VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Daily Telegraph: Kur do të pastrohen Kina dhe Rusia nga monstrat?Nga George Walden

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 05:07pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 

Daily Telegraph: Kur do të pastrohen Kina dhe Rusia nga monstrat?

Nga George Walden


E Hënë, 09.07.2009, 04:44pm (GMT+1)

 

Nëse një mëngjes zgjohen dhe shikojnë një portret gjigant të Hitlerit në qendrën e Berlinit të zhvilluar dhe demokratik, gjermanët do të revoltoheshin. Ndërsa Kina, një vend që sot është shumë më shumë e lirë dhe e pasur në këto 60 vjet, e mban portretin e Mao Ce Dunit, një nga tiranët më të egër në histori, në një vend dominues në sheshin Tiananmen.

Lufta e Hitlerit mori rreth 35 milionë jetë njerëzish, ushtarë ose civilë. Mao vrau ose vdiq prej urie dyfishin e tyre. Ata ishin populli i tij, por kjo të shtyn të mendosh se kinezët do të ishin më të interesuar për ta hequr portretin e tij dhe për të rrëfyer gjithë të vërtetën.

Ndërkohë, në Rusi Stalini po rehabilitohet. Disa nga të vërtetat u zbuluan nga fjalimi i famshëm denoncues i Hrushovit, por veprimet ndërkombëtare të Stalinit shikohen me një frymë tjetër patriotike. Deri më sot rusët kanë qenë të ngadalshëm në lidhjen e shtëpisë së gulagëve me politikat e jashtme agresive: Kominterni i krijuar për të përhapur revolucionin e tipit sovjetik në gjithë botën, pushtimi i Finlandës, shteteve baltike dhe Polonisë në fillim të Luftës së Dytë Botërore dhe nënshtrimi brutal i Evropës Lindore.

Njeriu që vrau gjeneralët e tij në prag të masakrës së Hitlerit dhe që nuk besoi, kur i thanë se nazistët kishin nisur luftën, mbahet në histori si shpëtimtar i vendit të tij. Politika e tij e egër e brendshme dhe diplomacia e tij e pashpirt, si pakti Molotov-Ribentrop në 1939, dëgjojmë përditë e më shumë se ishin të nevojshme për të mbrojtur vendin nga nazistët.

Është e vërtetë që Stalini dhe Mao i forcuan vendet e tyre dhe u dhanë rol në botë. Në diktatura të egra ca gjëra mund të bëhen; Hitleri bëri çudira për ekonominë gjermane në vitet tridhjetë. Por në afat të gjatë totalitarizmi e rrënoi Rusinë ekonomikisht dhe i deformoi shpirtin. Në Kinë, hapi i madh përpara i Maos (40 milionë të vdekur) dhe Revolucioni Kulturor e rrënuan vendin.

Në kampin e internimit stalinist të Kolimas, të internuarit këputnin krahët e ngrira të kurmeve të vdekur nga uria dhe të ftohtit dhe i vendosnin në radhë, që të shkrinin dhe t'u merreshin shenjat e gishtave. Në provincat e largëta të Kinës së Maos, si rezultat i urisë, nënat shkëmbenin fëmijët, ngaqë nuk donin të hanin mishin e të vetëve.

Tani që rusët dhe kinezët kanë mundësi të njihen me më shumë fakte rreth monstrave të tyre, si nuk arrijnë qeveritë e tyre t'u thonë njerëzve të vërtetën e plotë? Në thelb përgjigjja është: për qeveritë nuk ka kurrë momente të mira për të nxitur tensionet dhe ndarjet që mund të sjellë rrëfimi i së vërtetës, dhe në shumë raste njerëzit nuk nxitojnë të dinë.

Kjo nuk do të thotë se nuk ka presion për t'u përballur me të shkuarën. Në Kinë vija zyrtare u zbut nga Deng Xiaoping në 1993 - që politikat e Maos ishin 70 për qind "korrekte" dhe 30 për qind "jokorrekte". Të nxitur nga viktimat e Revolucionit Kulturor për më shumë ndershmëri, ai tha se përcaktimi i balancës së saktë ishte i kufizuar nga "situata". Situata do të thotë se kinezët më pak të shkolluar mund të jenë nostalgjikë për erën e "tasit të hekurt të orizit" të Maos dhe nëse flitej më shumë mund të rrezikohej pozicioni udhëheqës i Partisë Komuniste.

