VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SVR, NJË SPIUNAZH TRASHËGIMTAR I TË FAMSHMIT KGB

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 05:29pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
SVR, NJË SPIUNAZH TRASHËGIMTAR I TË FAMSHMIT KGB
E Mërkurë, 06.30.2010, 07:58am (GMT+1)

Me shpërbërjen e BRSS-së, veprimtaritë e KGB-së u janë besuar dy institucioneve të veçuara, SVR dhe FSB-së

Shërbimi i zbulimit të jashtëm SVR, dhjetë agjentë të dyshuar të të cilit janë arrestuar në Shtetet e Bashkuara, është pasues i të famshmit KGB, shërbimi sovjetik i spiunazhit, nga vjen veçanërisht Kryeministri Vladimir Putini. Shtetet e Bashkuara njoftuan dje arrestimin e 10 personave të trajnuar nga SVR-ja për t'u futur në shoqëri "me objektiv marrjen e informatave duke u infiltruar në rrethet politike amerikane", një episod që të kujton epokën e Luftës së Ftohtë, gjatë të cilës vepronte e famshmja KGB.

Kryeministri aktual rus Vladimir Putin është një kolonel i shërbimeve sovjetike për të cilat ai ka punuar nga viti 1985 deri në vitin 1990, në Republikën Demokratike Gjermane, RDGj. Me shpërbërjen e BRSS-së, veprimtaritë e KGB-së u janë besuar dy institucioneve të veçuara, Shërbimi i Zbulimit të Jashtëm, SVR dhe FSB-së, Shërbimi federal i Sigurisë që është i ngarkuar me zbulimin në Rusi dhe me kundërspiunazhin. "SVR-ja është pjesë përbërëse e forcave që garantojnë sigurinë dhe thirret për të mbrojtur sigurinë e individëve, të shoqërisë dhe të shtetit kundër kërcënimeve të jashtme", shpjegon në faqen e internetit ky shërbim që këtë vit feston 90-vjetorin e krijimit. Ai ka për qëllim të informojë Kremlinin për ta ndihmuar atë në marrjen e vendimeve në fushat politike, ekonomike, ushtarako-sovjetike, shkencore dhe ekologjike.

Shërbimi i parë sovjetik i zbulimit të jashtëm, i themeluar në vitin 1920, ishte "Departamenti i Jashtëm" i NKVD-së, Komisariati i Popullit për Çështjet e Brendshme. Organizata ka ndryshuar vazhdimisht akronim në epokën sovjetike. Në vitin 1954, iu dha emri "Drejtoria e parë e përgjithshme" e KGB-së, një emër që ajo do ta mbajë deri në shërbërjen e BRSS-së në vitin 1991. SVR-ja njoftoi se veprimtaritë e saj janë zhvilluar gjerësisht që prej rrëzimit të regjimit sovjetik. Ajo i dha fund politikës së saj "globale" të Luftës së Ftohtë që kishte të bënte me vendosjen e spiunëve në të gjitha vendet ku ndodheshin agjentë perëndimorë dhe tani punon vetëm atje "ku Rusia ka interesa autentike dhe jo imagjinare". "SVR-ja shprehet se nuk ka kundërshtarë kryesorë ose të dorës së dytë", thuhet më tej në faqen e internetit. Presidenti rus emëron drejtorin e SVR-së, i cili vepron drejtpërdrejt me urdhërat e tij. Që prej vitit 2007, bëhet fjalë për Mikhail Fradkov, një ish-kryeministër. Sipas një raporti të Ministrisë së Brendshme gjermane, i publikuar më 21 qershor, SVR-ja numëron 13 000 punonjës dhe vazhdon të jetë aktiv në Gjermani me agjentë që veprojnë të mbuluar, veçanërisht si diplomatë ose gazetarë.

Historia e marrëdhënieve të spiunazhir SHBA-Rusi që nga viti 1991

Arrestimi në Shtetet e Bashkuara i 10 personave të dyshuar për spiunazh për llogari të Rusisë i shtohet një liste të gjatë çështjesh që kanë ndodhur mes dy vendeve që prej përfundimit të regjimit sovjetik në vitin 1991:

1994 - SHBA:

Aldrich Ames, një ish-analist i cili kishte punuar 31 vjet për CIA-n, dënohet me burgim të përjetshëm për shitjen e informatave Moskës kundrejt një shume prej më tepër se 2,5 milionë dollarë. Tradhtia e tij mendohet të ketë shkaktuar vdekjen e rreth 10 agjentëve të dyfishtë, të cilët punonin për amerikanët.

1996-1997 - SHBA:

Harold James Nicholson, agjenti më i lartë i CIA-s i akuzuar për spiunazh, dënohet në qershor të vitit 1997 me 23 vjet burg në Shtetet e Bashkuara për shitjen e informatave rusëve.

