VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Histori - Çfarë ka ndodhur më 30 korrik?

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 08:27pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Histori - Çfarë ka ndodhur më 30 korrik?
E Enjte, 07.31.2014, 09:16am (GMT+1)


1729 - Themelohet Baltimore, Maryland. Qyteti është emëruar pas irlandezit Cecilius Calvert, i njohur si Lord Baltimore (1605-1675), themelues i kolonisë dhe provincës Maryland. Baltimore është një anglicizëm i emrit irlandez "˜Baile - Ti Mhoir', që do të thotë "fshat i madh ose me shtëpi të madhe", emri i pronës së familjes Calvert në Qarkun Longford, Irlandë.

1818 Lindi Emily Bronte, autore angleze dhe poete. Fillimisht romani Wuthering Heights, që ajo shkroi, u la në heshtje nga kritika. Vetëm pas vdekjes më 1848,  libri tërhoqi vemendje dhe fitoi emër si kryevepër letrare.

1863 Lindi Henry Ford, biznesmen amerikan, themelues i Ford Motor Company (v. 1947). Një prej industrialistëve më të njohur amerikanë, Henry Ford revolucionarizoi mënyrën e prodhimit në seri të automobilave.

1926 -  Ambasadorët e fuqive të mëdha në Konferencën e Parisit ratifikojnë protokollin e Firencës (1925) mbi përcaktimin përfundimtar të kufijve të Shqipërisë. Pakti u nënshkrua nga Franca, Britania, Rusia, Italia, Japonia; krahas tyre Shqipëria, Greqia e Jugosllavia, dhe u regjistrua zyrtarisht në Lidhjen e Kombeve Kështu, çështja e kufijve u mbyll përfundimisht, por ratifikimet vazhduan të shkaktonin tensione midis Shqipërisë dhe fqinjëve të saj.

1956 - Një rezolutë e përbashkët e Kongresit të SHBA, nënshkruhet nga presidenti Dwight D. Eisenhower, që autorizon moton kombëtare "In God We Trust"

1971 - Programi Apollo: Anija Apollo 15 zbret në Hënë modulin Falcon për eksplorim (automjeti i parë Rover në Hënë). Ekuipazhi i anijes Apollo 15 përbëhej nga atronautët David Skot, Alfred Uorden dhe Xhejms Irvin. Ata u nisën nga Toka në korrik 1971 dhe zbritën në Hënë në zonën e quajtur Hadley Rille afër Maleve Apenine, në veriperëndim të vendin ku ishte ulur Apolli 11. Astronautët e Apollo 15 u kthyen pa problem në Tokë. Shkencëtarët u befasuan nga gurët që ata sollën me vete. Njërin prej tyre, shkencëtarët e quajtën Guri i Gjenezës, sepse besohet të ketë një moshë prej 4 miliardë vjetësh. Sipas shkencëtarëve, ky gur ishte krijuar kur Hëna kishte qënë në moshën e saj më të herëshme. Gjithashtu, dheu që astronautët sollën nga Hëna përmbante copa kristali në ngjyrë portokalli. Shkencëtarët thonë se ky kristal ishte rezultat i materialeve të krijuara në një thellësi prej 300 kilometrash nën sipërfaqen e Hënës.

1975 - Jimmy Hoffa, udhëheqës sindikalist amerikan, zhduket nga parkingu i një restoranti në Bloomfield Hills, Michigan, në periferi të Detroit. Ai kurrë nuk është parë apo dëgjuar përsëri, dhe do të shpallej ligjërisht i vdekur në këtë datë në vitin 1982.

1980 Knesseti ose parlamenti izraelit miratoi Ligjin për Jeruzalemin kryeqytet, i cili shkaktoi reagim të fuqishëm proteste nga komuniteti botëror. Për shembull, Rezoluta e Këshillit të  Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, miratuar me 14 vota për dhe vetëm 1 abstenim (Shtetet e Bashkuara), deklaroi menjëherë se ligji ishte i pavlefshme dhe duhet të anulohet". Kjo rezolutë u bëri thirrje vendeve anëtare për të tërhequr misionet e tyre diplomatike nga qyteti.

2012 - Një dështim i rrjetit të energjisë në Indi lë pa rrymë elektrike rreth 360 milion njerëz.

Mendim i ditës
"Çdo relike e të vdekurit është e çmuar, nëse gjatë kohës gjallë kishte vlerë."
Emily Brontë
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Histori - Çfarë ka ndodhur më 29 korrik? (07.31.2014)
VETITË SHËRUESE TË SHALQIRIT (07.31.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 28 korrik? (07.29.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 27 korrik? (07.28.2014)
NJË KOLEKSION I VEÇANTË PËR PËRVJETORIN E BETEJËS SË VATERLOSË (07.27.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 26 korrik? (07.27.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 25 korrik?306 - KOSTANDINI SHPALLET PERANDOR NGA LEGJIONET E TIJ (07.26.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 24 korrik?1487 - QYTETARËT NË LEEUWARDEN, HOLANDË, GREVË KUNDËR NDALIMIT TË IMPORTIT TË BIRRËS (07.25.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 23 korrik?90 - NË ALEKSANDRI LINDI PTOLEMEU (07.25.2014)
 Histori - Çfarë ka ndodhur më 22 korrik?1209 - MASAKRA NË BEZIERS (07.25.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]