VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Perandoria Rokfeler sot më e madhe se kurrë

                                                                                      

E Enjte, 05.02.2024, 01:22pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Perandoria Rokfeler sot më e madhe se kurrë
E Shtunë, 10.17.2009, 04:52pm (GMT+1)

 

 

 

Prej para 130 vjetësh familja Rokfeler, e cila kaloi nëpër shumë peripeci dhe biznese të ndryshme, me mallra dhe pasuri, iu imponua, jo vetëm SHBA-ve, por edhe tërë botës. Luftoi me shumë rivalë dhe konkurrentë, të cilët i bleu ose likuidoi që sot të bëhet sundues botëror i naftës dhe i bankave në partneritet me Rothshildin dhe të tjerët. Askush nuk është në gjendje që t'i përcaktojë pasuritë e saj, si dhe të ardhurat e saj.

 

Firma e vajgurit "Ekson", e cila i takon familjes Rokfeler, është më e madhja në botë, ndërkaq ajo nuk është profesion kryesor e Rokfelerëve. Ndër bankat e shumta që posedojnë, më të njohura janë Siti Bank dhe Çejz Menheth Bank, e cila sipas kërkesave zë vendin e tretë në botë, e sipas ndikimit zë vendin e parë. Banka më e madhe në botë është "Bank of Amerika", me seli në Kaliforni dhe është pronë e dinastisë Rothshild. Të dy bankat janë shumë të afërta njëra me tjetrën dhe të lidhura ngusht me anë të projektit për qeverisje botërore.

 

Çejz Menheth Bank e ka prejardhjen prej bashkimit të Çejz Bank pronë e Rokfelerit me Menheth Bank - pronë e Kunit dhe Lobit, të cilët gjeneratë pas gjenerate lidhen financiarisht dhe me anë të lidhjes fisnore me Rothshildin. Momentalisht, Çejz Menheth Bank ka më se 60 mijë filiale nëpër botë, madje edhe në Moskë.

 

Çejz Menheth Bank i ngjan një shteti të pavarur dhe të fuqishëm, i cili ka më shumë mallra dhe pasuri se shumë shtete të botës të marra sëbashku. Dejvid Rokfeler, ka pasur takime me shumë më tepër shefa të shteteve se cilido diplomat ose udhëheqës shtetëror në botë. Ai ka biseduar edhe me udhëheqësit e Kinës, të Bashkimit Sovjetik dhe të shteteve tjera, që deri para disa kohësh kanë qenë vende socialiste. Të gjitha bankat e Rokfelerëve financojnë dhe janë të lidhura ngushtë me më se 50 kompanitë më të mëdha të sigurimit në botë, kontrollojnë aksionet e tyre. Kontrollojnë shumë linja ajrore dhe korporatat e mëdha, si: IBM, Mobil, Teksako, Boing, Kseroks, kompaninë jashtëzakonisht të madhe telefonike Ei Ti and Ti dhe shumë të tjera. I kontrollojnë pothuajse të gjitha shtetet në botë, pavarësisht nga përcaktimet e tyre ideologjike - shtetet kapitaliste dhe socialiste. Shumë më lehtë për ta ka qenë të kontrollonin vendet socialiste, ku duhej patjetër të vinin nën kontroll vetëm një njeri - diktatorin, kurse në botën kapitaliste njerëzit që përbëjnë shtresën e mesme ende janë të pavarur dhe të panënshtruar.

 

Themeluesi i dinastisë, Xhon D. Rokfeler, ka qenë njeriu më i urryer në Amerikë. Pesë djemtë e tij nga gjenerata e re nxorën mësim prej disa gabimeve të babait të tyre, duke i zbatuar të gjithë marifetet e tij të vjetra eksploatuese, ata bënë orvajtje që ta prezantojnë emrin e familjes në një dritë tjetër më të përshtatshme dhe këtë e arritën deri në njëfarë shkalle me anë të formimit të një numri të madh të fondacioneve të ndryshme. Fondacioni i parë u formua në vitin 1901 me emrin "Instituti i Rokfelerit për hulumtime medicinale". Ndërkaq, emri i këtij instituti mishëronte humanitetin, i cili, në realitet, kishte krejtësisht qëllim tjetër dhe të dyfishtë: ai përgatiste vitamina që shfrytëzoheshin si parandaluese për disa sëmundje, të cilat shumë shpejt iu imponuan tregut dhe për prodhimin e të cilave Rokfeleri investoi mjete të teknologjisë së fundit dhe shuma të mëdha parash.

