VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Histori - Çfarë ka ndodhur më 21 qershor?533 - NJË FLOTË BIZANTINE NËN GJENERALIN ILIR BELISARIUS NISET NGA KOSTANDINOPOJA

                                                                                      

E Shtunë, 05.18.2024, 07:11pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Histori - Çfarë ka ndodhur më 21 qershor?
533 - NJË FLOTË BIZANTINE NËN GJENERALIN ILIR BELISARIUS NISET NGA KOSTANDINOPOJA

E Djelë, 06.22.2014, 09:20am (GMT+1)


533 - Një flotë bizantine nën gjeneral Belisarius niset nga Konstandinopoja për të ndëshkuar vandalët në Afrikën veriore, nëpërmjet Sicilisë. Belisari, i quajtur shpesh "ËœRomaku i fundit' pasi ëndërronte ri-bashkimin e dy perandorive te ndara Romë - Bizant, lindi në një familje ilire dhe e filloi karrierën e tij ushtarake që në moshë të re, duke shërbyer si truproje personale e perandorit iliro-romak Justin I. Në fakt, Bellisarius njihet për krijimin e njësisë ushtarake të posaçme, "ËœBucellari', që mbahej jo me fonde nga shteti, por nga individë të pasur, për të qenë "ushtarë shtëpiakë" të një gjenerali, governatori ose perandori. Kjo njësi quhej "ËœBuce-llari' nga "Ëœbukë'   sepse qëndronte pranë perandorit kur ky shtrohej për të ngrënë, ose sepse kujdesej për jetën e tij, duke kontrolluar ushqimin nga ndonjë helm i mundshëm. Belisarius, gjatë luftërave të tij në emër të perandorit, punësoi më shumë se 7.000 bucellarë. Një shekull më vonë,  bucellarët ishin integruar në ushtrinë romake, dhe së shpejti me ketë emer filluan te quheshin pa dallim të gjithë kalorësit e pajisur mirë.

1621 - 27 fisnikë çekë ekzekutohen në sheshin e Pragës si pasojë e Betejës së Malit të Bardhë midis protestantëve të krishterë  dhe forcave të perandorisë së shenjtë romake. Beteja zgjati vetëm një orë; 4.000 protestantë u vranë ose u kapën, ndërsa humbjet e forcave të perandorisë ishin vetëm disa qindra. 47 udhëheqës të kryengritjes u gjykuan, dhe 27 prej tyre u ekzekutuan - kjo ngjarje përkujtohet sot si "Dita e Gjakut".

1734 - Në Montreal në Nju Francë, një skllave e njohur me emrin Marie-Joseph Angelique ekzekutohet me vdekje, për zjarrvënie që shkatërroi pjesën më të madhe të qytetit. Ajo u gjykua dhe dënua për vendosjen e zjarrit në shtëpinë e pronarit të saj nga ku zjarri u përhap duke përfshirë atë që sot quhet Montreali i Vjetër. Mendohej në përgjithësi se Angelique ishte fajtore për zjarrin. Por kohët e fundit është argumentuar se ajo u dënua thjesht sepse kishte ngritur krye ndaj pronarit.

1749 Themelohet qyteti Halifax, Nova Scotia, Kanada. Gjatë Revolucionit Amerikan, Halifax u bë pikë nisje e shumë sulmeve britanike drejt zonave të kontrolluara nga rebelët në trembëdhjetë kolonitë amerikane. Pas luftës, dhjetëra mijëra përkrahës të britanikëve ikën nga ish-kolonitë amerikane, dhe u strehuan në Halifax - shumë nga pasardhësit e tyre banojnë atje sot.

1791 - Mbreti Luigj XVI i Francës dhe familja e tij lënë fshehurazi Parisin si pasojë e Revolucionit, por kapen në fshatin Varennes, kur karroca e tyre u ndalua rastësisht për kontroll. Incidenti ishte një pikë kthese; përpjekja e mbretit për të ikur nxiti akuzat për tradhti që përfundimisht çuan në ekzekutimin e tij me gijotinë, në janar 1793, dhe të mbretëreshës Maria Antoinette, në tetor të po atij viti.

1824 - Lufta greke e Pavarësisë: shqiptari Mehmet Aliu i Egjiptit dërgon djalin e tij Ibrahim pashën në ndihmë të osmanëve; ai merr Psaran në Egje, pastaj, niset drejt maniotëve, banorë në pjesën jugore të Peloponezit; ata ishin të parët që i kishin shpallur luftë Perandorisë Osmane, duke i paraprirë pjesës tjetër të Greqisë. Forcat greke arritën një varg fitoresh. Por mosmarrëveshjet shpërthyen mes udhëheqësve dhe anarkia pasoi. Osmanët e shfrytëzuan këtë rast. Trupat e Ibrahim pashës u përpoqën të hynin në Mani më 21 qershor 1826, por u detyruan të ndaleshin para fortifikimeve, maniotët banonin në kulla si pasojë e zakonit të gjakmarrjes, dhe çdo shtëpi ishte kala. Beteja u përqëndrua në fshatin Vergas. Pavarësisht artilerisë egjiptiane, maniotët arritën t'i mbajnë jashtë osmanët. Kur egjiptasit dëgjuan se arvanitasi Theodor Kolokotroni me forcat e tij ishte nisur në ndihmë të Manit, vetëm atëhere Ibrahim pasha u tërhoq; një ofensivë tjetër ai ndërmorri në gusht, por pa sukses - Kjo ishte hera e fundit që Mani u sulmua gjatë Luftës për Pavarësi, ndërsa Greqia u çlirua më 1828.

