VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Histori - Çfarë ka ndodhur më 30 nëntor?1782 - BRITANIA NJEH PARAPRAKISHT PAVARËSINË E SHBA

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 10:27am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Histori - Çfarë ka ndodhur më 30 nëntor?
1782 - BRITANIA NJEH PARAPRAKISHT PAVARËSINË E SHBA

E Shtunë, 11.30.2013, 06:16pm (GMT+1)


1782 - Britania njeh paraprakisht pavarësinë e Shteteve te Bashkuara, gjatë bisedimeve në Paris, të cilat përfunduan pas 1 viti me njohjen e plotë përfundimtare të shtetit të ri në hemisferën perëndimore. Historianët shpesh kanë komentuar se traktati i Parisit ishte shumë bujar për Shtetet e Bashkuara përsa i përket kufijve tepër të zgjeruar në dëm të fiseve indiane (aleatë të britanikëve). Sipas historianëve, këto lëshime nga britanikët në çështjen e kufijve u bënë jo vetëm falë aftësive negociuese të Benjamin Franklinit dhe John Adamsit, por edhe me paramendimin se Shtetet e Bashkuara do të jenë një partner i madh tregtar i Britanisë. Ky ishte shkaku që pas bisedimeve, Franca u shpreh:"Anglezët nuk bëjnë paqe, por e blejnë atë".
.
1835 - Në Florida të shtetit Misuri lindi Samuel Langhorne Klemens - gazetar, satirist, humorist, shkrimtar i njohur. Para se të bëhej i tillë, Klemens kreu punë të ndryshme, përfshi timonier  anijesh në lumin Missisipi -  gjatë kësaj përvojë i lindi edhe ideja për emrin e penës, kur kapiteni i anijes thërriste "Mat thellësinë e ujit!", (anglisht  "Mark Twain!"). Gjatë kësaj periudhe. Mark Twain krijoi edhe personazhet e njohur,  Huckleberry Finn dhe Tom Sawyer dhe aventurat e tyre. Twain, fitoi lëvdata nga kritikët dhe kolegët, dhe ishte  mik i presidentëve, artistëve, afaristëve  dhe familjeve mbretërore evropiane. Mark Twain lindi menjëherë pak kalimit të kometës Halley, dhe me shaka kishte parashikuar se "do të vdiste kur kometa të kalonte përsëri mbi tokë - Twain vdiq më 21 prill 1910, pikërisht një ditë pas kthimit të kometës. Mark Twain është cilësuar si humoristi më i madh amerikan i kohës së tij, dhe ati i letërsisë amerikane.

1872 - Në Glaskow, zhvillohet ndeshja e parë ndërkombëtare e futbollit midis Skocisë dhe Anglisë Takimi, në prani të 4 mijë spektatorëve, përfundoi 0 me 0.  Ndeshja ishte planifikuar për të filluar në orën 2 pasdite, por u vonua për 20 minuta për shkak të mjegullës. Spektatorët kishin paguar një tarifë hyrje prej 1 shilingë (10 qindarka. Dy nga lojrat më të hershme të futbollit të regjistruara në Evropë përfshijnë lojën e quajtur Episkyros në Greqinë e lashtë dhe versionin romak i quajtur Harpastum (lojë turme). Rregullat e sotme të futbollit janë bazuar kryesisht në ndeshjet e shekullit të 19-të mes skuadrave në shkollat publike të Anglisë. Federata Ndërkombëtare e Shoqatës së Futbollit (FIFA) u formua në vitin 1904. Në vitin 1930, FIFA organizoi kampionatin e parë botëror të fubollit në Uruguaj, dhe që atëherë çdo 4 vjet në një nga vendet anëtare të Federatës.

1912 - Durrësi pushtohet nga trupat serbe; ushtarët futen në det megjithe kuaj duke bërtitur "Rroftë deti serb!" Ndërkohë, Britania ndryshon mendimin që Shkodra t'i jepej Malit të zi, duke thënë se shkëputja e këtij qyteti nga Shqipëria është e pamundur.

Mendim i ditës
"Për klimë shko në Parajsë, për shoqëri, në Ferr".
Mark Twain

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BERLUSCONI DEKLAROI SE NUK DO TË LARGOHET NGA POLITIKA (11.28.2013)
BASTA BERLUSCONI? JO PLOTËSISHT (11.28.2013)
LAZERI GJERMAN PUSHTON BOTËN E SMARTFONËVE (11.28.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 28 nëntor?1443 - SKËNDERBEU DHE FORCAT E TIJ ÇLIROJNË KRUJËN DHE NGRENË FLAMURIN KUQ E ZI (11.28.2013)
AKSIDENTI I DEPUTETIT OLLDASHI - EKSPERTIZA TEKNIKE PËRGËNJESHTRON POLITIKËNAs shpejtësi, as fluturim, as rrotullime të njëpasnjëshme. Ekspertët: Frenat, pa alkool, u derdh gjatë përmbysjes (11.28.2013)
FOTOT BRENDA MAKINËS SË DEPUTETIT SOKOL OLLDASHI PAS AKSIDENTIT (11.28.2013)
SHKELJA E LIGJIT PËR FAMILJE - HUMB TË DREJTËN PRINDËRORE (11.28.2013)
KARZAI VË DY KUSHTE PËR NËNSHKRIMIN E PAKTIT ME SHBA (11.28.2013)
AMERIKANËT FESTUAN DITËN E FALËNDERIMEVE (11.28.2013)
NGROHJA GLOBALE DHE NGROHËSIT JETËSHKURTËR (11.27.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]