VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FLASIN NGA SHBA PËR VDEKJEN E AKTORIT TË MADH SHQIPTAR BEKIM FEHMIUFotoreportazh nga BEQIR SINA, New York

                                                                                      

E Mërkurë, 05.15.2024, 10:20pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

FLASIN NGA SHBA PËR VDEKJEN E AKTORIT TË MADH SHQIPTAR BEKIM FEHMIU

Fotoreportazh nga BEQIR SINA, New York


E Enjte, 06.24.2010, 02:41pm (GMT+1)

Miqtë dhe kolegët, artistë, shkrimtarë, poetë , aktorë e skenografë të njohur shqiptarë në Amerikë, flasin për vdekjen e aktorit të madh shqiptar Bekim Fehmiu: "Bekim Fehmiu, artist dhe kollosi i ekraneve të ditëve që bashkë i jetuam; (brilant nëpër interpretimet e persosura qe realizoi) duke vulosur artin dhe gjithçka te vetvetes me zemer të madhe"

NEW YORK CITY : Me respekt dhe perkulje te thelle flasin sot te gjithe miqte, aktoret dhe regjizoret nga Kosova, Shqiperia, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanoci, Medvegja, Çameria dhe diaspora, per ikonen tone me fame boterore te filmit, Bekim Fehmiun. Bekim Fehmiu u gjet pa jete ne shtratin e tij ne lagjen Zvezdara, prane armes se regjistruar ne emrin e tij. Bekim Fehmiu jetonte kohet e fundit jashtezakonisht i terhequr dhe nuk dilte shpesh ne publik.

Vdekja e Bekim Fehmiut ka prekur thelle miqte dhe koleget e tij ne SHBA-se. Artistet, shkrimtare, poete , aktore e skenografe te njohur shqiptare ne Amerike, ne shenje nderimi per jeten dhe vepren e tij, kane shkruar enkas keto dite. Ata e quajne Bekim Fehmiun siç u shpreh njeri prej tyre si "Figura e Tij tashme ka permasat prane figurave me kulturen me te ndritur shqiptare."". Ndersa te tjeret edhe me lot ne sy thone se "lajmi per vdekjen e artistit te madh Bekim Fehmiu eshte lajmi me tragjik qe i eshte kumtuar ndonjehere".

Gazeta kombetare Bota Sot, pati rastin te flase me disa artiste, skenografe, shkrimtare e publiciste Shqiptaro Amerikane, duke iu drejtuar sejcilit prej tyre pyetjet "Si e keni pritur lajmin per vdekjen e aktorit Bekim Fehmiu ? dhe pyetjen tjeter : Çfare ishte per ju Bekim Fehmiu ?

Ish - regjizori e skenografi i Televizionit Shqiptare, Astrit Tota,(piktor) i cili prej vitesh jeton ne SHBA-es, - Nju Jork, , thote se vdekja tragjike e aktorit 74 vjeçar Shqiptar Bekim Femiu me ka shtangur. Gradualisht, si ne ekran me del para sysh ky artist; kollosi i ekraneve te diteve qe bashkejetuam; (brilant neper interpretimet e persosura qe realizoi) duke vulosur artin dhe gjitheka te vetvehtes me zemer te madhe.

Duke i pergjigjur pyetjes se gazetes Bota Sot, skenografi i shume filmave dhe teatrove ne Shqiperi, Astrit Tota, tha se :' Portreti i Bekim Femiut ishte mese i veçante; i pa perseritshem. Na kaloi para sysh si nji yll neper Ballkan, ky Yll i Kinematografise Boterore. Figura e tije ishte vitale, plot energji, ne trup e ne shpirt; duke perjetuar lloj lloje sfidash, deri edhe dertet e thella te fundjetes se vet; me vetedije. Qe shprehur me fjalet e zemres se tije, se kishte nji deshire te zjarte per te interpretuar figuren e Kryelegjendarit, krye Heroin tone Kombetare - Gjergj Kastriot Skenderbeu ne nji film me permasat Hollivudiane. Me ardhjen e demokracise ne Shqiperi, Aktorit Bekim Femiu iu afrua roli kryesor ne filmin Kolonel Bunker. Ishte edhe propozim-deshira e tij per te patur partnere, ne rolin e pianistes, "bashkeshortes se vet" Artisten e madhe Greke Irenne Papas (me origjine te larget shqiptare) por ne momentin e fundit, per arsye ekonomike ende te pa qarta, e vetanulloi pjesmarjen. Figura e Tij tashme ka permasat prane figurave me kulturen me te ndritur shqiptare.

