VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - I GJITHË QIELLI NË AFRO NJË MILION FOTOGRAFI

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 05:14pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
I GJITHË QIELLI NË AFRO NJË MILION FOTOGRAFI
E Mërkurë, 07.21.2010, 11:38am (GMT+1)

Sonda Wide-field Infrared Survey Explorer

Sonda «Wide-field Infrared Survey Explorer» - shkurt «WISE» - rrotullohet rreth tokës mbi polet duke fotografuar miliona objekte deri tani të panjohura

Shtatë muaj pas nisjes sa saj një sondë e NASA-s ka fotografuar me dritë infra të kuqe të gjithë firmamentin. «Wide-field Infrared Survey Explorer» - shkurt «WISE» - rrotullohet rreth tokës mbi polet duke fotografuar miliona objekte deri tani të panjohura. Sonda ka bërë 1,3 milionë fotografi, duke nisur nga asteroidet deri tek galaksitë shumë të largëta, njoftoi qendra e fluturimeve në hapësirë, NASA, të premten.

Si shembull shkencëtarët kanë kompozuar një panoramë me disa qindra pamje të grumbullit të yjeve të plejadës. Në fotografim duket shumë qartë reja e pluhurit, që rrethon grumbullin e yjeve. Astronomët shpresojnë që me sonden me kamera infra të kuqe të shohin objekte kozmike, të cilat nuk mund të kapen me valët e dritës. Këtu bëjnë pjesë asteroidë të errët dhe yje të ftohtë, që nuk shkelqejnë në dritën e dukshme, por në dritë intensive infra të kuqe. Ndryshe nga drita e dukshme rrezet infra të kuqe përshkojnë edhe retë e pluhurit.

Fotografim i asteroidëve nga radarët e NASA-s

«Kapja e të gjithë qiellit nga «WISE» na ndihmon, për të parë sasinë e madhe të trupave të ndryshëm qiellorë", tha Hashima Hasan, studjuese në qendrën e NASA-s në Washington. Në tre muajt e ardhshmën sonda do të regjistrojë sërish gjysmën e qiellit për të zbuluar të tjerë asteroidë, yje dhe galaksi të fshehura. Krahasimi me fotografitë e mëparshme u tregon shkencëtarëve ndryshimet në qiell.

Sonda WISE është një hap në krahasim me kërkimet e mëparshme

Sonda e NASA-s «Lunar Reconnaissance Orbiter» (LRO) në rrotullimin rreth hënës

«Sytë e sondës "WISE" janë një përmirësim i madh krahasuar me kërkimet e shkuara me rreze infra të kuqe", shpjegon Edward Wright nga universiteti Los Angeles në Kaliforni, njëri nga shkencëtarët kryesorë në këtë mision. «Ne do të gjejmë miliona trupa qiellorë, që nuk janë parë kurrë më parë.» Qielli u fotografua në katër amplituda infra të kuqe, me një ndjeshmëri, që është qindra herë më e madhe se sa në projektet e mëparshme. Drita infra e kuqe, të cilën syri i njeriut nuk është në gjendje ta shohë, ka amplituda më të mëdha se sa drita e dukshme.

Studjuesit presin nga «WISE» zbulimin e qindra mijëra asteroideve

Objektet e zbuluara me kamera katalogizohen dhe shërbejnë si ndihmë për navigim në misionet e ardhshme. NASA shpreson të marrë të dhëna për madhësinë dhe përbërjen e asteroideve - informacione të rëndësishme për rrezikun e koalizioneve të mundshme. Studjuesit shpresojnë nga «WISE» zbulimin e qindra mijëra asteroideve, qindra prej të cilëve bëjnë një rrugë relativisht të afërt me tokën.

Sonda WISE e NASA-s

Objektet e ngrohta japin rrezatim ultra të kuq. Që të kapë shkëlqimin ultra të kuq të yjeve dhe galaksive vetë«WISE» nuk duhet të rrezatojë dritë ultra të kuqe. Për këtë qëllim NASA i ka ftohur teleskopin dhe detektorët e sondës kozmike në hapësirë në temperatura shumë të ulëta. Misioni mund të përfundojë, kur të mos ketë më ftohës për detektorët infra të kuq. Publikimi i të dhënave të para të «WISE» për specialistët e kësaj fushe është planifikuar të bëhet në majin e ardhshëm.

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
THESARET QË U ZHDUKËN PA LËNË GJURMË (07.20.2010)
KUSH E KA VRARË MALCOLM X? ÇFARË PËRFAQËSON MALCOLM X? (07.16.2010)
ZBARDHET URDHËRI I RAMIZ ALISË PËR VRASJET NË KUFI (07.06.2010)
TRENI ISHTE SHUMË I GJATË: SI ERDHËN 3200 SHQIPTARËT NË GJERMANI (07.03.2010)
URDHËRI I RAMIZ ALISË PAS AMBASADAVE: LUFTË PËR JETË A VDEKJE (07.02.2010)
SVR, NJË SPIUNAZH TRASHËGIMTAR I TË FAMSHMIT KGB (06.30.2010)
SI ZGJIDHET PRESIDENTI FEDERAL NË GJERMANI? (06.29.2010)
ARKIVI I VATIKANIT/LIBRARIA PRIVATE E PAPËSNga JOHN PRESTON (06.27.2010)
22 QERSHORI 1941 - MBROJTJA NËPËRMJET SULMITPërkthyer e përgatitur nga SAIMIR LOLJA (06.26.2010)
60 VJETORI I LUFTËS SË KOREVE - VERSIONI I KORESË SË VERIUT (06.24.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]