 

Me anë të formimit të një numri të madh fondacionesh, Rokfeleri në një mënyrë tinzare i bënte bisht pagesës së tatimit në të ardhurat e përgjithshme të SHBA-së, i cili ishte i detyrueshëm për secilin amerikan dhe në të cilin mbështetej shteti. Në SHBA fondacionet ishin të liruara nga tatimi, sepse paramendohej se ata ishin formuar për qëllime humane dhe bamirëse: për hulumtime medicinale, për të ndihmuar institutet shkencore, për të ndihmuar studentë amerikanë e ndërkombëtarë dhe për fusha të ndryshme që do të kishin nevojë për ndihmë private.

 

Ata e shfrytëzonin mjeshtërinë ligjore vijuese - gjysmën e të ardhurave personale e futnin në fondacion - dhe në këtë mënyrë liroheshin nga tatimi. Me gjysmën tjetër, mbanin shumë kolegje dhe institute, të cilëve u impononin ideologjinë e tyre dhe i mbanin nën kontroll. Prej disa gjenerateve tashmë kishin krijuar kuadrot e veta. Të gjithë ata të cilët e kishin mbaruar Universitetin e Harvardit ndodheshin në pozitat më të larta të administratës.

 

Panorama është e qartë. Që atëherë, kur Rokfelerët mbanin në kontroll bankat, naftën, kompanitë më të mëdha prodhuese, kompanitë e sigurimit, sistemin arsimor, mjekësinë dhe më me rëndësi - administratën, ata qeverisnin jo vetëm me SHBA-në, por edhe tërë botën.

 

Sado që të tingëllojë çuditshëm, fondacionet e Rokfelerit financonin personalitete dhe organizata që kishin për qëllim nxitjen dhe realizimin e ideologjisë komuniste nëpër shkolla. Ata publikonin dhe financonin shumicën e teksteve shkollore, të cilët nuk kishin gati asnjë lloj ndryshimi me ato të shteteve socialiste.

 

Ata madje nuk harruan as besimin fetar, i cili luan rol të rëndësishëm në formimin e opinionit publik. Para shumë kohësh ata formuan shkollë speciale për priftërinjtë në New York, e cila ishte njëra ndër shkollat më të njohura dhe më me ndikim. Të gjithë mësuesit e kësaj shkolle tashmë nuk ishin propagandistë të krishtërizmit, por të socializmit. Ja, pra, pse shumica e priftërinjve, pastorale dhe kisha në Amerikë, bile edhe në tërë botën, nuk ishin asgjë tjetër, përveçse ndërmarrje të mëdha financiare, të cilat përmbaheshin dhe mbështeteshin në naivitetin e shumë njerëzve të mirë.

 

Për vite me radhë është shtruar pyetja pse Rokfelerët, kapitalistët më të mëdhenj në botë, kanë harxhuar miliarda dollarë dhe kanë financuar armiqtë e vetë - socialistët? Pothuajse të gjitha dhuratat më madhësi prej qindra milion që Rokfelerët i kanë kontribuar për të ashpërsuar dhe ndihmuar socializmin.

 

Ata e drejtojnë qeverisjen e disa shteteve vetëm për të realizuar interesat e tyre vetjake. Rruga më e lehtë për ta mënjanuar konkurrencën, për ta kontrolluar tregtinë, bankat, resurset natyrore mbi të gjitha, është të shfrytëzosh fuqinë e pushtetit. Kurse për të kontrolluar monopolet botërore duhet të vendosësh një pushtet botëror, ky është edhe qëllimi i tyre final.