1905 Lindi Jean-Paul Sartre, filozof francez dhe autor, një nga figurat kryesore të filozofisë së ekzistencializmit, dhe filozofisë në përgjithësi, përfshi atë marksiste të shekullit XX. Sartre ndikoi edhe në sociologji, kritikë, studime letrare, dhe vazhdon të ndikojë. Ai mbeti i angazhuar deri në fund të jetës së tij (v. 1980). Në verë të vitit 1968 gjatë protestave në Paris Satrtre u arrestua për mosbindje civile. Presidenti Charles de Gaulle ndërhyri dhe e liroi; "Ju nuk arrestoni Volterin", tha ai.

1905 Humor anglez; shfaqet për here të parë drama "˜Major Barbara'. Pak para hapjes, autori George Bernard Shaw i dërgon këtë telegram Winston Churchillit, duke i ofruar bileta.
Shaw: "Po ju dërgoj dy bileta për natën e parë të shfaqjes së dramës time të re; sillni një mik...nëse keni një të tillë."
Churchill: "Ndoshta nuk mund të marrë pjesë natën e parë; do të marrë pjesë në të dytë...nëse ka të tillë."
Në vitin 1947, Fan Noli botoi librin "˜Beethoven and French Revolution' dhe i dërgoi nje kopje kritikut George Berndard Shaw ky iu përgjigj me shaka e kompliment: "Ngatërruat profesionin, kur u bëtë prift..."
Shaw, irlandez, fliste nga përvoja; ai kishte qenë bashkë-themelues i Shkollës Ekonomike të Londrës më 1895, para se të bëhej gazetar, shkrimtar, kritik muzikor e letrar, dramaturg, eseist.

1920 - Trupat franceze largohen nga Korça duke e lënë administratën e tyre të 'Republikës Autonome' në duart e një komiteti shqiptar. Trupat shqiptare tashmë kishin siguruar territorin e Shqipërisë deri në kufirin e 1913-s me Greqinë. Korça kishte qenë nën kontrollin francez (1916-1920). Gjatë kësaj kohe 14 përfaqësuesit e Korçës dhe komandanti i garnizonit francez Descoins nënshkruan një protokoll që shpalli Republikën shqiptare të Korçës nën mbrojtjen ushtarake të Francës dhe me Themistokli Gërmenjin si president apo prefekt. Në fund të vitit 1917, Gërmenji u akuzua për bashkëpunim me Fuqitë Qendrore (Gjermani, Austro-Hungari, Turqi, Bullgari), u dënua me vdekje nga një gjykatë ushtarake franceze dhe u ekzekutua në Selanik. Më vonë u bë e qartë se anëtarët e gjykatës ishin keq-informuar nga agjentë grekë që dëshironin mënjanimin e Germenjit nga skena ndërkohë që Athina pretendonte Korçën.

1942 - Lufta e Dytë Botërore, SHBA; Një nëndetëse japoneze del në sipërfaqe afër lumit Columbia në Oregon dhe hedh 17 predha pranë Fort Stevens ky ishte vetëm një nga pak sulmet e Japonisë ndaj Shteteve të Bashkuara  në pjesën kontinentale.

1982 - John Hinckley del i pafajshëm për përpjekjen për vrasjen e presidentit amerikan Ronald Regan ai u shpall i sëmurë psikik dhe u dërgua në spital.

Mendim i ditës
"Ata që nuk mund të ndryshojnë mendjen e vet nuk mund të ndryshojnë asgjë."
George Bernard Shaw (za)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Histori - Çfarë ka ndodhur më 20 qershor?451 - BETEJA NË CHALONS: ATILA I HUNËVE NDESHET ME ROMAKËT (06.20.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 19 qershor?1269 - MBRELI LUIGJ IX I FRANCËS SHPALL LIGJIN E RI KUNDËR HEBRENJVE (06.20.2014)
SHBA - RREZIQET E TRANSPORTIT TË NAFTËS (06.19.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 18 qershor?1812 - KONGRESI AMERIKAN I SHPALL LUFTË BRITANISË, KANADASË DHE IRLANDËS (06.18.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 17 qershor?1462 -MBRETI VLAD II I VLLAHISË SULMON NATËN PËR TË VRARË SULLTAN MEHMETIN II (06.18.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 16 qershor?363 - PERANDORI ROMAK JULIAN IU VË FLAKËN ANIJEVE QË TË MOS BIEN NË DUART E PERSIANËVE (06.17.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 15 qershor?1215 - MBRETI XHON I ANGLISË VË VULËN MBI DOKUMENTIN MAGNA CARTA (06.16.2014)
PROJEKTIMI I EUROPËS - SHTETE TË 'KLASIT' TË PARË DHE TË DYTË (06.16.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 14 qershor?1158 - DUKA I SAKSONISË DHE BAVARISË THEMELON QYTETIN MÃœNICH (06.15.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 13 qershor?313 - DEKRETI I MILANOS QË IU JEP LIRINË FETARE TË GJITHË BANORËVE TË PERANDORISË ROMAKE, SHPALLET NË NICOMEDIA (06.14.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]