VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NGROHJA GLOBALE DHE NGROHËSIT JETËSHKURTËR

                                                                                      

E Mërkurë, 05.15.2024, 06:26pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
NGROHJA GLOBALE DHE NGROHËSIT JETËSHKURTËR

E Mërkurë, 11.27.2013, 07:44pm (GMT+1)



Zyrtarë nga 192 vende të cilët janë duke u takuar kësaj jave në Varshavë, Poloni, po marrin hapa drejt hartimit të një traktati të Kombeve të Bashkuara për të zëvendësuar Protokollin e Kiotos, marrëveshjen botërore për klimën, së cilës i mbaroi afati vitin e kaluar. Edhe pse bisedimet e Varshavës priten të çojnë drejt një marrëveshjeje në vitin 2015, një raport i ri nga Banka Botërore bën thirrje për veprim tani. Raporti bën thirrje për pakësimin e ndotësve jetëshkurtër, si një mënyrë për të ngadalësuar ritmin e ndryshimit të klimës dhe për të shpëtuar jetë.
 

Tajfuni shkatërrimtar që goditi Filipinet javën e kaluar, është një shenjë e zymtë se ngrohja globale është e vërtetë, thotë Rachel Kyte, zëvendës presidente për Zhvillim të Qëndrueshëm në Bankën Botërore.


Kjo nuk do të jetë një ngjarje e pazakontë. Fuqia dhe shpeshtësia e stuhive si rezultat i ndryshimit të klimës janë shumë të qartë dhe është diçka për të cilën vendet duhet të përgatiten."
 

Banka Botërore është bashkë-autore e një raporti të titulluar "On Thin Ice." Raporti përqëndrohet në rajonet e akullta të botës ku temperaturat po rriten më shumë se dy fishin e normës botërore.


"Dhe po shohim ndryshim mundësisht katastrofik në këto vende. Nëse akulli i Himalajave zhduket, ka miliarda njerëz të cilët varen nga ai për ujë për jetesën e tyre."
 

Raporti shpjegon hapat e duhur për të ngadalësuar ngrohjen globale nëpërmjet pakësimit të karbonit të zi ose blozës nga zjarret e hapura për gatim ose nga motorët me naftë, dhe metani nga fermat ose vendet e grumbullimit të mbeturinave. Këta ndotës jetë-shkurtër zhduken shpejt në krahasim me dioksidin e karbonit, i cili qëndron në atmosferë për mijëra vjet. Por zonja Kyte thotë se bloza dhe metani nxisin ngrohjen globale dhe bloza ndikon tek shëndeti i njerëzve.


"Gjashtë milion njerëz sot vdesin çdo vit nga ndotja e ajrit në mjediset e jashtme ose të brendshme. Kështu që, nëse do të ndryshonim metodat e gatimit, nëse do të pastronim lëshimet e gazrave ndotës nga makinat e vjetra, do të shpëtonim gjashtë milion jetë dhe do të ngadalësonim ritmin e ngrohjes globale."
 

Shkencëtarët pajtohen se planeti po shkon drejt ngrohjes prej 2 gradë celsius mbi temperaturën e para kohërave industriale nga viti 2020 një pikë e cila rrit rrezikun e motit më të keq dhe rritjen e nivelit të detit. Zonja Kyte thotë se negociatorët Varshavë duhet të kushtojnë vëmendje.


"Ndërkohë që ne negociojmë dhe merremi me marrjen e vendimeve se çfarë do të bëjnë vendet përkatëse, ka aq shumë gjëra që ne mund të bëjmë që janë të përballueshme, dhe nëse do të fillojmë, do të shohim ndryshim."
 

Zonja Kyte mbështetet nga një koalicion në rritje i cili përfshin Shtetet e Bashkuara, vendet e Arktikut, dhe disa vende Afrikane të cilët po industrializohen me ritëm të shpejtë, dhe po punojnë për t'iu përgjigjur ndotësve jetë-shkurtër. Banka Botërore dhe Nisma Ndërkombëtare e Klimës së Kriosferës i prezantuan zbulimet e tyre në takimin e së shtunës të Kombeve të Bashkuara për klimën.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ÇFARË PO I IKËN UKRAINËS? (11.27.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 27 nëntor?8 para erës së re - VDIQ POETI LATIN HORACI (11.27.2013)
EMIGRANTË TË LUMTUR - 'TË KESH, TË DUASH DHE TË JESH' (11.27.2013)
KINA KËRKON PORTËN LINDORE PËR NË EVROPË (11.26.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 26 nëntor?1789 - NJË DITË KOMBËTARE FALËNDERIMESH SHPALLET NË SHTETET E BASHKUARA (11.26.2013)
A PRITET NJË REVOLUCION I RI I PORTOKALLTË NË UKRAINË? (11.26.2013)
SHTYPI - A ËSHTË FRANCA RACISTE? (11.26.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 25 nëntor?1850 - LINDI GUSTAV MEYER, GJUHËTAR GJERMAN, PIONIER I ETIMOLOGJISË SHQIPE (11.25.2013)
UKRAINË - TRAGJEDIA E MILIONA TË VDEKURVE NGA URIA, E SHKAKTUAR NGA STALINI (shoqëruar me fotogaleri) (11.25.2013)
PROSOPAGNOSIA - PAAFTËSIA PËR TË NJOHUR FYTYRAT (11.25.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]