Uk Lushi - Shqiptaro-Amerikani i UÇK-s , ish luftetar i Batalionit "Atlantiku", publicist dhe autor i librit me te fundit "Shqiptaro-Amerikanet e UÇK-s Kronike e Batalionit "Atlantiku", pyetjes se gazetes Bota Sot, Si e keni pritur lajmin per vdekjen e aktorit Bekim Fehmiu?

I pergigjet duke thene "Lajmi i zi mbi vdekjen e aktorit Bekim Fehmiu ishte nje shok i dhimbshem. Jam ndier si ndihet njeriu kur humb nje anetar te familjes.

Sakaq, ne pyetjen tjeter : Çfare ishte per ju Bekim Fehmiu ?

Lushi sjell edhe kujtimet e tij nga takimi me aktorin e madh Bekim Fehmiu ne Prishtine, ku ai e ka takuar ate 15 vjet me pare. "Kur ne veren e vitit 1995 shkova ne atdhe, tha Lushi, per pushime pata rastin e jashtezakonshem te takohem dhe miqesohem me artistin Bekim Fehmiu. Ju paraqita pasi disa miq me thane se ishte njeri i veshtire dhe nuk denjonte te fliste me njerez te panjohur. Kur ia thashe kete sapo ju afrova tavolines ku rrinte me disa njerez, ai buzeqeshi dhe foli: e shihni, ju po flisni me mua dhe une po flas me ju; nuk qenkam edhe aq me rrenge- urdheroni dhe uluni. Kaq thjeshte dhe keshtu shkurt dhe njerezisht fliste dhe vepronte njeriu qe gjate jetes se tij shkelqeu prej drrasave te teatrit e deri ne majat e Hollywoodit.

Me pas ai tregon se "Prej asaj dite, per tete dite me radhe, jam pare me te, vellezerit e tij- Bashkimin dhe Fatmirin, dhe miq tjere te mjeshtrit, ne kompleksin Qafa ne Prishtine, prej ores 10 te paradites, kur pinim kafen e mengjesit, deri ne ora 2 te pasdites, kur hanim dreken. Pastaj ai shkonte ne shtepi te pushonte kurse une ikja te çmallesha me Prishtinen deri naten vone.

Njeriu dhe artisti Fehmiu kane qene nje. Ai ishte shume i madh per ordinaritetin e jetes. Kujtoj me lumturi rrefimet dhe keshillat e tij per jeten, lirine, artin dhe dashurine njerezore. E ka pasur nje peng te madh- deshi te luante Gjergj Kastriotin. E perseriste çdo dite kete deshire te zjarrte. E pyesja mos jeni i vjeter tashme te luani rolin e heroit shqiptar dhe ai me fliste per ore te tera se si aktori i vertete nuk njeh moshe, prandaj 25 vjeçari mund te te habise duke luajtur nje 50 vjeçar dhe 50 vjeçari mund te luaje nje 25 vjeçar bindes pa asnje problem. Mbase kjo lehtesi dhe ky eternalitet i metodes se tij aktoreske duhet te kene qene dy nga sekretet e madheshtise se tij si aktor.

Une nuk mbaj mend te kem takuar ndonje njeri ne jeten time te deritanishme qe te kete pasur prezence aq te fuqishme. Rrezatonte magji dhe thjeshtesi te rralle. Per mua Bekim Fehmiu ishte dhe do te mbetet AKTOR dhe NJERI i RRALLE. Ndihem me fat qe e njoha edhe fizikisht. I pushofte shpirti ne paqe dhe ne shoqerine e engjujve, tha ne fund zoti Uk Lushi - Shqiptaro-Amerikani i UÇK-s , ish luftetar i Batalionit "Atlantiku", publicist dhe autor i librit me te fundit "Shqiptaro-Amerikanet e UÇK-s Kronike e Batalionit "Atlantiku", pyetjes se gazetes Bota Sot,

Aktori i njohur shqiptar ne SHBA, Luan Bexheti, aktori nga Tetova, qe ka interpretuar dhe luajtur ne disa filma dhe ne Broduej, thote se nepermjet gazetes Bota Sot, kisha deshire te percjell edhe "Ngushllimet e mia me te sinqerta per vedkejn Bekim Fehmiut, vdekje te cilen e mora me shume keqardhje, nga nje telefonate nga Tetova, ku me treguan se kish vdekur Bekimi!".

