VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Histori - Çfarë ka ndodhur me 25 dhjetor?1 - SHËNOHET KRISHTLINDJA E PARË, SIPAS KALENDARKRIJUESIT DIONIS EXIGUUS OSE DIONIS GUNGAÇI

                                                                                      

E Shtunë, 05.18.2024, 09:03pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Histori - Çfarë ka ndodhur me 25 dhjetor?
1 - SHËNOHET KRISHTLINDJA E PARË, SIPAS KALENDARKRIJUESIT DIONIS EXIGUUS OSE DIONIS GUNGAÇI

E Mërkurë, 12.25.2013, 10:46am (GMT+1)


1 Shënohet Krishtlindja e parë, sipas kalendar-krijuesit Dionis Exiguus ose Dionis Gungaçi, për shkak të natyrës së tij të përulur. Dionisi (470 - 544) ishte murg i krishterë nga rajoni që sot quhet Dobruja, midis Rumanisë dhe Bullgarisë. Ai është i njohur si "shpikësi" i dy epokave BC AD. Krishtlindjet festohen për herë të parë në vitin 336, siç thuhet në një libër shkruar nga Filocalus në shekullin IV. Në vitin 1651, Gjykata e Përgjithshme e Kolonisë Massachusetts shpall dënim me gjobë për ata që festojnë Krishtlindjet; arsyeja ishte se në këtë ditë, njerëzit donin dhuarat më shumë sesa Krishtin. Në vitin 1818 (25 dhjetor), për herë të parë kënga Christmas carol ("Silent Night, Holy Night") këndohet në Vienë të Austrisë, dhe Mesia e Handelit, shfaqet në Boston, Masaçusets, SHBA. Në vitin 1835, madje edhe Charles Darwin feston Krishtlindjet në Pahia të Zelandës së Re, ndërsa shkruante "Origjinën e Llojeve". Më 1883, Luiziana dhe Arkansas bëhen shtete e para amerikane që shpallin Krishtlindjet ditë feste, ndërsa më 1923, për here të parë pema e Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë zbukurohet me drita elektrike, duke zevendësuar përgjithmonë dritën e qirinjve.
 
1741 - Astronomi suedez Anders Celsius krijon shkallën Centigradë sipas së cilës pika i ngrirjes së ujit caktohet 0 gradë dhe pika valuese 100 gradë (Celsius).
 
1868 - Presidenti amerikan Andrew Johnson shpall falje të pakushtëzuar për të gjithë ata që kishin marrë pjesë në Luftën Civile në radhët e forcave kundër Unionit.
 
1922 - Lenini dikton testamentin e tij politik, ku propozon ndryshime në strukturën e organeve të qeverisjes sovjetike. Duke e ndjerë se mund të vdiste së shpejti, ai gjithashtu komentoi mbi anëtarët kryesorë të udhëheqjes së Bashkimit Sovjetik për të siguruar të ardhmen e sistemit. Lenini sugjeroi që Josif Stalin të largohej nga detyra e tij si Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste. Por në atë kohë Stalini e kishte konsoliduar pozitën e tij si udhëheqës i padiskutueshëm dhe në fund të viteve 1920, të gjitha referencat mbi testamentin e Leninit konsideroheshin si agjitacion anti-sovjetik dhe të dënueshme. Mohimi i ekzistencës së testamentit të Leninit mbeti një nga gurët themelorë të historiografisë sovjetike deri në vdekjen e Stalinit më 5 mars, 1953. Pas denoncimit  të Stalinit nga Nikita Hrushov në Kongresin e XX të  Partisë, në vitin 1956, Testamenti i Leninit u botua më në fund zyrtarisht nga qeveria sovjetike. Letra origjinale ndodhet në një muze kushtuar Leninit.
 
1977 - Në Zvicër, vdiq Charles Spencer Chaplin, aktor komik britanik, regjisor, skenarist, kompozitor, i cili u rrit në famë gjatë epokës së filmit pa zë. Ai ishte nga figurat më të rëndësishme të industrisë së filmit. Karriera e tij u shtri në më shumë se 75 vjet, duke filluar nga fëmijëria në varfëri e deri një vit para vdekjes, në moshën 88 vjeçare; Çaplini ishte nje figurë sa e adhurueshme aq edhe e debatueshme. Vitet 1940 ishin plot polemika për të; popullariteti i tij pësoi rënie të menjëhershme, kur u akuzua për simpatitë komuniste, ndërsa hedhja në gjyq per çështje atësie dhe martesa me minirene, shkaktoi skandal. FBI-ja krijoi dosje per të dhe hapi një hetim; Çarli ikën nga Shtetet e Bashkuara dhe vendoset ne Zvicër, përfundimisht. Çaplin ka shkruar, drejtuar, prodhuar, redaktuar, krijuar muzikë për shumicën e filmave të tij. Thonë se ai ishte perfektsionist, dhe pavarësia  financiare e lejonte të shpenzonte vite për zhvillimin dhe prodhimin e një filmi deri në përsosmëri. Shumë prej filmave të tij trajtojnë tema sociale dhe politike, si dhe përmbajnë elementë autobiografikë. Në vitin 1972, Akademia amerikane e Filmit, Arteve dhe Shkencave i dha  Çaplinit një  Çmim  Nderi për kontributin e shquar në industrinë e filmit. Filmat e tij The Gold Rush, City Lights, Modern Times, Great Dictator renditen mes filmave më të mirë të të gjitha kohërave.
 
1979 - Trupat sovjetike hyjnë në Afganistan, për të mbështetur qeverinë e Babrak Karmalit. Në luftën që zgjati 10 vjet, Bashkimi Sovjetik humbi rreth 27 mijë ushtarë.
 
1991 - Mikhail Gorbachev jep dorëheqjen si Sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit Sovjetik; të nesërmen BRSS shpërbëhet.
 
Mendim i ditës
"Mëso se çfarë je dhe bëhu i tillë."
Pindari

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Histori - Çfarë ka ndodhur më 24 dhjetor?563 - KISHA BIZANTINE HAGIA SOFIA NË KONSTANDINOPOJË U BEKUA PËR HERË TË DYTË PAS SHKATËRRIMIT NGA TËRMETET (12.25.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 23 dhjetor?910 - VDIQ SHËN NAUMI (I NJOHUR SI NAUMI I OHRIT) (12.23.2013)
Histori - Çfare ka ndodhur me 22 dhjetor?1894 - ÇËSHTJA DREYFUS FILLON NË FRANCË (12.23.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 21 dhjetor?640 - ARABË MYSLIMANË MARRIN KËSHTJELLËN BABYLON NË DELTËN E NILIT (12.21.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor?1192 - RIÇARDI I I ANGLISË KAPET DHE BURGOSET NGA LEOPOLDI V I AUSTRISË (12.20.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 19 dhjetor?1606 - ANIJET SUSAN SONSTANT, GODSPEED AND DISCOVERY NISEN NGA ANGLIA (12.20.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 18 dhjetor?1495 - VDIQ ALFONSI II, MBRETI I NAPOLIT, MIKPRITËSI I ARBËRVE (12.18.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 17 dhjetor?1790 - NË MEKSIKË ZBULOHET GURI KALENDARIK I NJOHUR SI GURI I DIELLIT (12.18.2013)
'MEGA-ZJARRET' GLOBALË (12.16.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 16 dhjetor?1770 - NË KËLN LINDI LUDWIG VAN BEETHOVEN (12.16.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]