VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHQIPTARËT E AMERIKËS MBLEDHIN NDIHMA PËR TË PËRMBYTURIT NË SHQIPËRI (Fotoreportazh)Nga BEQIR SINA, New York

                                                                                      

E Hënë, 05.06.2024, 05:35am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

SHQIPTARËT E AMERIKËS MBLEDHIN NDIHMA PËR TË PËRMBYTURIT NË SHQIPËRI (Fotoreportazh)

Nga BEQIR SINA, New York


E Martë, 01.19.2010, 03:21pm (GMT+1)

 

 

Kisha Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodrës" mblodhi përafërsisht 110 mijë dollarë dhe Federata PanShqiptare e Amerikës "VATRA" përafërsisht 30 mijë dollarë

 

 

 NEW YORK CITY: Ne New York, ne kuadrin e nje fushate gjitheperfshirese, qe eshte hapur prej sot nga shqiptaret ne Amerike, te nje fondi per mbledhjen e ndihmave per te demtuarit ne permbytjen e zones Shkodres, Federata "VATRA" hapi dyert per te permbyturit. Komuniteti shqiptar ne SHBA thote se e ka percjelle me vemendje dhe ka qene i shqetesuar keto dite para te vitit te ri, prej se kur nje permbytje e papare per me shume se 100 vjet, goditi per disa dite zonen e nen Shkodres.

 

Ne kete situate pas permbytjeve te medha te dy javeve te fundit ne zonen e nen/ Shkodres, kur me kujdesin qe po tregon qeveria shqiptare situata po normalizohet, dhe autoritetet po pergatiten per llogaritjen e demeve te shkaktuara nga permbytja,  komuniteti shqiptare ne vendbanimet ku me se shumti banojne emigrantet tane, shoqatat, organizatat,  kisha dhe xhamia bejne thirrje per te mbledhur ndihma per banoret e Shkodres.

      

Ne krye te kesaj fushate gjitheperfshirese eshte vendosur Federata PanShqiptare e Amerikes, Vatra, Kisha Katolike Shqiptare ne Amerike, Komuniteti Musliman Shqiptaro Amerikan, dhe disa organizata, shoqata, biznesmene te fuqishem, po ashtu shume familje emigrantesh jane perfshire ne kete aksion ne ndihme te popullsise se zonave te permbytura ne zonen e Shkodres, per te cilin thone organizatoret se sapo ka filluar.

 

 

Ne Boston komuniteti shqiptare atje, Kisha Ortodokse Shqiptare, ne Detroit Kisha Katolike , Teqeja Bektashjane dhe Xhamia dhe bashkekombasit tane, biznesmen e veprimtare te komunitetit, thuhet se kan hapur fushtat per mbledhje ndihmash. Ndersa, mbreme, ne nje darke Gala, Kisha Katolike Shqiptare "Zonja e Shkodres" ne Harstdale - Nju Jork, organiznoje, nje tubim mbledhje ndihmash, per zonat e permbytyra  ne lokalin "Maestros" ne Bronx. Ndersa njoftohet se edhe Televizioni Kultura Shqiptare dhe Produkcioni "Dugagjini", nga mes java eshte duke u pregatitur per nje koncert humanitare, me pjesmarrjen e kengetareve e artistetve shqiptare ne komunitet, per mbledhje ndihmash per permbytjen ne rrethin Shkodres.

 

 

Komuniteti shqiptar ne SHBA beri te ditur se per mbledhjen e ketyre ndihmave dhe dergimin e tyre ne Shqiperi, eshte ne koordinim te plote me qeverine shqiptare, nepermjet  Ambasades se RSH, ne Uashington, Misionit te Perhereshem prane OKB-se, dhe te Konsullates se saj ne qytetin e Nju Jorkut, dhe me zyrat e konsujve te nderit ne Sant Luis, Boston, Detroit, North Karolina. 

 

Nderkaq, ne keto tubime Shqiptaret e Amerikes kane pershendetur edhe vendimin e Qeveris shqiptare, e cila pritet te organizoje se shpejti nje konference donatoresh, per te mbledhur ndihma dhe asistence ekspertesh, per te vleresuar dhe rikuperuar demet e shkaktuara ne zonat e permbytura ne veri te vendit.

 

 

Ndersa, ne darken, ku moren pjese disa qindra vete, dhe e udhehoqen famullitari i Kisha Katolike Shqiptare "Zonja e Shkodres" ne Harstdale - Nju Jork, Dom Pjeter Popaj - veprimtaret Fran Cotaj dhe Mark Gjonaj si dhe komisioni per mbledhjen e fondeve kryesuar nga Leke Perlleshi, Lule Gjokaj, Gjina Cotaj, Gjona Parubi, Victor Gjelaj, Age Ivezaj, Gjikota Curnaj, Arjan Gjushi, Pjeter Zagreda, Palush Gjuraj ne lokalin "Maestro's" ne Bronx, u grumbulluan perafersishte rreth 110 mije dollare. 