Në Rusi ka një ndjenjë të kthimit mbrapa. Stalini u rendit shumë lart në një sondazh për figurat më të mëdha të historisë. Duke parë që zoti Putin nuk pranoi ta dënonte Stalinin haptazi për paktin Molotov-Ribentrop, duhet të kemi parasysh që 61 për qind e rusëve nuk e dinë se Rusia pushtoi Poloninë në 17 shtator 1939, pak javë pas paktit. Besoj se shumë prej tyre as që duan ta dinë.

Çfarë mund të bëjë Perëndimi ta inkurajojë Rusinë të përballet me të shkuarën dhe ta bëjë politikën e saj të jashtme më pak gjembaçe? Padyshim ne kemi treguar aftësinë tonë për t'i keqësuar gjërat, me politikën tonë të shtrirjes së NATO-S drejt Lindjes, duke rritur frikën e rusëve për futjen në rreth. Kë do të anëtarësojmë më tej, Kinën?

Kjo frikë nuk është e gjitha e fabrikuar për të mbajtur njerëzit besnikë. Rusia u pushtua nga Napoloni dhe Hitleri, me vuajtje të paimagjinueshme. Kina shpejt do të bëhet një vend shumë më i fortë, çmenduritë e Maos i çuan këto vende drejt luftës në 1969, mes tyre ka mosbesim historik.

Njerëz inteligjentë, të hapur, pro-perëndimorë që takoj në Moskë, bëhen hiper patriotikë për këtë temë. Më e çuditshmja në lidhje me politikën tonë me Gjeorgjinë dhe Ukrainën është se brezi i vjetër dhe antikomunistë të ashpër në Britani dhe Amerikë janë kundër, sepse e njohin historinë e tyre. Politikanët dhe komentatorët më të rinj folën për të kujtuar kohën e Thatcher-it. Por Thatcher ishte realiste dhe, nëse do të ishte në pushtet, nuk mund ta imagjinoja t'i futej një lufte bërthamore me Moskën në mbrojtje të udhëheqjes së paqëndrueshme gjeorgjiane.

Diçka tjetër që ne mund të bëjmë është të ekspozojmë revizionizmin, diçka që po bëhet e modës në vendet tona. Po shfaqet një brez i ri historianësh me pak ose aspak përvojë totalitarizmi. Kapitalizmi nuk e mbulon veten me lavdi, dhe kështu bëhet e paevitueshme pyetja: Ishin vërtetë kaq të këqij stalinizmi dhe maoizimi? Padyshim që ishin. Siç ka shkruar një gazetar rus: "Kokteji Molotov-Ribentrop ka veprim të vonuar. Ai shpërthen në kokat e njerëzve, duke dëmtuar ndërgjegjen e kombit rus." Edhe mos-rrëfimi i së vërtetës për Maon dëmton ndërgjegjen e Kinës.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BBC: Pakti sovjetonazistNga Orlando Figes (09.02.2009)
70 vjet më pas: Rusia dhe Traktati Molotov-Ribentrop (09.02.2009)
Lufta e Dytë Botërore filloi 70 vjet më parë në Poloni (09.01.2009)
Rosie Schintter rrëfen si u ndërtua Ura e Zogut në MatNga Eduard M. Dilo (08.31.2009)
Wall Street Journal: Familjet Reagan dhe KennedyNga Peggy Noonan (08.30.2009)
Nderim dhe respekt për Senatorin Kenedi në ceremoninë funebre (08.30.2009)
Trashëgimia që la pas senatori Ted Kenedi (08.29.2009)
Presidenti Obama: Ted Kenedi një nga ligjvënësit më të mëdhenj të kohës (08.29.2009)
SHBA: Personalitetet më të larta ia japin lamtumirën senatorit Ted Kenedi (08.29.2009)
Amerika kujton jetën dhe veprën e senatorit Eduard Kenedi (08.29.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]