VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PËRUROHET NUMRI I RI I REVISTËS 'PEGASI'Revista përgatitet nga një redaksi e emigrantëve shqiptarë, në AthinëReportazh nga MURAT GECAJ

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 03:26am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
PËRUROHET NUMRI I RI I REVISTËS 'PEGASI'
Revista përgatitet nga një redaksi e emigrantëve shqiptarë, në Athinë
Reportazh nga MURAT GECAJ

E Djelë, 01.26.2014, 07:57pm (GMT+1)



1.
Në  bibliotekën e Muzeut Historik Kombëtar të kryeqytetit u bë paraqitja e numrit të ri të revistës periodike, për letërsi dhe arte, "Pegasi". Ajo përgatitet nga një redaksi e emigrantëve shqiptarë, në Athinë.

Ishin të pranishëm shkrimtarë e poetë, punonjës të arsimit e kulturës dhe të tjerë, si nga Tirana e Durrësi. Fjalën e hapjes, për nr. 11 të kësaj reviste, e mbajti Agim Pipa.  Drejtori i "Pegasit", Grigor Jovani, përmbledhurazi, u tregoi të ftuarëve  për ato çështje, që janë shënuar  në faqen e fundit të kësaj reviste. Aty, ai ka shkruar edhe këto fjalë: "Tashmë, që kapërcyem dekadën e parë të numrave të "Pegasit", duke hyrë kështu në vitin e tetë të botimit, Redaksia e ndjen dëshirën  të falënderojë të gjithë ata miq dhe bashkëpunëtorë, në të katër anët e Globit, që gjatë kësaj kohe nxitën dhe ndihmuan punën tonë, duke na falur "kusuret" e një përpjekjeje, gjithësesi të vështirë, në kushtet po kaq të vështira të emigrimit. Numri i 11-të, që kemi gëzimin t'ua ofrojmë dashamirësve tanë, besojmë se është kurorëzim i gjithë kësaj  përvoje, rezumeja e mendimeve të atyre, që  dëshirojnë një "Pegas" bashkëkohor, të denjë për qiejt e letërsisë dhe të arteve".
Në përgjithësi, rreth këtyre mendimeve u përqendrua edhe kryeredaktori i revistës "Pegasi", Miho Gjini-"Mjeshtër i Madh". Ai tha se ky "kalë fluturues ushqehet me tagjinë", që përgatisin autorët krijues, si në Shqipëri e në trojet tjera amtare, por dhe në diasporën e Europës dhe deri në Amerikë. Prandaj është e nevojshme që të rritet numri i bashkëpunëtorëve të kualifikuar dhe të mbështetet sa më shumë prej tyre, duke bërë edhe pajtime vjetore në këtë revistë, tashmë, të njohur e cilësore, si me shkrimet dhe paraqitjen figurative të saj. Po për këtë gjë, u shpreh edhe përgjegjësja e marrëdhënieve me publikun në revistë, Liliana Furrxhiu (Sinani).

Në diskutimet vazhduese, që u bënë nga të pranishmit në përurim, si Ndoc Ndreaj, M.Gecaj, Izet Duraku, Agron Bala, Kozeta Zavalani, Rexhep Shahu e Merita Dabulla etj., u mbështet e u përgëzua  redaksia e kësaj reviste, për të gjithë numrat e botuar, deri tani. Por,  veçanërisht, u theksua bashkëpunimi i pandërprerë, që duhet të vazhdojë në të ardhmen. Sigurisht, kjo gjë do të mundësojë daljen e revistës rregullisht dhe do ta bëjë atë gjithnjë e më cilësore, në përshtatje me kërkesat në rritje të lexuesve të saj.

2.
Nr. 11 i revistës "Pegasi", e cila ndodhet edhe në libraritë e Tiranës, ka 128 faqe dhe është me letër speciale e ngjyra të bukura. Në hapje ka editorialin e shkruar nga Ndue Lazri (Bolonjë), "Kështjella, që ha libra"(Një problem, që nuk është më vetëm... "i yni"). Duke e shfletuar më tej atë, të bien në sy krijimet e disa autorëve të njohur, si në poezi e në prozë. Ato janë të vendosura në disa rubrika, si "Ditaret", "Tregime", "Esse", "Të kurorëzuarit", "Letërsi e huaj", "Kafe me fqnjët", "Arti & Pushteti", "Galeria kulturore e Kombit", "Stafeta në duart e tyre", "Diaspora", "Muzikë", "Arte figurative", "Eksluzive", "Teatër", "Kinematografi", "Intervista", "Bashkëkohës & Kundërshtarë", "Në fokus", "Portret" e "Reportazh".

Një rubrikë tjetër, që tërheq vëmendjen e lexueve të kësaj reviste është ajo me titullin "Ata që ikën",  kushtuar disa figurave të shquara të letërsisë e arteve, që janë ndarë përgjithnjë nga jeta. Kështu, shkruhet për jetën dhe veprimtarinë e Bilal Xhaferrit, Minella Borovës, Milianov Kallupit e Jorgo Telos.

...Në mbyllje të këtyre pak radhëve, nga përurimi  i numrit të ri të revistës "Pegasi", gjejmë rastin ta përgazojmë redaksinë për punën e bërë, deri tani dhe shprehim besimin se, në të ardhmen, do të mbështetet më fuqishëm nga bashkëpunëtorët e shumtë të saj dhe, pse jo, nga organet përgjegjëse shtetërore, në Shqipëri.

Tiranë, 26 janar 2014
MURAT GECAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
IBRAHIM MAKOLLI - PAVARËSISHT SE NE, SI KOMB, JEMI TË NDARË NË DISA SHTETE, MËRGATA SHQIPTARE KA QENË E DO TË JETË NJË MËRGATË SHQIPTAREBashkëbisedoi: AJET NURO (01.25.2014)
ETLEVA NALLBANI - ARKEOLOGIA SHQIPTARE NË AKADEMINË FRANCEZENga LUAN RAMA, studiues (01.23.2014)
KRYESIA E LDK NË ZVICËR ORGANIZON TUBIMIN PËRKUJTIMOR KUSHTUAR TETËVJETORIT TË NDARJES NGA JETA TË PRESIDENTIT IBRAHIM RUGOVA (01.18.2014)
REDI LLUPA, TALENTI I MADH SHQIPTAR NË SKENAT PIANISTIKE BOTËRORE - MUZIKA ËSHTË E PAFUND DHE UNË DO TË VAZHDOJ TË UDHËTOJ NË BOTËN E SAJ (Intervistë) (01.16.2014)
JAVA E TRIUMFIT TË BUKUROSHEVE SHQIPTARE NË AMERIKË (01.15.2014)
PROMOVIM NË TIRANË I CD SË REALIZUAR NGA KLAIDI SAHATÇI (VIOLINË) DHE DHURATA LAZO-BEJLERI (PIANO)Diten e shtune, me 25 janar 2014, ne ora 11.00, ne sallen "Tefta Tashko Koço" ne Ministria e Kulturës (01.11.2014)
SHQIPTARI I MIRË - FAMULLTARI DON NIKOLIN PERGJININga MIMOZA DAJÇI (01.08.2014)
GREQIA NUK I RINOVON LEJET E QËNDRIMIT PËR EMIGRANTËT (01.08.2014)
DAFINA KASTRATI - TALENTJA QË ZGJON VËMENDJEN E PUBLIKUT GJERMAN (01.05.2014)
PENSION PËR EMIGRANTËT E SHQIPËRISË NË BELGJIKË (01.05.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]