Me tej Behxheti, tregon se "Kam patur rastin t'a takoj disa here ne New York dhe ne Prishtine dhe me thene te drejten , gjithmon e kam pelqyer shume si person dhe si aktor me fame!".

Une, thote aktori i njohur ne komunitet, Luan Bexheti, mundohem te bej nje kariere si ajo qe ka pate bere aktori yne i fameshem Bekim Fehmiu , por e di se e kam te veshtire dhe kam shume rruge te gjate per te aritur ate, dhe suksesin e tij me permasa boterore".

Kam patur rast te luaj ne skene me Uliks Fehmiun, te birin e tij, ku kemi kaluar shume mire dhe nje rast me beri shum te lumtur kur Bekim Fehmiu e kishte marr Uliksin ne telefon dhe i kishte treguar se ju kam pare ne nje televizion te Kosoves, nepermjet "Zerit te Amerikes", duke luajtur me Luan Bexhetin," Kjo ishte shume emocionuese per mua!" kishte thene Bekim Fehmiu.

Poeti Hys Shkreli, publicist e gazetar pyetjeve te gazetes Bota Sot :"Si e keni pritur lajmin per vdekjen e aktorit Bekim Fehmiu?, Çfare ishte per ju Bekim Fehmiu ?" iu iu pergjigje me nje shkrim te titulluar: "Nje leter pa adrese!" - " Kush e Vrau Bekimin Fehmiun?", ku ne mes te tjerave Shkreli shkruan se :

Ti linde ne nje qytet tragjik, ku filloi nje lufte boterore e disa te tjera ballkanike. Ti linde ne nje kohe te pakohe, kur shqiptaret nuk kishin film, as ekran e as shtet te konsoliduar. Linde me shume lindje shqiptare. Ato ishin lindje plot dhembje, disa edhe te pergjakshme. Ndaj u detyrove, njesoj si Uliksi, te rrugetoje e shpernguleshe nga njeri qytet ne tjetrin: nga Sarajeva, Shkodra, Prizreni, Prishtina... Udhetove nga njera kulture ne tjetren, nga njeri front ne tjetrin. Fole ne shume gjuhe, e megjithate disa nuk te kuptuan.

Jeta jote ishte plot shkelqim e dallge, guxim e frike, sfida e fitore. I ngjan fatit te shqiptarit. I ngjan historise sone. Si komb, ne perhere ishim ne lufte mbrojtese, ashtu siç ishe ti. Gjate historise, ndonjehere ne lidhem edhe aleanca te gabuara, mirepo arritem edhe shkelqime ne civilizimin evropian. Megjithekete, shpesh na bene fajtor. Ishim te akuzuar, ishim te abuzuar. Jo rralle e zgjodhem tkurrjen si mbrojtje.

Ti jetove ne Beograd, ne kryeqytetin e vuajtjeve shqiptare. Aty ku shqiptaret i quajten "sharrexhinj", "njerez me bisht", "primitive"... Ne qytetin ku shqiptaret perhere ishin te perbuzur e nençmuar. Aty ku shpesh u moren vendime te kobshme per shqiptaret.

Ti e le Kosoven si Uliksi Penelopen per te luftuar per artin tend. Kosova te priti me vite. Po kthehesh nga Troja jote ne Kosove hi e shpirt, yll e fame. Vdekja jote na kujton kohen kur kolose te kultures sone vinin ne arkivole nga dheu i huaj.

Ti le porosi te kremohesh. Ndoshta pse trupi yt ishte ne flake prej vitesh. Ndaj varri yt nuk do te jete ne Beograd, as ne Prishtine, ne Tirane, as ne Holivud. Varri yt do te jete ne qiell, atje ku pushojne yjet. Sepse ti ishe nje yll. Atje te pret Aleksander Moisiu e emra te tjere shqiptaresh te bekuar. Ne historine tone nuk eshte hear e pare qe yjet shqiptare lindin ose vdesin ne dhe te huaj. E rendesishme eshte qe ata shkelqejne mbi token e tyre. Ne jo rralle u kemi dhene krijues e heronj edhe kulturave te tjera, ashtu siç ben bota e civilizuar.