 

Çelësi i tërë organizatës së tyre është Komiteti për bashkëpunimin me botën e jashtme, truri dhe kompjuteri i oktapodit, me kryetarin Dejvid Rokfeler. Qëllimi kryesor i kësaj qeverie botërore, e kontrolluar nga Rothshildi, Rokfeleri dhe nga disa familje të tjera, është që të vendosin plotësisht nën kontroll të gjitha shtetet në botë. Kohëve të fundit gjithnjë e më tepër po qarkullon fraza: "urdhër i ri botëror". Për të njëjtën gjë ka folur Hitleri, Musolini dhe japonezët. Kjo nuk është gjë e re. Kjo është një ide e vjetër e patriarkut Rothshild, Novus Ordo Seclorum, e menduar dhe e lëshuar në veprim prej agjenturës së tij Iluminatët. Kjo ide u bë aq e njohur sa që hasej madje edhe në banknote nën moton e sipërme, e futur prej atyre që sundonin dhe shtypnin paratë.

 

Një ",urdhër i ri botëror", i tillë ka për qëllim kontrollin ndërkombëtar të armatës, ushtrisë, tatimeve, sistemit arsimor dhe absolutisht mbi të gjitha. Kush do ta kontrollojë? Kuptohet vëllezërit më të mëdhenj - Rothshildët dhe Rokfelerët. Plani i tyre final është të vihet diktatura botërore, të cilën disa ndoshta do ta quajnë socializëm, të dytët komunizëm, e të tjerët fashizëm.

 

Revolucioni bolshevik në Rusi ka lënë gjurmë të thella në histori. Shumica e njerëzve mendojnë se, revolucioni ka qenë i suksesshëm dhe se është imponuar me ndihmën e fshatarësisë së lodhur nga tirania mbretërore. Bile kështu shkruhet në shumë tekste të sotshme shkollore të historisë. E vërteta është se, revolucioni sovjetik është zhvilluar në rrethana krejtësisht të tjera. Mbreti abdikoi shtatë muaj para revolucionit dhe në Rusi sundoi Qeveria e përkohshme e Lvovit, i cili menjëherë filloi të bëjë reforma në qeverisjen ruse sipas shembullit të republikës amerikane. Mirëpo, si mund ta bënin një gabim të tillë Rothshildi dhe Rokfeleri? Si do t'i lejonin Rusisë që të decentralizohet si SHBA-të dhe të ballafaqohej me të njëjtat probleme në inisiativën private? Ata më tepër donin një qeverisje centraliste, të cilën do ta financonin dhe i imponuan Rusisë një sistem joproduktiv ekonomik të varur nga Perëndimi, kështu që ai vazhdimisht të ketë ndikim përmes kapitalit dhe teknologjisë. Ja, pra, pse ata me manovrime të mëdha e ndërruan Lvovin me Kerenskin, i cili ishte trampolinë e ardhjes së bolshevikëve, të cilët u imponuan si oponentë të tyre. Udhëheqësit e drejtpërdrejtë pas revolucionit, Lenini dhe Trocki pikësëpari nuk ndodheshin në Rusi. Lenini ndodhej në Zvicër, e Trocki në SHBA, ku redaktonte revistën komuniste. Të dy u kthyen në Rusi, jo sepse populli i thirri, por për shkak se ata i dërgoi Rothshildi dhe Rokfeleri.

 

Trocki, po ashtu edhe Lenini, shkuan në Rusi me shuma të mëdha parash. Njëri i pranoi prej Morganit, e tjetri prej Vartburgut në Gjermani. Nga kjo shihet se, revolucionin nuk e përgatitën as komunistët, as bolshevikët, as demokratët e as socialistët, por monopolistët superzengjinë ndërkombëtare, të cilët me këtë ia arritën njërit prej qëllimeve të tyre - sistemi ekonomik të udhëhiqet prej një qëndre dhe të jetë i varur prej tyre. Të mos harrojmë se, Rusia para revolucionit ndodhej në zhvillim e sipër industrial dhe ekonomik, e cila filloi t'i konkurojë superioritetit financiar dhe industrial amerikan. Plani për pazaret ruse, njëri ndër planet më të mëdha dhe më të rëndësishëm për kapitalistët, u hartua dhjetra vjet më parë. Me anë të "Manifestit të Partisë Komuniste", të hartuar prej Karl Marksit, te njerëzit u krijua një disponim i fortë negativ kundër kapitalizmit, gjë që ky ishte edhe qëllimi i dinastisë.

