VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Kryetari i Degës së LDD në Nju Jork ka dhënë dorëheqje të parevokueshme

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 08:33am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
Kryetari i Degës së LDD në Nju Jork ka dhënë dorëheqje të parevokueshme
E Hënë, 11.02.2009, 05:42pm (GMT+1)

 

 

Nju Jork, 2 nëntor - Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Dardanisë, (LDD) në Nju Jork me Rrethe, Agim Rexhaj, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga ky post. Në tekstin e dorëheqjes që i është drejtuar liderit të LDD, Nexhat Daci, Rexhaj thotë se jep dorëheqje për shkak të qëndrimeve të papranueshme "të cilat në thelb, janë në kundërshtim me frymën, me statusin dhe programin e LDD së dhe, mbi të gjitha, në kundërshtim të plotë me frymën dhe filozofinë rugoviane të komunikimeve e të qëndrimeve demokratike".

Gjithashtu Rexhaj pohon se sjellja dhe qëndrimi politik i Dacit ka vazhduar të "shfaqet si sjellje dhe qëndrim arbitrar", sidomos gjatë vizitës së tij të fundit në SHBA. Duke mos dashur t'i nxjerrë jashtë problemet e tjera të brendshme lidhur me sjelljen dhe qëndrimet e kreut të LDD-së, Rexhaj thotë se fryma e komunikimit të Dacit është në kundërshtim me mendimin demokratik.

"Duke mos dashur të jemi në shërbim të arbitraritetit politik e partiak të individit, por të programit partiak, politik e kombëtar, duke mos dashur të jemi në shërbim të mentalitetit i cili refuzon frymën demokratike të komunikimeve, të bashkëpunimeve e të veprimeve të përgjegjshme, ua them se dorëheqja ime nga pozita e Kryetarit të Degës së LDD së për New York me Rrethe është e parevokueshme", shkruan në dorëheqjen e tij Agim Rexhaj. (http://www.kosova.com)

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Përurohet libri i personalitetit të shquar Lekë Gojçaj (11.01.2009)
Berna emëron Drejtorin e ri të Zyrës së Emigracionit (10.30.2009)
Greqia jo më një vend tmerri për emigrantëtNga Shpëtim Zinxhirija (10.27.2009)
Shoqata "Scanderbeg" në Parma dhe nisja e mësimeve të gjuhës shqipeNga Anila Kadija, Itali (10.25.2009)
Evropa e Lirë: Pse emigrojnë kosovarët? (10.24.2009)
Arbneshi i Zarës, fshati i shqiptarëve të Kroacisë ku jetohet si në 1400Nga Dr. Musa Ahmeti (10.21.2009)
Vajza shqiptare lufton me grabitësin në banesë, ia dorëzon policisë (10.16.2009)
Të bëhemi njësh për ta mbrojtur dinjitetin e shqiptarit dhe të figurave tona të shquara si Ismail KadareNga Alfred Papuçiu (10.14.2009)
HRW: Qeveria e re greke të ndryshojë trajtimin e emigrantëve (10.13.2009)
Zëri i Amerikës: Reportazh në shtëpinë e vëllezërve Gojçaj në Nju Jork (10.10.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]