VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - BERLUSCONI DEKLAROI SE NUK DO TË LARGOHET NGA POLITIKA

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 09:12am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
BERLUSCONI DEKLAROI SE NUK DO TË LARGOHET NGA POLITIKA

E Enjte, 11.28.2013, 09:52pm (GMT+1)


Ish kryeministri italian Silvio Berlusconi deklaroi se nuk do të largohet nga politika megjithë votimin e djeshëm të Senatit për ta përjashtuar atë nga parlamenti. Përjashtimi erdhi pas shpalljes fajtor të zotit Berlusconi për mashtrim me taksat. Megjithatë, kryeministri ende ka pasuesit e tij besnikë brenda vendit.

Nga një tubim në prag të votimit në Senat, dukej qartë se Silvio Berlusconi mbetet një figurë dominuese në politikën italiane. Mbështetësit e kritikuan parlamentin për masën e marrë kundër zotit Beslusconi.
 
"Është e neveritshme ajo që bënë. Mund ta shihni pra se si veprojnë të majtët. Është e tmerrshme," thotë Gina, mbështetëse e Berlusconit.
 
Vetë zoti Berlusconi u tha mbështetësve të mos dëshpërohen dhe të qëndrojnë në fushën e lojës megjithë humbjen.
 
"Jemi këtu në një ditë të hidhur, një ditë zie për demokracinë italiane."
 
Ndërkohë që zhvillohej votimi, disa deputetë të partisë së Berlusconit Forza Italia e dënuan veprimin e senatit. Një senator thirri "Turp të keni" në drejtim të ligjvënësve të tjerë.   
 
Por, më në fund, vendimi për ta përjashtuar Berlusconin nga senati u miratua. Jashtë senatit, disa njerëz u shprehën të lehtësuar:
 
"Është një gjë e mirë. Kishte ardhur koha. U bënë 20 vjet. Mjaft më me Berlusconin!" thotë Alessandro Stallati.
 
Një tjetër banor u shpreh se epoka e Berlusconi ka marrë fund. Por ai tha se ende mendon se ish kryeministri është një njeri mjaft karizmatik.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BASTA BERLUSCONI? JO PLOTËSISHT (11.28.2013)
LAZERI GJERMAN PUSHTON BOTËN E SMARTFONËVE (11.28.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 28 nëntor?1443 - SKËNDERBEU DHE FORCAT E TIJ ÇLIROJNË KRUJËN DHE NGRENË FLAMURIN KUQ E ZI (11.28.2013)
AKSIDENTI I DEPUTETIT OLLDASHI - EKSPERTIZA TEKNIKE PËRGËNJESHTRON POLITIKËNAs shpejtësi, as fluturim, as rrotullime të njëpasnjëshme. Ekspertët: Frenat, pa alkool, u derdh gjatë përmbysjes (11.28.2013)
FOTOT BRENDA MAKINËS SË DEPUTETIT SOKOL OLLDASHI PAS AKSIDENTIT (11.28.2013)
SHKELJA E LIGJIT PËR FAMILJE - HUMB TË DREJTËN PRINDËRORE (11.28.2013)
KARZAI VË DY KUSHTE PËR NËNSHKRIMIN E PAKTIT ME SHBA (11.28.2013)
AMERIKANËT FESTUAN DITËN E FALËNDERIMEVE (11.28.2013)
NGROHJA GLOBALE DHE NGROHËSIT JETËSHKURTËR (11.27.2013)
ÇFARË PO I IKËN UKRAINËS? (11.27.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]