 

Është plotësisht e logjikshme të pranohet se ata njerëz, të cilët nuk frikësoheshin prej komunizmit ndërkombëtar, e financonin dhe kooperonin me të. Menjëherë pas revolucionit, vërshuan me furi në Bashkimin Sovjetik një numër i madh agjentësh të udhëhequr prej Trockit, që të zinin të gjitha pozitat udhëheqëse. Shumë dokumente të arkivave amerikanë dëshmojnë se, pothuajse të gjithë atë që posedojnë rusët e kanë marrë prej amerikanëve. Madje pa kurrfarë zmadhimi mund të thuhet, se Bashkimi Sovjetik është fëmi i SHBA-së.

 

Siç përmendëm më lart, industria e naftës në Rusi, pak para revolucionit jo vetëm që filloi të konkurojë, por edhe t'ia tejkalojë Amerikës, e cila zë vendin e parë në botë në prodhimtarinë e naftës. Pas revolucionit, prodhimtaria e naftës në BRSS në mënyrë katastrofale u zvogëlua dhe ,,Standart Oil" i Rokfelerit sërish u kthye në vendin e parë.

Në vitin 1926, Rokfeleri dhe disa kompani vajgurore të nënshtruara të tij lidhën kontratë me BRSS për ta shitur naftën ruse në tregun evropian, e për kompesim i dhanë 75 milion dollarë hua Bashkimit Sovjetik. Një vit më vonë, partneri i fshehur i BRSS ndërtoi rafineri të naftës në vend, me çka i ndihmoi ekonomisë së tij. Si duket edhe kësaj radhe Rokfeleri i fitoi dividentët e vet nga rafineria që e ndërtoi.

 

Në vitin 1964, Rokfelerin thirri Hrushcovin në Moskë, dhe pasi u kthye në SHBA dha deklaratën që vijon: "Hrushcovi dëshiron kredi më të mëdha dhe më afatgjata prej SHBA-së".

 

Pas largimit të Hrushcovit, në vitin 1966 ai u takua me Brezhnjevin pranë Detit të Zi, që të vazhdonte raportet e kontraktuara me udhëheqësit e rinj. Menjëherë pas kthimit të tij, Kryetari Xhonson i bëri presion Kongresit që ta zvogëlonte kontrollin dhe ecurinë e eksportit midis SHBA-së dhe shteteve komuniste evropiane. Shumë mallra që deri atëherë konsideroheshin si mallra strategjike, u liruan nga embargoja. Në mesin e atyre mallrave bënin pjesë: perimet, drithërat, ushqimi i kafshëve, kauçuku i papërpunuar, pemët e konservuara, tekstili, plehërat artificiale dhe shumë makineri dhe instrumente. Dhe mbi të gjitha, shumë mallra mbetën si mallra strategjike, eksportimi i të cilëve ndalohej në vendet komuniste - për shembull, eksportimi i tankeve amerikanë në Bashkimin Sovjetik dhe në vendet e tjera komuniste. Dhe përkundër kësaj, SHBA-të përmes Rokfelerit arritën të ndërtonin fabrikë në lumin Kama, e cila për momentin zë vendin e parë në botë me prodhimin e motorëve të tankeve dhe të pjesëve të tjera ushtarake. Gjithashtu, nuk mund të eksportoheshin mitralozë dhe plumba, kurse materiale dhe pajisje për një fabrikë të prodhimit të mitralozëve mund të eksportoheshin. Plumbat dhe baruti ishin në regjistrin e mallrave strategjike, por komponentët dhe kimikatet për prodhimin e tyre ishin liruar nga embargoja. Faktet kaq të qarta janë shtrembëruar dhe janë reduktuar vetëm në interes vetjak të atyre magnateve financiare.