 

Pa ekzekutimit te hymnimit kombetar te te dy vendeve Shqiperise e SHBA-es, bekimi i darkes fondmbledhse u krye nga Dom Pjeter Popaj dhe meshtari i Kishes Ortodokse Shqiptare,  "Shen Nikolla"i perndershmi Andrew Jarmus. Nderuan me pjesmarrjen e tyre edhe ambasadori Ferid Hoxha, zv/ambasadori Petrika Jorgji dhe konsullja Admira Jorgji. Kjo mbremje qe u moderua nga kryetari i keshillit te Kishes , zoti Fran Cotaj, u shoqerua edhe me nje video-dokumentar me titull "Flooded Shkodra", kushtuar kesaj fatekeqesie natyrore ne veri te vendit, pergatitur nga nga shqiptaro amerikani Rrok Markolaj. Z Lek Perlleshi dhe znj Victoria Gjelaj lexuan e emrat e cdonjerit qe dha donacion.

 

 

Nder donatoret me shuma me te medha mund te veçohen edhe ato te dy veprimtarve te njohur te komunitetit shqiptar, si ajo e afaristit ne Nju York Xhim Xhema, dhe veprimtarit e aktivisitit te dalluar, Harry Bajraktari, biznesmen i sukseshem. I pari, dorzoje 15 mije dollare dhe i dyti 5 mije dollare.

 

    

 

Me kete solidarizim ndihmash, nga Amerika, Shqiptaret e Amerikes edhe njehere treguan zemergjeresine e tyre per te ndihmuar per te hapur zemerat dhe kultetat per atdheun e tyre.

 

 

Ne mbremjen Gala  e organizuar nga Kisha Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodres" per t'iu ardhur ne ndihme banoreve te zonave te permbytura ne zonen e nen Shkodres dhe Lezhes, serish u deshmua solidarizimi i madh shqiptaro-amerikan, pa dallime fetare e bindje politike, krahina e tjer. Xhamia e Bruklinit iu bashkua ketij fondi me nje shume simbolike dhuruar nga Imam Osman Zaka. Sakaq ne solidaritet me kishen edhe nje perfaqesi e Federates PanShqiptare Vatra, dhuroi 1000 dollare, gjithesejte, mbledhur nga anetaret e kryesise se saj perfshire kryetarin z Agim Karagjozi.

 

 

Don Pjeter Popaj, Famullitari i Kishes "Zoja e Shkodres" ne Hartsdale, Nju York, deklaroi se eshte shume i kenaqur nga ky solidarizim madheshtor dhe mbledhja e ketyre te hollave, qe behet per te ndihmuar njerezit ne keto lloj fatkeqesish natyrore. "Pra, per te sheruar ato plaget e tyre te dhimbjeve te ketyre njerezve" . Duke bere kete veprim tha Dom Pjeter Popaj ne arrijme te Ã§ojme ne vend edhe veperen e madheshtore te nobelsites shqiptare Nena Tereses, e cila gjendej gjithmon aty ku hapeshin palget e njerezimit per t'i sheruar ato. 

 

 

Ne darken fondmbledhese, per te permbytyrit ne zonat e prekurra ne Shkoder e Lezhe, mori pjese Presidenti vullnetar i Liges Qytetare Shqiptaro Amerikane, Joseph J. DioGuardi, dhe bashkeshortja e tij Shirli Klojes keshilltare e ceshtjeve Ballkanike, (te cilet dhuroje nji mije dollare), nga Shteti i New Yorkut, mori pjese edhe i nderuari Jeff Klein, Senator i Shtetit te New Yorkut, anetari i keshillit te Bashkise se Nju Jorkut, James Vaca, avokati i njohur Stephen Kaufman, anetari i Asamblese se Nju Jorkut , Michael Benedeto, dhe Dr. Alan Ros nga Klinika Illiria ne Nju Jork. dhe  moren pjese gjithashtu, edhe figura te shquara te komunitetit, politikan, artiste, afariste te medhenje, studnete dhe lider fetar, perfaqesues te shoqatave dhe organizatave te komunitetit .

 

 

Agim Karagjozi Kryetari i Federates, PanShqiptare te Amerikes, Vatra, ne nje deklarim per gazeten kombetare Bota Sot, u shpreh gjate fushates ne zyren e Vatres, se " Faleminderit Zotit! qe ne kete fatkeqesi natyrore me permasa te papara natyrore, nuk pati qofte edhe nje humbje jete. Ai ndersa vlersoj punen e qeverise shqiptare, e cila ishte i angazhuar e gjitha ne Shkoder, faleminderoje angazhimin e perkushtimin e qeverise shqiptare, duke cekur se ne emer te Vatres ata kan adresuar dhe nje deklerate drejtuar qeverise shqiptare dhe Kryeministrit te Shqiperise z Sali Berisha. 

