VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Fatmire Bajramaj, nga refugjate në kampione bote

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 03:58am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
Fatmire Bajramaj, nga refugjate në kampione bote
E Djelë, 12.27.2009, 10:47pm (GMT+1)

 

 

Voal-online -Fatmire "Lira" Bajramaj, futbolliste shqiptarogjermane, lindi më 1 prill 1988 në Gurakoc të Pejës. Ajo luan në Ligën Federale të futbollit të fermave dhe është pjesëtare e ekipit kombëtar, mban në fanellën e lojtares numrin 23. Është e lartë 1 metër e 70 centimetër.

 

Kur Fatmire Bajramaj ishte katër vjeçe, familja e saj, babai Ismet dhe nëna Ganimete, u vendos në Gjermani. Pa dijenin e babait të saj filloi të luajë futboll në DJK/VfL Giesenkirchen. Bajramaj mori shtetësinë gjermane dhe kaloi në FSC Mönchengladbach. Më 2004 ndërroi përsëri klub, kësaj here duke ndërruar edhe rolin e saj si lojtare, tashmë mesfushore në FCR 2001 Duisburg me të cilin do të bëhej nënkampione gjermane, më 2007 arriti DFB-Pokalfinale (vendin e dytë) dhe më 2009 Kupën e UEFA-s për Femra (UEFA Women's Cup) ku fitoi përsüeri DFB-Pokal. Me kalimin në Potsdam për stinorin 2009/10 Bajramaj do të bashkohej me Corina Schröder.

 

Më 2003, kur krijohej për herë të parë kombëtare gjermane për femra nën 15 vjeç (U-15-Nationalmannschaft) do të thirrje në kombëtare edhe Bajramaj. Më 2005 ajo do të thirrej në kombëtaren e nën nëntëmbëdhjetëvjeçareve (U-19-Nationalmannschaft) në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian. Më 20 tetor 2005 ajo debutori në skuadrën kombëtare të të rrturave, në formacionin A, domethënë lojtare e mirëfilltë titullare kundër Skocisë. Në verën e vitit 2006 e fitoi Kampionatin Evropian me kombëtaren e nën nëntëmbëdhjetëvjeçareve. Me kombëtaren e nën njëzetvjeçareve (U-20-Weltmeisterschaft) ajo arriti në kampionatin botëror në çerekfinale. Në fund të janarit 2007 me kombëtaren gjermane ajo mori pjesë në një turne katërvendesh në Republikën Popullore të Kinës. Në lojën kundër Anglisë ajo pësoi dëmtim të shpatullës.

 

Ajo u bë pjesë e kombëtares gjermane përsëri, tashmë në Kampionatin Botëror të vitit 2007, duke u bërë Kampione e Botës. Në Lojërat Olimpike të vitit 2008 ajo do të shkëlqente sidomos në lojën me Japoninë, ku në minutën e 62-të do të shënonte golin e parë dhe në mbarim të ndeshjes edhe golin e dytë të ndeshjes, duke ia dhënë kombëtares gjermane vendine tretë dhe medaljet e bronxit.

 

Në tetor 2009 ajo botoi autobiografinë Mein Tor ins Leben Vom Flüchtling zur Weltmeisterin (Hyrja ime në jetë Nga refugjate në kampione bote)

Fatmire Bajramaj u arsimua si ndihmëse avokati tatimesh. E ndërpreu shkollimin më 1 korrik 2007 dhe nga 1 korriku 2007 do të ishte në shërbim të detyrueshëm të ushtrisë së Gjermanisë.

 

Që nga fillimi i vitit 2007 "Lira" është e fejuar me aktorin kosovar Eshref Durmishi, që ndër tjera luajti rolin kryesor në filmin gjermano-grekë "Eduart".

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Ikja e rinisëNga DAFINA MALOKU, Toronto, Kanada (12.26.2009)
Me sigurimet shoqërore jemi shumë keq - Emigrantët shqiptarë në Greqi (12.11.2009)
"Ne jemi xhami e hapur, transparente" - Xhamia e shqiptarëve në Leverkuzen (12.09.2009)
Në Kosovë diçka po zihetNga LEBIT MURTISHI (12.06.2009)
NË SHKOLLËN SHQIPE NË JURANga Nexhmije MEHMETAJ, mësuese Zvicër (11.30.2009)
SHBA: 28 Nëntori një festë e madhe që i bashkon shqiptarët (11.29.2009)
Kremtimi i Ditës së Flamurit në Lozanë (11.27.2009)
LEBIT MURTISHI JAM UNË (11.17.2009)
Flet Alida Hisku, tashmë si shkrimtare dhe kryetare e grupit muzikor "Melodi Rain" (11.12.2009)
Berlini i ndarë: "Më dukej vetja si majmun në kopështin zoologjik" (11.09.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]