 

Shumë gjëra që janë ruajtur në fshehtësi fillojnë të dalin në shesh me krijimin e korporatave të ndryshme. Kështu, për shembull, "Korporata ekonomike ndërkombëtare" e udhëhequr nga i biri i Rokfelerit, nipi i Oldrihut (njëri nga themeluesit e Rezervës Federale) dhe "N. M. Rothshildi dhe bijtë" nga Londra kanë ndërtuar në Bashkimin Sovjetik dhe momentalisht ndërtojnë mëse dhjetë fabrika për kauçukun dhe një fabrikë të madhe për alumin, njëri prej materialeve më të rëndësishëm për prodhimin e aeroplanëve.

 

Për zhvillimin dhe përpunimin e një projekti të gazit natyror në Sibir ,,Eksoni" lëshoi 1,5 miliard dollarë, ndërkaq raportet huamarrëse u ruajtën në fshehtësi.

Fabrika ultramoderne për plehra artificiale, e ndërtuar në SHBA u bë pjesë-pjesë, u montua dhe u ndërtua në Bashkimin Sovjetik. Vlera e saj ishte 400 milion dollarë, prej të cilëve sovjetikët paguan vetëm 40 milion, kurse shumën tjetër prej 360 milionësh e pagoi SHBA-ja.

 

Veç kësaj, Rokfeleri ka pasur të drejta të posaçme të realizojë në Bashkimin Sovjetik risi teknologjike të fushave të ndryshme, duke inkuadruar bile edhe atë ushtarake. Për këtë qëllim u formua banka speciale për import-eksport, e cila menjëherë ka paguar eksportuesit për mallrat ose për patentën e dorëzuar, kurse raportet e mëtejshme janë rregulluar brenda, midis BRSS dhe përfaqësuesve të Rokfelerëve në Moskë. Lidhjet e Rokfelerit me vendet e tjera socialiste janë mbajtur përmes përfaqësisë së tij në Vjenë (Austri).

 

Kohëve të fundit ata po depërtojnë edhe në Kinë. Ndërtohen fabrika dhe ndërmarrje të mëdha amerikane. Futen kapitale dhe teknikë për përpunimin dhe zhvillimin e industrisë së naftës. "Standart Oil" i është dhënë e drejtë nga Republika Popullore e Kinës të sundojë dhe të zbulojë burime të reja të naftës.

 

Të gjitha këto orvajtje dhe investime të mëdha që bëjnë kapitalistët për të depërtuar në botën komuniste, krejtësisht ndryshe nga ajo e tyre, për shumicën e njerëzve janë enigmë e pazbërthyer, të cilët presin më shpejt të shohin varrimin e kapitalizmit, të paralajmëruar shumë herë prej Marksit, Leninit, Stalinit, Hrushcovit dhe prijësve të tjerë komunistë. Përgatiti KLARITA BAJRAKTARI

Klarita Bajraktari


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
10 sekrete që "u morën me vete në varr" (10.16.2009)
Heronj ne bëhemi vetëm kur na vrasin -Deputeti italian në Parlamentin Evropian lufton kundër Mafies (10.14.2009)
Kush është Herta Müller Nobel 2009 për Letërsi? (10.13.2009)
Përpëlitjet e fundit të Çausheskut dhe Honekerit për ruajtjen e socializmit (10.12.2009)
Demonstrata legjendare e Lajpcigut, 9 tetor 1989 (10.11.2009)
Si më përdhunoi regjisori Roman Polanski në shtëpinë e Xhek NikëllsonitDanelle MORTON (10.10.2009)
RENIA E MURIT: BISEDAT E FSHEHTA TË BUSHIT ME KOLIN (10.09.2009)
Parqet Kombëtare të Amerikës: Yellowstone (10.07.2009)
Zëri i Amerikës: Jorgo Papandreu kryeministri i ardhshëm i Greqisë (10.06.2009)
Evropa e Lirë: Ndahen çmimet Nobel për Mjekësi (10.05.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]