 

 

Vatra tha ai e ndoqi dhe e ndjek me shqetesim situaten e rende qe u krijua rrethet e Shkodres dhe te Lezhes nga shkaqet natyrore, nepermjet informimit televizive satelitore. Dhe, perkundrejt veshtiresive te medha qe u krijuan atje ne nje territor te gjere, tha ai u vu re nje angazhim dhe perkushtim maksimal i te gjitha strukturave qeverisese, dhe ministrave perkates per te perballuar dhe tejkaluar kete situate. Ai pohoi se ne emer te Vatres ata kan adresuar nje deklerate  drejtuar qeverise shqiptare dhe Kryeministrit te Shqiperise z Sali Berisha.

 

 

Ai potencoi se kjo fushate do te vazhdoje edhe ne ditet e ardhshme, dhe pret donacione nga te gjithe shqiptaret e Amerikes. Kreu i Vatres z Agim Karagjozi, njekohesisht falenderon te gjithe ata qe dhuruan ndihmat e para dje, ne zyren e Vatres, ku u grumbulluan perafersisht rreth 30 mije dollare, me donacione nga biznesment shqiptare, veprimtare, e aktiviste te komunitetit, emigrantet e thjeshte, faleminderim i veçante per solidaritetin njerezor dhe kontributet materiale qe  dhane çdo njeri prej tyre,(emer per emer lista do te botohet kur te perfundoje aksioni) ne ndihme te familjeve te permbytura, per t'u derguar si kisti pare ne Shkoder.

 

Ne kete fushate qe nisi dje nga zyrat e Vatres, vlen te permenden dhe dy donatoret me shuma me te medha deri tani, pra me nga 5 mije dollar, zoterijte Hysen Biberaj (babai i  prof. Elez Biberaj  historian i njohur  dhe gazetar shqiptaro-amerikan, redaktor pergjegjes i sektorit evropian (Managing Editor, European Division) tek radio prgrami dhe televizioni i  "Zerit te Amerikes" dhe Presidenti i Fondacionit "Vatra" doktor Nexhat Kalici, MD.

 


Sakaq ne dekleraten e leshuar nga Vatra me pare mes te tjerave thuhej se :"Federata"Vatra" konstaton se pozicioni qe ka marre opozita shqiptare per te perfituar nga fatkeqesia natyrore, nuk eshte njerezor. Te fajesosh qeverine per reshjet, te shtosh ankthin ne kete situate, dhe te mos thuash as nje fjale per ç'ka po ben qeveria,nuk eshte e moralshme. Federata Panshqiptare Vatra do t'i rekomandonte klases politike shqiptare bashkim forcash ne kete situate.

 

Vendosja e qeverise mes dy presioneve, asaj qe ka krijuar natyra dhe sulmeve te pamoralshme politike, nuk i sherben kapercimit te gjendjes.Fatkeqesite nuk mund te shfrytezohen per kapital politik.Amerika dhe shtetet e tjera demokratike ofrojne bashkepunim ne raste fatkeqesish.Opozita te mos e shoh veten vetem ne rolin e prokurorit e gjykatesit,por pjese te pergjegjesise." thuhet ne dekleratene Vatres, shoqates me te vjeter ne disapore.

 

 

 

Fotot janë ilustruese të marra nga takimet e kaluara fondmbledhëse të organizuara nga Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në Nju Jork

 

 

 

 

 

Fotot e mëposhtme janë marrë nga takimi fondmbledhës tek zyra e Vatrës, mbajtur ditën e shtunë më 16 janar 2010

 

 

 

Beqir Sina


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Dërgesat e emigrantëve janë reduktuar (01.19.2010)
Poezitë e Kozeta Zylos në një orë mësimi, në një shkollë amerikane (01.17.2010)
Në Nju Jork u zhvillua pelegrinazhi përkujtimor i përvjetshëm i vdekjes së Gjeneral Abaz KupitNga BEQIR SINA, Nju Jork (01.13.2010)
Florian Berisha më 18 janar mbush 20 vjet (01.11.2010)
Lek Pervizi - çmim special në poezi (01.10.2010)
POEZI TË 26 NËNTORIT 2009 - POESIE DEL 26 NOVEMBRE 2009 Nga ËNGJËLL KOLIQI (01.09.2010)
Revista Shqiptari dhe Zjarri i Shipkovicës në Bukuresht (01.07.2010)
Vetëm në liri u takuam me vëllezërit tanë të një gjaku (Reportazh nga Nju Jorku) Nga KËZE KOZETA ZYLO, Fjala e Lirë  (01.05.2010)
Fatmire Bajramaj, nga refugjate në kampione bote (12.27.2009)
Ikja e rinisëNga DAFINA MALOKU, Toronto, Kanada (12.26.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]