VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PASAPORTA E ORIANA KURTESHIT ËSHTË CURRICULUM VITAE E SAJ- Në një intervistë eskluzive, sopranoja e njohur shqiptare tregon projektet për vitin 2014-

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 01:49am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
PASAPORTA E ORIANA KURTESHIT ËSHTË CURRICULUM VITAE E SAJ
- Në një intervistë eskluzive, sopranoja e njohur shqiptare tregon projektet për vitin 2014-

E Hënë, 02.10.2014, 09:26am (GMT+1)



Oriana Kurteshi


Oriana Kurteshi është sot një nga sopranot shqiptare më të suksesshme në botë dhe jo pa krenari thotë se pjesë e suksesit të saj është edhe shkolla shqiptare. E lidhur me kanton që kur ishte fëmijë, Oriana Kurteshi ishte 6 vjeç kur do të ngjitej në skenën e Pallatit të Pionierëve në Tiranë. Do të këndonte në shumë Festivale të Këngës për Fëmijë, në kryeqytet dhe në Shkodër, ndërsa falë zellit dhe talentit të saj u përzgjodh të interpretonte në rolin kryesor të së parës operetë për fëmijë në Shqipëri, "Albi dhe karikaturat". "Në Liceun Artistik dhe Akademinë e Arteve studimi dhe konkurrenca ishin shumë të forta", tregon Oriana, e cila ishte 17 vjeç kur interpretoi rolin e Zerlinës në operën "Don Giovanni" dhe Despinën tek "Così fan tutte", të dyja vepra të Moxartit. Zëri i Oriana Kurteshit impresionoi edhe sopranon e famshme Katia Ricciarelli, e cila e zgjodhi atë për t'u formuar në Akademinë e Mantovës (Itali), midis shumë këngëtarëve të tjerë nga e gjithë bota. Pas Akademisë së Mantovës, Oriana do të vazhdonte studimet në Akademinë Zenobio në Treviso, Akademinë Moxart të Salzburgut dhe në Akademinë Richard Ëagner në Venecia. E quan krenari dhe një ëndërr për çdo artist të këndosh në "La Scala", ku ka interpretuar disa herë me një kastë shumë të njohur artistësh. Tre herë është dirigjuar nga maestro Riccardo Muti, një nga idhujt sopranos së njohur shqiptare, e cila është duartrokitur dhe mirëpritur në një sërë sallash të njohura të Evropës për debutimin e saj dinjtoz.

Kur e pyet pë koncertet e planifikuara për vitin 2014, rendit disa nga Venecia në Luizianë. Sipari i shfaqjeve të saj nis në 2 mars, me koncertin recital në Venecia për Institutin "Goethe", për të vijuar më pas në prill, në Strasbourg, në maj në Estoni, në korrik në Luizianë...

Jo vetëm një soprano me një aktivitet në skena të ndryshme të botës, Oriana Kurteshi është sot edhe profesore e kantos në një nga shkollat më të njohura të muzikës në Strasbourg, ku jeton prej vitesh.

 

Tirana është qyteti juaj i lindjes, ku keni kujtimet që ju lidhin me muzikën, bashkëudhëtaren e jetës suaj... Ju mungon ky qytet?

Sigurisht që më mungon Tirana, qyteti ku unë kam kaluar vitet e shkollës, Liceun Artistik dhe Akademinë e Arteve. Ishin vitet ku studimi, konkurrenca në shkollë ishte shumë e fortë dhe dëshira për të arritur sa më lart e madhe. Por, mbi të gjitha, ato janë edhe vitet më të bukura. Miqtë në Tiranë dhe ata që tashmë jetojnë nëpër botë janë akoma më të shtrenjtit që kam!


Ç"˜kujton Oriana kur këndonte në Pallatin e Pionerëve në Tiranë?

Pallati i Pionerëve... Një periudhë e shtrenjtë, një institucion që nuk ekziston më, por me vlera shumë të mëdha në atë kohë. Mos harroni se nga ai Pallat Pionerësh nuk kam dalë vetëm unë, por shumë e shumë artistë të tjerë, duke nisur nga Inva Mula, Ardit Gjebrea, Zana Çela, pedagogia ime e dashur Suzana Frashëri... Formimi im si artiste filloi në atë institucion.