1997 - RUSI:

Moise Finkel, një qytetar rus, dënohet në Moskë me 12 vjet burg pasi u ka dhënë Shteteve të Bashkuara informata lidhur me nëndetëse ruse.

1998 - SHBA:

David Sheldon Boone, një ish-ushtarak amerikan i cili punonte për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, NSA, akuzohet në nëntor për spiunazh dhe komplot kundër Shteteve të Bashkuara për veprimtaritë e tij në përfitim të KGB-së më tej shërbimeve ruse të zbulimit.

1999 - SHBA:

Stanislav Gusev, sekretari i dytë i ambasadës së Rusisë në Uashington, arrestohet në dhjetor në afërsi të Departamentit amerikan të Shtetit dhe akuzohet për spiunazh përpara se të dëbohej.

2000 - Rusi:

Edmond Pope, një ish-oficer i shërbimeve të zbulimit të marinës amerikane akuzohet në prill nga drejtësia ruse për spiunazh dhe publikim të sekreteve shtetërore. I dënuar me 20 vjet punë të detyruar, ai falet nga Presidenti rus, Vladimir Putin.

SHBA:

George Trofimoff, një oficer në pension i shëbimeve të zbulimit të Këmbësorisë amerikane, arrestohet në qershor në Florida për spiunazh në përfitim të ish-BRSS-së. Ai dënohet me burgim të përjetshëm në shtator të vitit 2001.

2001 - SHBA:

Robert Hanssen, një zyrtar i lartë i kundëspiunazhit amerikan, FBI, akuzohet në shkurt për spiunazh në përfitim të Rusisë dhe dënohet me burgim të përjetshëm.

2002 - Rusi:

Oleg Kalugin, ish-gjeneral i KGB-së, i mërguar në Shtetet e Bashkuara që prej vitit 1995, dënohet në qershor në mungesë për tradhti të lartë me 15 vjet punë të detyruar në regjim të ashpër nga një gjykatë e Moskës. Mendohet se ai drejtonte në Shtetet e Bashkuara rrjetin e spiunëve sovjetikë gjatë Luftës së Ftohtë.

Aleksandre Sipaçev, kolonel i zbulimit rus, dënohet në nëntor me tetë vjet burg nga një gjykatë ushtarake e Moskës për përpjekje për t'i transmetuar CIA-s sekrete shtetërore.

2003 - Rusi:

Aleksandre Zaporojski, ish-agjent i zbulimit rus, dënohet në qershor me 18 vjet kamp për spiunazh në përfitim të Uashingtonit. Ai i ka dhënë CIA-s informata për veprimtaritë e shërbimeve sekrete ruse jashtë vendit.

2004 - Rusi:

Igor Sutjagin, një shkencëtar rus, i akuzuar për spiunazh në përfitim të Shteteve të Bashkuara, dënohet në prill me 15 vjet burg për transmetimin e informatave për sistemin e mbrojtjes bërthamore ruse.

2010 - SHBA:

Genadi Sipaçev dënohet në maj me 4 vjet burg sepse i ka dhënë Departamentit amerikan të Mbrojtjes karta për t'u bërë të mundur Shteteve të Bashkuara të drejtojnë raketat e tyre kundër objektivave ushtarakë në Rusi.

(http://www.rilindjademokratike.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SI ZGJIDHET PRESIDENTI FEDERAL NË GJERMANI? (06.29.2010)
ARKIVI I VATIKANIT/LIBRARIA PRIVATE E PAPËSNga JOHN PRESTON (06.27.2010)
22 QERSHORI 1941 - MBROJTJA NËPËRMJET SULMITPërkthyer e përgatitur nga SAIMIR LOLJA (06.26.2010)
60 VJETORI I LUFTËS SË KOREVE - VERSIONI I KORESË SË VERIUT (06.24.2010)
BASHKIMI EVROPIAN I VETËM APO ME TË TJERËT NË REFORMËN E TREGUT FINANCIAR? (06.23.2010)
KONFLIKTI MOSKË - MINSK PËR FATURAT E GAZIT DHE SIGURIMI I FURNIZIMIT TË EVROPËS (06.22.2010)
VENECIA/PORTA E ORIENTIT (Triptik dosierësh) (06.20.2010)
SI U BËNË JACKSON, ELVIS DHE DIANA SHENJTORËT E KOHËVE MODERNE (06.19.2010)
"MURMANSKI DUHEJ PUSHTUAR!", HITLERI E KUPTOI TEPËR VONË (06.18.2010)
MADOFF, I BURGOSURI MË I FAMSHËM NË AMERIKË (06.15.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]