E Djelë, 10.20.2019, 12:19pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
'Wall Street Journal' dhe 'Guardian' -  SI TË LUFTOHET EKSTREMIZMI ISLAMIK NË EVROPË?!

E Hënë, 01.12.2015, 02:56pm (GMT+1)


Ushtarë francezë duke bërë rojë në një shkollë ku vijojnë mësimin fëmijët hebrenj...

Sulmet terroriste, që kanë ndodhur javën e kaluar në Paris, kanë tronditur globin. Ato vazhdojnë të jenë në qendër të opinionit edhe sot, duke bërë që shumë media ndërkombëtare të shkruajnë për rritjen e nacionalizmit në Evropë.

Gazeta “Wall Street Journal”, në një shkrim me titull “Neutralizimi i islamizmit radikal”, shkruan se në Evropë ka traditë të madhe të tolerancës për dallimet dhe liri për fetë.

Por, sipas saj, shumë qytetarë bëhen bashkëfajtorë të heshtur kur kjo tolerancë dhe liri kërcënohet nga dhuna xhihadiste. “Wall Street Journal” shkruan se kundërshtimi i dhunës nuk është i mjaftueshëm, por duhet kundërshtuar nocionin se Islami, apo çdo interpretim i ngushtë i besimit, është mbi kritikat.

“Nëse mësojmë të sfidojmë ideologjinë e atyre që kanë rrëmbyer besimin tonë, ne do të krijojmë elasticitetin që do të na lejojë të përparojmë në një shoqëri moderne”, shkruan gazeta.

“Për më tepër, ta akuzosh këtë pikëpamje si islamofobe, shkon në dëm të atyre që në shoqërinë perëndimore dëshpërimisht nuk duan të shihen si të tillë. Kjo u lejon ekstremistëve që të përparojnë pa kontroll, duke na kthyer në vitet e errëta”, thuhet në artikullin e gazetës “Wall Street Journal”.

Nga sulmet terroriste në dhe përreth Parisit kanë humbur jetën 17 persona. Dymbëdhjetë nga ta janë vrarë nga sulmi në revistën satirike “Charlie Hebdo”. Islamistët radikalë kanë vrarë po ashtu një police dhe katër pengje në një dyqan hebre.

Të dielën është shfaqur një video e njërit prej sulmuesve, në të cilën ai zotohet për besnikëri ndaj grupit militant të Shtetit Islamik.

Gazeta “Guardian” shkruan se kultura e vetme që do t’i mbijetonte kasaphanës që Shteti Islamik dhe aleatët e tij kanë planifikuar për Evropën, duhet të ndërtohet në dy parime: i pari, toleranca fetare dhe respekti për të drejtat e migrantëve, sipas ligjit ndërkombëtar; i dyti, ndjekja agresive e sekularizmit, racionalizmit dhe lirisë individuale.

Sipas gazetës “Guardian”, terrori islamist nuk mund të ndalohet vetëm nga shërbimet e sigurisë dhe të inteligjencës; ai duhet të luftohet në mënyrë kulturore dhe ekonomike.

Fanatikët fetarë duhet të largohen nga të gjitha kontaktet edukative me fëmijët, ndërsa të rinjve t’iu gjenden vende pune, shkruan gazeta britanike.

Të dielën, për të nderuar viktimat e sulmeve terroriste në Paris, atje janë mbledhur mbi një milion qytetarë dhe dhjetëra liderë botërorë. Marshime solidariteti ka pasur edhe në qytete të tjera të Evropës, si: Bruksel, Berlin, Madrid, Stokholm e të tjera.

Agjencia gjeopolitike e zbulimit, Stratfor, në një koment të sajin, ka shkruar se Evropa, tradicionalisht, ka qenë djepi i nacionalizmit. Nga nacionalizmi romantik i shekullit 19 deri te totalitarizmi i shekullit 20, evropianët e kanë definuar veten me ndjenjën e fortë të përkatësisë kombëtare, shpesh të lidhur me gjuhën, etninë dhe fenë, dhe me mosbesim ndaj të huajve, shkruan Stratfor.

“Shumë qeveri evropiane veprojnë nën idenë se imigracioni do t’i ndihmojë Bashkimit Evropian të zbusë efektet e zvogëlimit, plakjes së popullsisë. Por, disa vende luftojnë për të integruar plotësisht të sapoardhurit. Papunësia e të rinjve, mungesa e mundësive dhe diskriminimi social ishin disa nga shkaqet e trazirave në Francë më 2005”, kujton Stratfor.

Një dekadë më vonë, sipas kësaj agjencie, pak gjë ka ndyrshuar në Francë në aspektin e integrimit, ndërsa kriza ekonomike ka ndërlikuar disa nga problemet strukturore të vendit.

Grupet islamike, të tilla si Shteti Islamik, janë duke përdorur me sukses rrjetet sociale për të tërhequr të rinjtë perëndimorë, paralajmëron Stratfor. rel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TRIDHJETË VJET NGA THIRRJA E PARË ME CELULAR NË BRITANI (01.12.2015)
30 SHPREHJE LATINE TË SHPJEGUARA - NGA AD HOC, CASUS BELI, BONA FIDE (01.11.2015)
PENA ËSHTË MË E FORTË SE SHPATANga ALISON GEE, BBC (01.10.2015)
CHARLIE HEBDI - HISTORIK KUNDËRTHËNIESH (01.08.2015)
MINAREJA E EZANIT TË PARË NË AFRIKË - RRETH 14 SHEKULLORE (01.06.2015)
KARDINALË NGA FUNDI I BOTËS (01.06.2015)
VITI 2015 - I VEÇANTË PËR KOZMOSIN (01.05.2015)
TREGTIA E SHBA ME KUBËN - PËRJETIMET E EMIGRANTËVE KUBANË (01.05.2015)
PËRDHUNIMET NË AMERIKË (01.04.2015)
KONCERTI I VJENËS - NGJARJA MË E SUKSESSHME E MUZIKËS KLASIKE NË BOTË (01.02.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 

 
VOAL
[Shko lart]