 

A duhet të ketë një artist pasaportë?


Pasaporta për një artist është "Curriculum Vitae", është një përmbledhje e gjithë punës dhe sakrificave në vite, është një rezume për çdo individ dhe është shumë e rëndësishme. Unë kështu mendoj!

Kur ikët nga Shqipëria dhe pse?


Kam ikur nga Shqipëria 17 vjeç, atëherë kur sopranoja e famshme Katia Ricciarelli me zgjodhi së bashku me disa artiste të tjerë shqiptarë për t'u formuar në Akademinë e Mantovës (Itali), midis shumë këngëtarëve të tjerë nga e gjithë bota.

Si e kujtoni debutimin tuaj të parë jashtë Shqipërisë?


Debutimi im i parë jashtë Shqipërisë ka qënë në vitin 1993, në koncertin final të Akademisë së Mantovës në Grande Piazza. Një emocion shumë i madh dhe një kënaqësi për t'i treguar publikut se edhe unë di të këndoj bukur!

Sa ju ka ndihmuar shkolla shqiptare në karrierën tuaj jashtë Shqipërisë?


Jam krenare që jam shqiptare dhe krenare që i përkas shkollës shqiptare, e cila ka qënë një bazë shumë e fortë për karrierën time artistike. Kërkesa nga pedagogët tanë ka qënë e madhe, gjë që nuk e kam gjetur jashtë. Pra, falë shkollës dhe profesorëve tanë, jam prezantuar me një nivel shumë të lartë jashtë Shqipërisë.



Cila është galeria personazheve që keni interpretuar në këto vite karrierë?


Rolet që kam debutuar deri tani janë të shumtë, por lista nuk mbaron me kaq. Ndër personazhet që kam interpretuar mund të përmend, Susanna, Gilda, Lisette, Marie, Lucia, Oscar, Nanetta, Hann, Sophie, Sofia, Constance, Zerlina, Despina, Blondche, Belinda, Amina, Olga, Fanny, Illia, në repertore të ndryshme operash duke filluar nga Mozarti , Bellini, Verdi, Donizetti etj.

Pas më shumë se 10 viteve karrierë jashtë Shqipërisë ju u rikthyhet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, me rolin e Lucias di Lammermoor të Donizeti. Përjetimet tuaja...?


Në Shqipëri u riktheva pas 10 vitesh dhe mund ta imagjinoni edhe vetë emocionin tim mbas gjithë atyre viteve mungesë në skenën shqiptare. Do të interpretoja përpara kolegëve, profesorëve dhe gjithë artistëve të brezave të ndryshëm në Shqipëri rolin e Lucias di Lammermoor të Donizetit. Përjetova një emocion të madh në këtë rikthim në atdhe, ku duhej të tregoja gjithë punën dhe sakrificat e mia jashtë vendit. Kënaqësia që mora ishte shumë e madhe dhe i falenderoj të gjithë me zemër për sinqeritetin dhe duartrokitjet që më dhanë.

A mund të quhet një rikthim i vonuar?

Ishte një rikthim pak i vonuar, por uroj të kem ftesa të tjera nga ky institucion.

Ju keni kënduar shumë herë në "La Scala"... Çdo të thotë kjo për një këngëtar lirik?

Të këndosh në "La Scala" është një nga ëndrrat e çdo këngëtari dhe unë jam e lumtur që kam interpretuar aty disa herë dhe me artistë të mirënjohur. Tri herë kam qënë dirigjuar nga maestro Riccardo Muti, një nga idhujt e mi. Të këndosh në "La Scala" do të thotë të jesh krenare për veten tënde dhe punën tënde!

Ju pëlqen publiciteti?

Më pëlqen publiciteti, madje shumë, por kur ai është i bukur, interesant me gjëra të reja, i drejtë dhe kur nuk është i fryrë, siç bëjnë sot disa artistë. Unë kam gjjithmonë një parim "Pak e saktë".

