VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MERKEL: GJERMANIA KA DËSHTUAR NË KRJIMIN E NJË SHOQËRIE MULTIKULTURORE

                                                                                      

E Shtunë, 05.18.2024, 11:02pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
MERKEL: GJERMANIA KA DËSHTUAR NË KRJIMIN E NJË SHOQËRIE MULTIKULTURORE
E Djelë, 10.17.2010, 03:48pm (GMT+1)

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel tha dje se vendi ka dështuar në përpjekjet e tij për të krijuar një shoqëri ku të gjithë njerëzit nga kultura të ndryshme të jetojnë së bashku në paqe. Zonja Merkel tha në një aktivitet të partisë Bashkimi Kristian Demokrat se është e pamundur që njerëzit me prejardhje të ndryshme të jetojnë së bashku pa u integruar. Kancelarja Merkel ka presion nga brenda partisë së saj që të mbajë një qëndrim më të ashpër ndaj emigrantëve, të cilët nuk janë të predispozuar të përshtaten në shoqërinë gjermane.

Integrimi është pikësynimi kryesor për të ardhmen e afërt, u shpreh Kancelarja gjermane Angela Merkel, pasi deklaroi se bashkekzistenca e kulturave ka qenë një dështim i plotë në Gjermani.

Ideali i një shoqërie që inkorporon shumë kultura, ku njerëz nga prejardhje të ndryshme jetojnë të lumtur pranë njëri-tjetrit ka rezultuar plotësisht e dështuar. Të gjithë emigrantët, tha ajo, duhet të mësojnë gjermanisht nëse synojnë të integrohen në shoqërinë gjermane:

"Ata që duan të jenë pjesë e shoqërisë sonë, nuk duhet vetëm të respektojnë ligjin dhe të veprojnë në bazë të kushtetutës, por mbi të gjitha të mësojnë gjuhën tonë. Këtij objektivi duhet t'i jepet vlerë absolute".

Integrimi nuk është thjesht një ideal i demokracisë gjermane, por një domosdoshmëri, në një shoqëri me përbërje shumë të ndryshme nga ajo e disa dekadave më parë. Brezi i ri në Gjermani, thekson Kancelarja Merkel, përfaqëson në masë dërrmuese dyndjen e imigrantëve që ka përjetua vendi gjatë viteve të fundit:

"Në Frankfurt, dy ndër çdo 3 fëmijë nën moshën 5 vjeç kanë prejardhje imigrante. Ne jemi një vend që filluam që në vitet '60 të tërhiqnim punëtorë sezonalë. Tani ata jetojnë në këtë vend. Për ca kohë gënjyem veten me mendimin se këta punëtorë nuk do të qëndronin këtu gjatë dhe do të largoheshin një ditë. Por realiteti doli ndryshe".

Kjo, tha kancelarja Merkel, e bën integrimin një domosdoshmëri për shoqërinë gjermane. Por ajo këmbëngul se vendi i saj mbetet një tokë e mundësive për imigrantët e vendosur atje:

"Ne jemi një vend që u jep njerëzve shansin për sukses dhe kjo duhet të vazhdojë të jetë cilësia dalluese e Gjermanisë".

(http://www.voanews.com/albanian)

--

Merkel e quan shoqërinë multikulturore "të dështuar"

 

Politikanë kryesues të unionit kristiandemokrat dhe kristiansocial vazhdojnë t`i hedhin benzinë zjarrit në debatin për integrimin e të huajve në Gjermani. Kancelarja Merkel e quan shoqërinë multikulturore "të dështuar".

Përpjekjet për ngritjen e një shoqërie multikulturore në Gjermani kanë dështuar, tha Merkel ditën e shtunë (16 tetor)në Kongresin e të rinjve kristiandemokratë (JU) që u mbajt në Pocdam: "Kjo qasje është e dështuar, krejtësisht e dështuar".

Në të kaluarën është kërkuar shumë pak, mendon kancelarja. Kërkesa që migrantët të mësojnë gjuhën gjermane, është kërkesë e drejtë për të patur shance në tregun e punës. Martesat me detyrim nuk janë të pranueshme dhe natyrisht që edhe vajzat e familjeve migrante duhet të shkojnë në eskursionet e shkollës. Njëkohësisht duhen marrë masat që veprat penale të dënohen dhe që të mos krijohen në qytete zona ku policia nuk shkon.

