E Premte, 04.26.2024, 06:40am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
KLEDI KADIU - MOS U BËNI PALAÇO, JEPNI PËR ALS!

E Enjte, 08.28.2014, 02:20pm (GMT+1)



Kauza e bamirësisë "Ice Buck et Challenge", tashmë e famshme në të gjithë botën, ka tërhequr edhe balerinin e famshëm shqiptar, Kledi Kadiu. Në fakt, Kledi ishte ndër të parët që ngriti një kauzë brenda kauzës, duke ironizuar të gjithë ata njerëz që hedhjen e kovave me akull në kokë nisën ta përdorin sipas balerinit, "për t'u dukur" në rrjetet sociale. Kledi publikoi në profilin e tij të "Facebook" një video ku u bënte thirrje të gjithëve të jepnin një kontribut të vërtetë, duke derdhur para. Madje, ai demonstroi edhe një çek të firmosur prej tij, dhuruar shoqatës ALS, sigurisht duke e mbajtur fshehur shifrën.

"Përshëndetje të gjithëve. Jam Kledi Kadiu dhe më kanë nominuar për fushatën e sëmundjes ALS. Nëse po prisni që të hedh ujin me akull në kokë, kjo nuk do të ndodhë. Dua të bëj një gjest më konstruktiv. Ky është një çek i dërguar shoqatës ALS. Shifrën do ta vendos më vonë, pasi nuk është elegante të tregoj çfarë bëhet në këto raste. Sa u takon nominimeve, dua të nominoj të gjithë ata të panjohur të cilët përfitojnë nga kjo fushatë për t'u dukur në rrjetet sociale, përndryshe do të ishin një hiç. Po shoh këto ditë qen e mace që janë bërë pjesë e kësaj fushate pa e ditur fare se çfarë është ALS. Më bëni një nder dhe bëni një nder, mos bëni palaçot mbi një problem kaq të madh. Reflektoni dhe kontribuoni vërtetë me një ofertë reale e konkrete", është shprehur balerini. Video e Kledit është shpërndarë nga mbi 50 mijë persona, të cilët kanë kritikuar mënyrën sesi po përdoret kauza serioze. Të shumtë ishin ata, të cilët duke qenë pjesë e listës së personave që hodhën akull në kokë, rrudhën buzët prej kritikave të Kledit. Por artisti nuk tërhiqet aspak. Ne e pyetëm Kledin se çfarë nuk i pëlqeu nga fushata me kova e akull, pjesë e së cilës janë bërë edhe politikanë e artistë të njohur. "Kush është i zgjuar e kuptoi. Kush është ofenduar, le ta mbajë! Vlen për të gjithë, italianë, shqiptarë dhe amerikanë", deklaron balerini për "Gazeta Shqiptare".

MEDIAT
Të shumtë janë personalitetet e rëndësishme në botë që pranuan të bëhen pjesë e kauzës për mbledhjen e fondeve për sëmundjen ALS. Mirëpo ka edhe nga ata që e kanë refuzuar pjesën e kovës, duke u përqendruar vetëm te kontributi në para. Agjencia italiane e lajmeve "TGCOM" shkruan se përpos balerinit Kledi Kadiu, edhe Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama apo Papa Françesku, kanë bërë thirrje që njerëzit të bëjnë bamirësi në të holla. Kështu ka vepruar vetë lideri amerikan, por shifrën e dhuruar e ka mbajtur të fshehur. Madje thuhet se Obama megjithëse i nominuar nga shumë personalitete, e ka ndaluar administratën e tij të përdorë kovat me akull.

SEMUNDJA
Prej mëse dy javësh, "Ice Bucket Challenge" është kauza më e re e bamirësisë që ka mbërthyer VIP-at në botë. E nisur në Amerikë, tashmë ka mbërritur edhe në Shqipëri, ku personazhet e ekranit nominojnë një tjetër person e më pas hedhin kovën me ujë me akull mbi kokë. Kjo iniciativë është një nismë e "ALS Association", shoqatës jofitimprurëse të Sklerozës Laterale Amiotrofike, sëmundje neurodegjenerative që prek qelizat nervore në tru dhe palcën kurrizore, e njohur ndryshe edhe si "sëmundja e Loi Gherig", për të sensibilizuar opinionin publik për këtë sëmundje të rrallë. "Facebook", "Instagram" dhe rrjetet e tjera sociale janë pushtuar tanimë nga kjo mani e VIP-ave shqiptarë. Deri më tani "Instagram" radhit rreth 516 mijë video të "Ice Bucket Challenge".
ADELAJDA XHAMANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BAHTIR LATIFI ME LIBRIN E TIJ, “EDHE NE JEMI BOTA”…Nga Prof. MURAT GECAJ publicist e studiues Tiranë (08.26.2014)
MAQEDONI - MËRGIMTARËT SJELLIN MË PAK PARA (08.24.2014)
ATA, BIJTË E SHQIPES (1)Fotoreportazh nga AJET NURO (08.23.2014)
GJERMANI - GJITHNJË E MË SHUMË EMIGRANTË HAPIN BIZNESE PRIVATE (08.22.2014)
SKANDAL NË SHBA - SHQIPTARI I DËNUAR FINANCON FUSHATËN E KONGRESMENIT DEMOKRAT (08.22.2014)
NJOFTIM - FESTIVALI KOMBËTAR I LETËRSISË PËR TË RINJ, PODUJEVË (08.20.2014)
6 SHQIPTARË NË GARË PËR DEPUTETË TË SUEDISË (08.19.2014)
VDES SOPRANOJA LICIA ALBANESE NË MOSHËN 105 VJEÇARE (08.18.2014)
PO KTHEHEJ NË GJERMANI PAS PUSHIMEVE NË KOSOVË - MËRGIMTARI SHQIPTAR PLAÇKITET DHE RRIHET NË SERBI (08.16.2014)
ILIR IKONOMI - HISTORIA RISHKRUHET PËRMES DEBATITIntervistoi: DALIP GRECA (08.15.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]