VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - TË NDËRTOJMË URA LIDHËSE - PROJEKT MUZIKOR GJERMANOSHQIPTAR

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 07:38pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
TË NDËRTOJMË URA LIDHËSE - PROJEKT MUZIKOR GJERMANOSHQIPTAR

E Hënë, 06.16.2014, 10:52am (GMT+1)



Të mësojmë për njëri-tjetrin mes shkëmbimeve kulturore. Projekti gjermano-shqiptar "Të ndërtojmë urat" afron njerëzit e dy vendeve.

Të ndërtojmë ura lidhjeje, njohjeje dhe afrimi. Si bëhet kjo më mirë se sa përmes muzikës, e cila përmes gjuhës së saj universale dhe të kuptueshme për të gjithë sjell megjithatë tek publiku edhe flladin e shpirtin e veçantë të vendit nga vjen, të bën të ndjesh nuancat e tonet e jetës të një mjedisi të panjohur.

Këtij qëllimi i shërben projekti Brücken Bauen "Të ndertojmë ura", i cili sjell muzikën shqiptare në Gjermani dhe atë gjermane në Shqipëri. "Ne jemi të gëzuar, që mbështesim krijimin e urave duke çuar artin në vende të tjera dhe duke sjellë atë që andej tek ne", u shpreh në fillim të mbrëmjes muzikore Dr. Michael Bormann, përfaqësuesi i bankes KFW, një nga mbështetësit e projektit.

Mbrëmja muzikore "Albanische Serenade", (Serenata shqiptare), e organizuar me 12.06. në Këln, është pjesa gjermane e projektit "Të ndertojmë ura", e cila do të pasohet nga pjesa shqiptare, me koncertet, që Këlner Orchester Gesellschaft (shoqëria orkestrale e Këlnit) do të japë në tetor në Shqipëri.

"Procesi i afrimit me BE, të cilin qeveria e re po e promovon me të gjitha forcat, i bën njerëzit në Shqipëri, por edhe në BE dhe në Gjermani që të hapen më fort ndaj njëri-tjerit dhe mësojnë që ta kuptojnë njëri-tjetrin", tha konsullja e nderit në Landin gjerman Nordrhein-Westfalen, Anduena Stefan, në fjalën e hapjes.


Mbremja muzikore "Brücken Bauen"

Tingujt delikatë, por të plotë dhe të qartë të pianos mbushin sallën, kur artisti Desar Sulejmani interpreton tri pjesë të shkurtra të kompozitorit Limoz Dizdari. Tingujt çajnë ajrin, publiku dëgjon me interes, me vemendje, në qetesi. Repertori, që ka përzgjedhur kompozitori Desar Sulejmani, është klasik, popullor dhe modern. Ai është një udhëtim në muzikografinë shqiptare. Sulejmani e fut publikun në historinë e traditës së muzikës në Shqipëri, njeh publikun me kompozitorët kryesorë me jeten dhe rrethanat, në të cilat kanë krijuar, duke i ilustruar me pjesë muzikore. Melodia e shtruar dhe melankolike e jares shkodrane del qartë, kur çelistja e re Jola Shkodrani, interpreton një pjesë nga Ymer Skenderi, themeluesi i shkollës së violonçelit në Shqipëri. Jola Shkodrani jeton dhe studjon prej vitesh në Gjermani dhe ka marrë një kulturë shumë perëndimore në lidhje me lojën në violoncel. Përveç pjesës së mjeshtrit Skenderi ajo interpreton ndjeshëm edhe pjesë nga kompozitori Aleksander Peçi.

Muzika klasike ia lë vendin muzikës popullore shqiptare, e cila percillet me mjeshteri nga bashkëshortja gjermane e dirigjentit Desar Sulejmani, Jessica, e cila me interpretimin me pasion dhe origjinalitet të këngës popullore shkodrane bën një ilustrim i gjallë se si funksionojnë normalisht në jetë urat, për vendosjen e të cilave do të kontribuojë ky projekt muzikor. Publiku gjallërohet, bëhet më i interesuar, kënga e huaj është më pranë. Jessica, që flet mirë shqip, thotë më pas se "pjesëmarrja ime ka të bëjë me dashurinë për vendin, tërheqjen, që kam, përsa i përket muzikës popullore dhe moderne shqiptare."


Piktori Sali Allmuça, Dr. Peter Thimme nga DEG dhe piktori Alfred Dade

Më pas muzika popullore shkodrane gërshetohet mrekullisht me miniaturat pianistike të Tonin Harapit, i ashtuquajturi Schubert-i shqiptar, që me talentin dhe dashurinë për këngët popullore, ka ditur t'i ngrejë në piedestalin e merituar në repertorin pianistik shqiptar. Pjesa pianistike L'Aura e kompozitores së re shqiptare Eriona Rushiti, tregon më së miri kthesën për mbarë dhe lidhjen me muzikën aktuale botërore, që repertori pianistik shqiptar ka përqafuar prej vitesh.

Pjesëtarë të aktivitetit janë edhe dy piktorë shqiptarë me banim në Gjermani Alfred Dade dhe Sali Allmuça. Piktori Alfred Dade thotë se punimet tona shërbejnë për të krijuar një ambjent të ngrohtë, një sfond mikpritës të kësaj mbrëmjeje muzikore. Ai ka vendosur në sallë dy skulptura dhe dy punime me vaj, një natyrë të qetë dhe një kompozim. Sali Allmuça, që ka një stil tjetër nga Dade, ka sjellë pejsazhe të ngrohta, ëndërrimtare, të punuara me vaj. "Arti im bazohet në dashurinë, që kam për traditën kombëtare dhe pasqyron këtë", thotë Allmuça.

Këmba tjetër e urës lidhëse do të jetë në Shqipëri, në tetor, kur Këlner Orchester Gesellschaft njëqindanëtarëshe nën drejtimin e Desar Sulejmanit do të japë koncerte në Shkodër, Tiranë dhe Korçë.dw
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DEGA E 'VATRËS' MICHIGAN TAKOHET ME IPESHKVIN E KOSOVËS, IMZOT DODË GJERGJI (06.15.2014)
FLORIAN VLASHI - VIOLINA MË KA MËSUAR SE GJËRAT ME VLERË NUK BËHEN SA HAP E MBYLL SYTË SI ME SHKOP MAGJIK (Intervistë) (06.13.2014)
EKSPOZITË E NXËNËSVE TË SHKOLLËS SHQIPE NGA LOZANAPërgatiti: ISNI IDRIZI, Fotot: LULI IMERI (06.06.2014)
XHOANA XHENETI - NJË BUKURI SHQIPTARE NË SHBA (06.05.2014)
NË UDDEVALLA TË SUEDISË U MBAJT SESIONI III SHKENCOR I SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË NË SUEDI- Një organzimin  madhështor dhe me shumë përmbajtjeNga SOKOL DEMAKU (06.02.2014)
FTESË PËR DATËN 7 QERSHOR 2014 - NË TRYEZËN E ORGANIZUAR NGA BISHZ NË ORA 14:00 (06.01.2014)
EKSPOZITA E SHKOLLËS SHQIPE NGA LOZANA (05.22.2014)
SPALA E ORKESTRËS SË ATHINËS NË VIOLONÇEL ËSHTË MIRELA RUÇI (05.21.2014)
Në Falkenberg të SuedisëDËSHIRA PËR JETËN ËSHTË E FORTË DHE NJJERIUT I JEP FORCË DHE KURAJONga SOKOL DEMAKU  (05.19.2014)
EMIGRANTËT SI INFORMATORË? (05.18.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]