Merkel shprehu njëkohësisht mbështetjen për shprehjet e kontestuara edhe brenda kristiandemokratëve, të presidentit Christian Wulff, sipas të cilave islamizmi është pjesë e Gjermanisë. "Ai është pjesë e Gjermanisë dhe kjo nuk shihet vetëm tek futbollisti Mesut Özil", nënvizoi Merkel duke përmendur mbrojtësin me origjinë turke të kombëtares gjermane.

 

 

Disa ditë më parë kancelarja pati theksuar në një konferencë rajonale të kristiandemokratëve të mbajtur në Berlin: "Ne ndihemi të lidhur me imazhin kristian të njeriut. Kjo është ajo që na bën të ndryshëm."Kush nuk e pranon këtë, "nuk e ka vendin këtu".

Në Kongresin e të rinjve kristiandemokratë, kryeministri i Bavarisë dhe kryetari i Partisë Kristiansociale, Horst Seehofer i kërkoi të huajve që jetojnë në Gjemani që të integrohen. Njerëzit që jetojnë këtu duhet të pranojnë si kulturë kryesore atë gjermane, tha ai dhe morri shumë duartrokitje për këto fjalë. Integrim do të thotë sipas fjalëve të Seehoferit, të respektosh vlerat kristiane, të kualifikohesh dhe të integrohesh. Pa sunduar gjuhën gjermane, kjo nuk mund të ndodhë. "Ne nuk mund të kthehemi në zyrë të ndihmave sociale për gjithë botën," paralajmëroi kryetari i CSU-së duke thirrur "Multikulti ka vdekur!"

Kritika Seehoferit

Për shprehjet e tij për integrimin Seehofer u kritikua nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Qëndror të hebrejve në Gjermaini, Stephan Kramer. Për gazetën "Rheinpfalz am Sonntag" Kramer tha se, duket se frenat për të nxjerrë shprehje armiqësore ndaj të huajve dhe rrezikuese për paqen sociale, si dhe për të dalë për mbledhjen e votave me pretendime të gabuara, janë lëshuar shumë edhe vetë brenda politikanëve të partisë demokratike. "Kjo është e papërgjegjshme".

 

Në një intervistë televizive disa ditë më parë Seehofer pati thënë se migrantët nga kultura të tjera si nga Turqia apo vendet arabe kanë vështirësi në integrim. Kështu që ai arrin në përfundimin, "që nuk na duhen më migrantë nga rrethet e tjera kulturore."

Kramer kritikoi edhe ministren e familjes Kristina Schröder (CDU), e cila ka zbuluar tek "armiqësia ndaj gjermanëve" edhe rracizëm. Ajo citon parrulla që lëshohen në tavolinat e kafeneve, në vend që të merret me problemin, tha Kramer. Debatet janë "disporpocionale, hipokrite dhe histerike".

Kush e ka fajin sipas Merkelit

Merkel ia kalon fajin për problemet aktuale të integrimit, qeverive të mëparshme. "Dështimet e 30, 40 vjetëve nuk mund të kapërcehen kaq shpejt," tha të premten ajo në një konferencë rajonale të Partisë Kristiandemokrate.

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HUMBJE E RËNDË NË FAMILJEN E DR. SELAHEDIN VELAJNga FRANK SHKRELI (10.16.2010)
U NËNSHKRUA MARRËVESHJA PËR RIATDHESIM MES KOSOVËS DHE NORVEGJISË (10.15.2010)
NJOFTIM MORTOR: U NDA NGA JETA AKSIDENTALISHT DRINI VELAJ (10.15.2010)
AUSTRIA AKUZOHET PËR SHKELJE TË TË DREJTAVE TË FËMIJËVE (10.14.2010)
KËRKOHET ANGAZHIM MË I MADH PËR PENSIONET E KOSOVARËVE NË ZVICËR (10.13.2010)
GJITHÇKA ME KOHËN, MADJE DHE MË E AVANCUAR SE KOHAMe VERA KURTIN, mësuese e edukimit special me fëmijët autistë në SHBA, bisedoi SOKOL DEMAKU (10.12.2010)
NË ZVICËR FILLUAN PËRGATITJET PËR SHËNIMIN E 30 VJETORIT TË DEMONSTRATAVE TË VITIT 1981Nga NEFAIL MALIQI (10.11.2010)
PROVA E KOMBIT!Nga RAIMONDA MOISIU (10.11.2010)
NË GJYQ E DREJTA E VOTËS PËR EMIGRANTËT (10.11.2010)
KOSOVA LETRARE DHE VLERA TË REJA SHQIPTARE NË REVISTAT RUMUNENga BAKI YMERI (10.10.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]