Publicisti Tom Paloka , botues dhe editor i revistes "Trojet Tona" tha se "Veprat te cilat ka lene pas aktori Bekim Fehmiu, ia kane siguruar atij pavdekesine dhe ai aktrimin nuk e kishte vetem profession, por mision jetesor". Paloka tha se kurre nuk do te harroje xhestin kombetare te Bekimit Fehmiut. Edhe pse ne ate kohe ai ishte tani me aktor me fame boterore, Bekim Fehmiu nuk kishte pranuar qe ne nje film ai te shkruhej si ishte artiste serb. Ai tha se "Ne shenje proteste ndaj "histerise antishqiptare", Bekim Fehmiu vendosi ne vitin 1987 qe te terhiqet nga skena e aktrimit ne hapesirat e ish - Jugosllavise.

Bota e artit mesoi me hidherim lajmin e vdekjes se Bekim Fehmiut, njerit prej aktoreve me te shquar te hapesires shqipfolese te te gjitha koherave. Ai nderroi jete, ne banesen e tij ne nje lagje te Beogradit, ku jetonte me gruan dhe dy djemte. Bekim Fehmiu ishte dhe mbetet nje nga ikonat e artit skenik e atij kinematografik ne ish-Jugosllavi edhe ne arenen nderkombetare. Ai ka interpretuar perkrah emrave legjendare te filmit boteror, si John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Shoe, Dirk Bogart, Sharl Aznavur, Irene Papas, etj. Bekim Fehmiu lindi ne Sarajeve, ne nje nga familjet me te njohura Gjakovare, ne 1 Qershor, ne vitin 1936. Babai i tij, Ibrahim Fehmiu, ishte patriot i shquar dhe veprimtar i arsimit ne gjuhen shqipe." tha per gazeten kombetare Bota Sot, Publicisti Tom Paloka , botues dhe editor i revistes "Trojet Tona", ne Amerike.

Regjisori - skenografi Astrit Tota

 

Uk Lushi - Shqiptaro-Amerikani i UÇK-së , ish luftëtar i Batalionit "Atlantiku", publicist dhe autor i librit më të fundit "Shqiptaro-Amerikanët e UÇK-s Kronikë e Batalionit "Atlantiku",

 

Aktori i njohur shqiptar në SHBA, Luan Bexheti, aktori nga Tetova, që ka interpretuar dhe luajtur në disa filma dhe në Broduej,

Hys Shkreli, banon në Nju Jork, dhe është i vëllai i Azem Shkrelit poetit të madh të letërsisë shqipe në shekullin XX.

Publiciti Tom Paloka , botues dhe editor i revistës "Trojet Tona"

BEQIR SINA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DRAMA DRAMATIKE E MËRGIMTARËVE SHQIPTARË NË ZVICËRNga SAIME ISUFI (06.24.2010)
EMIGRANTË SHQIPTARË TË KTHYER NGA GREQIA (06.22.2010)
20 QERSHORI, DITA NDËRKOMBËTARE E REFUGJATIT (06.20.2010)
SHKRIMTARJA KËZE KOZETA ZYLO MERR ÇERTIFIKATËN E MIRËNJOHJES PËR BAMIRËSI (06.15.2010)
DIKUR TË GATSHËM PËR KONFLIKT - KTHESA E TË RINJVE SHQIPTARË NË MYNIH (06.15.2010)
NJË PËRURIM I KOSOVËS LETRARE NË BUKURESHTNga BAKI YMERI (06.14.2010)
NJOFTIM PËR TRYEZËN E RRUMBULLAKËT ORGANIZUAR NGA BISHZ MË 12 QERSHOR 2010 (06.10.2010)
MIJËRA SHQIPTARË NË PARK, NË FESTIVALIN "DITA E TRASHËGIMISË SHQIPTARE" NË NJU JORKNga BEQIR SINA, New York (06.08.2010)
VALON BEHRAMI NË GAZETËN "20 MINUTEN": NË PRAG TË AFRIKËS SË JUGUT 2010 - PËRKUSHTIMI PËR ZVICRËN, KOSOVËN, FAMILJEN DHE FUTBOLLIN (06.04.2010)
HISTORIANI ANDREAS ERNST, LIGJËRATË PËR PROCESIN E SHTETFORMIMIT TË KOSOVËS DY VJET PAS PAVARËSISË (05.31.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]