VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Poezitë e Kozeta Zylos në një orë mësimi, në një shkollë amerikane

                                                                                      

E Hënë, 05.06.2024, 03:02am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
Poezitë e Kozeta Zylos në një orë mësimi, në një shkollë amerikane
E Djelë, 01.17.2010, 10:10am (GMT+1)

Gjate mësimit

 

Të enjten, më 7 Janar 2010 në shkollen e mesme Susan E. Wagner, në Staten Island, New York u zhvillua një orë mësimi e rregullt rreth krijimtarisë së poetes shqiptaro-amerikane Këze Kozeta Zylo.

 

Profesoresha Decker prane kesaj shkolle, kishte marrë leje nga edukimi dhe drejtoria e shkollës për të zhvilluar këtë orë mësimi brenda programit.

 

Poezitë e zonjes Zylo u përkthyen në anglisht, spanjisht dhe gjuhen kineze nga nxenesit e klases dhe njëkohësisht u lexuan ne versionin e tyre origjinal në shqip. 

 

Studentët e mirëpritën me një kënaqësi të veçantë poeten Zylo dhe diskutuan me pasion rreth krijimtarisë së saj. 

Vete aktivistja e komunitetit e konsideron kete aktivitet te bukur jo thjesht si nje arritje personale, por edhe si nje rast shume te mire per te prezantuar denjesisht kombin tone, letersine dhe kulturen e lashte shqiptare.

 

Në këtë orë mësimi kishte mësues të ftuar, punonjës të administratës, studentë të rrethit letrar të shkollës etj...

 

Gjithëpërfshirja e studenteve të klasës dhe përkthimet e poezive të saj në gjuhë të ndryshme, e mbushi sallën me emocion dhe kënaqësi.  Ata kishin bërë një studim paraprak për këtë poete, studim që udhëhiqej nga profesoresha amerikane, znj.Dekcer.

 

Znj.Decker eshte dhe vete poete e botuar dhe po perfundon doktoraten ne Universitetin e Qytetit te New York-ut (CUNY).  Ajo eshte duke perfunduar per nje project te titulluar "Sylvya Plath dhe Ted Hughes: Side by Side" ( Sylvia Plath dhe Ted Hughes: Krah per krah), te cilin e prezantoi ne Simpoziumin e 75 kushtuar shkrimtares se shquar amerikane Sylvya Path te organizuar nga Oxford University ne tetor.

 

 Ajo lavderoi poezitë e zonjes Zylo duke i pershkruar ato si "delicate, me mendim te thellë dhe art".

 

Aktiviteti rreth kësaj ore mësimi do të pasqyrohet në gazetën e shkollës, e cila ka rreth 3,500 studentë dhe është një ndër shkollat e mira publike të New Yorkut.

 

Në fund studentët i dhuruan znj.Zylo 26 letra me komentet e tyre përkatëse ne anglisht rreth poezive si: Mjellmat po të vijnë, Monumenti i Lotit, Në gjoksin tim, Në hojëza mjalti, Mirëmëngjes dashuri" etj.

 

Komenti që bëri më shumë përshtypje ishte rreth poezisë: "Mirënjohje Amerikës", ku shkruhej:  "Kjo poemë eshte një himn për gjithë emigrantët"!

 

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Në Nju Jork u zhvillua pelegrinazhi përkujtimor i përvjetshëm i vdekjes së Gjeneral Abaz KupitNga BEQIR SINA, Nju Jork (01.13.2010)
Florian Berisha më 18 janar mbush 20 vjet (01.11.2010)
Lek Pervizi - çmim special në poezi (01.10.2010)
POEZI TË 26 NËNTORIT 2009 - POESIE DEL 26 NOVEMBRE 2009 Nga ËNGJËLL KOLIQI (01.09.2010)
Revista Shqiptari dhe Zjarri i Shipkovicës në Bukuresht (01.07.2010)
Vetëm në liri u takuam me vëllezërit tanë të një gjaku (Reportazh nga Nju Jorku) Nga KËZE KOZETA ZYLO, Fjala e Lirë  (01.05.2010)
Fatmire Bajramaj, nga refugjate në kampione bote (12.27.2009)
Ikja e rinisëNga DAFINA MALOKU, Toronto, Kanada (12.26.2009)
Me sigurimet shoqërore jemi shumë keq - Emigrantët shqiptarë në Greqi (12.11.2009)
"Ne jemi xhami e hapur, transparente" - Xhamia e shqiptarëve në Leverkuzen (12.09.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]