Si i shihni sot shqiptarët në botë?

Jam krenare dhe e lumtur për të gjithë bashkëadhetarët e mi nëpër botë. Gëzohem dhe lumturohem kur shoh sa shumë vlera kemi, sa shumë kemi ecur, sa shumë kemi për të dhënë, sa të shkathët e sa të zgjuar jemi. Dhe i uroj të gjithëve, kudo që janë, lumturi dhe punë të mbarë në aktivitetet e tyre.

Po Shqipërinë?


Ajo që nuk më pëlqen në Shqipëri është se të gjithë e konsiderojnë veten VIP. Kjo më habit shumë! Gjithsesi uroj që ndryshimet pozitive që kanë ndodhur së fundi në vend, të  përfshijnë edhe artin e vërtetë në Tiranë! Edhe artistët!!!

Projektet tuaja për vitin 2014?

Kam nënshkruar disa kontrata deri tani, ndër të cilat do të veçoja, recitalin në Venecia, në 2 mars. Në Prill do të marr pjesë në koncertin "Johannes Passion" de Bach në Strasbourg, në maj në "Elisir d'amore" në Estoni, në korrik në "Messe in C" de Mozart në Luizian, ndërsa janë në përfundim e sipër edhe disa projekte të tjera.

Mendimi juaj për iniciativën e AE-së?

Iniciativa e AE-së  është një nga më të bukurat e gjithë këtyre viteve, është një sipërmarrje e jashtëzakonshme për t'i bërë të njohur Shqipërisë bijtë e saj që po e krenojnë në gjithë botën. Ju falenderoj nga zemra dhe jam shumë e lumtur, e përlotur të shoh veten në radhët e gjithë këtyre artistëve! Ju faleminderit! (atsh)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AKTIVI I LDK NË STARNBERG - SHEMBULL UNIK AKTIVI I IBRAHIM RUGOVËSNga IDRIZ ZEQIRAJ (02.08.2014)
SUEDI - GRUPI I NJË SHQIPTAREJE SYNON EUROVIZIONIN (02.03.2014)
TË QENIT NË MËRGIM TË OFRON NJË ARMË TË FORTË, SEPSE ATËHERE VENDIN KU U LINDE E VAJTON DHE GJYKON MË OBJEKTIVISHT-thotë poeti dhe mërgimtari elbasanas me qëndrim në Holandë Rezart PalluqiIntervistoi: SOKOL DEMAKU (02.02.2014)
REPUBLIKANËT NË KONGRES DISKUTOJNË MBI REFORMËN E EMIGRACIONIT (01.31.2014)
ANITA LATIFI - KONKURENTE E FOTË NË 'DEUTSCHLAND SUCHT DEN SUPERSTAR' (01.28.2014)
PËRUROHET NUMRI I RI I REVISTËS 'PEGASI'Revista përgatitet nga një redaksi e emigrantëve shqiptarë, në AthinëReportazh nga MURAT GECAJ (01.26.2014)
IBRAHIM MAKOLLI - PAVARËSISHT SE NE, SI KOMB, JEMI TË NDARË NË DISA SHTETE, MËRGATA SHQIPTARE KA QENË E DO TË JETË NJË MËRGATË SHQIPTAREBashkëbisedoi: AJET NURO (01.25.2014)
ETLEVA NALLBANI - ARKEOLOGIA SHQIPTARE NË AKADEMINË FRANCEZENga LUAN RAMA, studiues (01.23.2014)
KRYESIA E LDK NË ZVICËR ORGANIZON TUBIMIN PËRKUJTIMOR KUSHTUAR TETËVJETORIT TË NDARJES NGA JETA TË PRESIDENTIT IBRAHIM RUGOVA (01.18.2014)
REDI LLUPA, TALENTI I MADH SHQIPTAR NË SKENAT PIANISTIKE BOTËRORE - MUZIKA ËSHTË E PAFUND DHE UNË DO TË VAZHDOJ TË UDHËTOJ NË BOTËN E SAJ (Intervistë) (01.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]