN ME BABAGJYSHIN E VITIT TË RI
Fotoreportazh nga AJET NURO

E Enjte, 12.26.2013, 07:59am (GMT+1)


Foto grupi me babagjyshin e vitit të ri


 

Ditën e dielë, më 22 dhjetor 2013 nuk ishte për të dal nga shtëpia. Bora që kishte rënë të shtunën dhe gjatë natës duke zbardhur e diela, kishte paralizuar lëvizjet në provincën e Kebekut dhe kuptohet edhe në Montreal.  Madje mediat lokale i ftonin qytetarët të qëndronin në shtëpi dhe të dilnin nëse do të ishte e nevojshme... Por, fëmijët e shqiptarëve të Montrealit ishin të ftuar nga Bashkësia e Shqiptarëve të Kebekut në Montreal, të takoheshin me babagjyshin e Vitit të Ri apo me Babadimrin siç e quajnë disa të tjerë. Në këto kushte, dukej e pamundur të pritej një aktivitet i suksesshëm. Megjithatë, duke qenë se kam ndjekur prej vitesh një aktivitet të tillë, mund të them se aktiviteti i këtij viti ishte më i suksesshmi i këtij lloji dhe ndoshta nëse koha do të ishte edhe ajo në anën tonë, ndoshta aktiviteti do të ishte akoma edhe më i suksesshëm.

 Organizatorët e filluan aktivitetin me konkurse gjuhësore, historike e gjeografike që në fakt kishte të bënte me njohuri të mara në klasë në shkollën shqipe. Fëmijët, të ndarë në dy grupe, treguan përgatitje të mirë në fushat e sipërpërmenduara dhe në fund morën si shpërblim libra në gjuhën shqipe të dhuruara nga qeveria e Kosovës.

Pastaj fjalën e rastit e mbajti kryetari i Bashkësisë së Shqiptarëve të Kebekut në Montreal z. Hysni Marku që theksoi rëndësinë që Bashkësia u kushton fëmijëve dhe sidomos mësimit të gjuhës shqipe. Fëmijët janë e ardhmja jonë dhe duam që ata të ruajnë traditat dhe zakonet tona më të mira dhe duam që ata të ngelen shqiptarë dhe kjo arrihet nëse ne ia dalim të ruajmë tek ata gjuhën shqipe. Pastaj ai foli për masat që bashkësia ka marr për hapjen dhe mbajtjen e shkollës shqipe. Ne dëshirojmë të kemi sa më shumë fëmijë me qëllim që justifikojmë gjithë sa shoqata bënë për shkollën shqipe. Ai falenderoi, prindërit dhe fëmijët pjesmarrës, koordinatorin e shkollës shqipe z. Gerti Bajraktari si dhe mësuesit Alban Zeneli dhe Etleva Xhaferi. Dua të theksoj edhe fjalët e z. Genci Trebicka që iu drejtua prindërve duke i falenderuar për sakrificat që ata bëjnë për t'i çuar fëmijët në shkollë dhe për pjesmarrjen në këtë aktivitet, por, tha ai, do të ishte mirë që të flinsnit edhe me fqinjin tuaj, ose me një prindër tjetër që Ju njihni dhe që nuk i ka fëmijët në shkollë, për t'i kërkuar që edhe ai t'a sjelli fëmijën në shkollë sepse kështu e mbajmë shkollën dhe gjuhën shqipe gjallë.

Kuptohet që pjesa më e rëndësishme e aktivitetit ishte pritja e babagjyshit të vitit të ri dhe ndarja prej tij e dhuratave. Babagjyshi, përveç dhuratave, iu përgjigj shumë pyetjeve kurioze të fëmijëve.

Mendoj se prindër dhe fëmijë u kënaqën nga aktiviteti. Në aktivitet u shfaqën edhe filma shqiptarë për fëmijë si dhe u kënduan këngë kushtuar vitit të ri. Për realizimin e aktivitetit duhet falenderuar përfshirja e drejtpërdrejtë e kryetarit të Bashkësisë z. Marku, koordinatorit të shkollës shqipe në këshillin drejtues të kësaj shoqate z. Bajraktari dhe dy mësuesit e shkollës. Shpresojmë që një aktivitet i tillë të tërheqi në të ardhmen gjithë fëmijët shqiptarë.

Ajet Nuro

anuro@albemigrant.com

Montreal, më 24 dhjetor 2013

-
AJET NURO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZVICËR - QKSH FARUK BEGOLLI, FTESË PËR PREMIERËN E PJESËS SË PARË TË FILMIT 'LOT MËRGIMI 1' (12.25.2013)
PETRIT ÇEKU DHE PASIONI I TIJ - KITARA KLASIKE E NGJIT NË SKENAT BOTËRORE (12.22.2013)
ARBËRESHJA NGA ZARA, DANIJELA PETANI - KUR NJERIU I NJEH RRËNJËT E TIJ, LEHTË DO TË UDHËTOJË NË ARDHMËRIIntervistoi: SYLEJMAN MORINA (12.21.2013)
Të ruajmë gjuhën, kulturën dhe identitetin tonë kombëtarDITA JONË MË E MADHE - E PAVARËSISË - DO TË JETË AJO E BASHKIMIT TONË KOMBËTARNga MIRADIJE GASHI e XHAFER LECI (12.15.2013)
MESAZHI NGA TEUTA HALILAJ MË VURI NË MENDIME…(Ose bija malësore, që takoi Mbretëreshën e Suedisë)Nga: Prof. Murat Gecaj publicist e Studiues-Tiranë (12.13.2013)
EDA ZARI - ELEMENTI SHQIPTAR NË MUZIKËN JAZZ ISHTE FUSTANI IM MË MË IDENTITET (12.13.2013)
KUR VJEN NENTORI YNË NË FILADELFIA…(ShÑ‘nime dhe mbresa, nga festimet e DitÑ‘s së Flamurit)Nga LLAZAR VERO (12.04.2013)
FESTA JONË E PAVARËSISË NË ASTI TË ITALISË(Merr pjesë edhe kryetari i Bashkisë së qytetit, Fabrizio Brignolo)Nga Prof. MURAT GECAJ (12.01.2013)
NJË VIZITË MBRESËLËNËSE DHE ME SHUMË RËNDËSI NË SUEDIReportazh nga SOKOL DEMAKU (11.27.2013)
NJË UDHËTIM MAGJEPSËS NË VERIUN E LARGËT (5) Pjesë në vazhdime nga libri i autorëve ROVENA VATA dhe SOKOL DEMAKU (11.24.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]