VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Histori - Çfarë ka ndodhur më 28 nëntor?1443 - SKËNDERBEU DHE FORCAT E TIJ ÇLIROJNË KRUJËN DHE NGRENË FLAMURIN KUQ E ZI

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 02:17am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Histori - Çfarë ka ndodhur më 28 nëntor?
1443 - SKËNDERBEU DHE FORCAT E TIJ ÇLIROJNË KRUJËN DHE NGRENË FLAMURIN KUQ E ZI

E Enjte, 11.28.2013, 03:08pm (GMT+1)


1443 - Skënderbeu dhe forcat e tij çlirojnë Krujën dhe ngrenë  flamurin kuq e zi. Pasi kishte braktisur osmanët në betejën e Nishit (3 nëntor), Skënderbeu, në krye të 300 kalorësve, u kthye në trojet e tij dhe u bë sundimtar i Krujës, duke ringjallur Principatën e Kastriotëve. Shembulli I tij nxiti thuajse të gjithë princat shqiptarë të ngriheshin kundër sundimit Osman.; në përpjekje për bashkim forcash, më 2 mars 1444, Skënderbeu i thirri ata në Lezhë për një kuvend ku pavarësisht nga grindjet mes tyre, themeluan një bashkim, i njohur në histori si Lidhja shqiptare e Lezhës. Fitorja e parë e Skënderbeut në krye të ushtrisë së Lidhjes ishte beteja e Torviollit më 1444, e cila shënoi fillimin e më shumë se 20 vjet luftë me perandorinë osmane. Forca e Skënderbeut arritën më shumë se 20 fitore në fushë-betejë dhe përballuan 3 rrethime të kështjellës së Krujës, që u udhëheqën nga vetë sulltanët. Në vitin 1451, Skënderbeu pranon de jure sovranitetin e Mbretërisë së Napolit, duke nënshkruar Traktatin e Gaetas, për të siguruar një aleancë mbrojtëse ndaj osmanëve, megjithëse de facto ai mbeti sundimtar i pavarur. Në vitin 1460-1461, Skënderbeu mori pjesë në luftërat civile të Italisë në përkrahje të Ferdinandit të Napolit. Më 1463, ai u caktua komandant i përgjithshëm i forcave të  kryqëzatës së shpallur nga Papa Pius II, por Papa vdiq ndërsa trupat ishin ende në procesin e grumbullimit, kështu që sipërmarrja u ndërpre. Së bashku me venedikasit, Skënderbeu luftoi në Luftën osmane - veneciane (1463-1479), deri në vdekjen e tij më 17 janar 1468.

Histori e Shqipërisë
(Naim Frashëri, 1889)

Kruj', o qytet i bekuar!
Prite, prite Skënderbenë,
Po vjen si pëllump i shkruar,
Të shpëtonjë mëmëdhenë
Shqipëtarët t'i shpëtonjë
Nga xgjedh' e keq'e Tyrqisë,
Edhe ty të të nderonjë,
Që je krej'i Shqipërisë,
...
O Shqipërizë! gëzohu,
Se të erdhi prapë dita,
Lulëzohu, zbukurohu,
Të zbriti nga Zoti drita!


1520 - Pas lundrimit nëpërmjet një ngushtice në skajin më jugor të Amerikës së Jugut, tre anije nën komandën e portugezit Ferdinand Magellan arritën në Oqeanin Paqësor, duke u bërë evropianët e parë që kalojnë nga Oqeani Atlantik në Paqësor.

1582 - Në Stratford, Angli, William Shakespeare dhe Anne Hathaway paguajnë 40 stërlina për çertifikatën e martesës. Ata patën 3 fëmijë, vajza. Anne jetoi edhe 7 vjet pas vdekjes së Shekspirit më 1616 (52 vjeç). Rreth saj dihet fare pak, përtej disa referencave në dokumentet ligjore, që bëjnë fjalë për marrëdhëniet me Shekspirin.
 
1912 - Shqipëria shpall pavarësinë nga Perandoria Osmane. Suksesi i kryengritjes shqiptare të atij viti, u pa si sinjal i fortë për vendet fqinje se Perandoria Osmane ishte e dobët. Mbretëria e Serbisë ishte kundër planit për një vilajet gjithë-shqiptar, duke preferuar një ndarje të territorit evropian të Perandorisë Osmane mes 4 vendeve ballkanike në aleancë, ndërsa territorret e pushtuara gjatë luftës së parë ballkanike të viheshin nën kontroll ndërkombëtar. Kjo ishte arsyeja që Ismail Qemali thirri në Vlorë Kuvendin mbarë shqiptar dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Pavarësia ishte më tepër fiktive për shkak se Vlora ishte qyteti i vetëm në të gjithë vendin që kontrollohej nga delegatët - por vendimi u provuar efektiv në mungesë të një pushteti. Edhe pse pavarësia e Shqipërisë u njoh de facto më 17 dhjetor 1912 në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, ajo nuk  ishte e efektshme deri në 29 korrik 1913, me përfundimin e Luftës së Dytë Ballkanike, dhe me zgjidhjen e problemit delikat të Shkodrës, kur komuniteti ndërkombëtar ra dakord për të njohur Shqipërinë si shet sovran.

1989 - Lufta e Ftohtë: Revolutioni Kadife - Përballë protestave, Partia Komuniste e Çekosllovakisë njofton se do të heqë dorë nga monopoli mbi pushtetin politik.

Mendim i ditës
"Nëse të gjithë mendojnë njësoj, atëherë dikush nuk është duke menduar."
George S. Patton

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AKSIDENTI I DEPUTETIT OLLDASHI - EKSPERTIZA TEKNIKE PËRGËNJESHTRON POLITIKËNAs shpejtësi, as fluturim, as rrotullime të njëpasnjëshme. Ekspertët: Frenat, pa alkool, u derdh gjatë përmbysjes (11.28.2013)
FOTOT BRENDA MAKINËS SË DEPUTETIT SOKOL OLLDASHI PAS AKSIDENTIT (11.28.2013)
SHKELJA E LIGJIT PËR FAMILJE - HUMB TË DREJTËN PRINDËRORE (11.28.2013)
KARZAI VË DY KUSHTE PËR NËNSHKRIMIN E PAKTIT ME SHBA (11.28.2013)
AMERIKANËT FESTUAN DITËN E FALËNDERIMEVE (11.28.2013)
NGROHJA GLOBALE DHE NGROHËSIT JETËSHKURTËR (11.27.2013)
ÇFARË PO I IKËN UKRAINËS? (11.27.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 27 nëntor?8 para erës së re - VDIQ POETI LATIN HORACI (11.27.2013)
EMIGRANTË TË LUMTUR - 'TË KESH, TË DUASH DHE TË JESH' (11.27.2013)
KINA KËRKON PORTËN LINDORE PËR NË EVROPË (11.26.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]