VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ZBARDHET URDHËRI I RAMIZ ALISË PËR VRASJET NË KUFI

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 02:38am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
ZBARDHET URDHËRI I RAMIZ ALISË PËR VRASJET NË KUFI
E Martë, 07.06.2010, 01:40pm (GMT+1)

Diskutimet në mbledhjen e sekretarit të Komitetit Qendror të 25 gushtit, kur diktatori kërkoi nga forcat e ministrisë së Brendshme që ata që tentojnë kalimin e kufirit të konsiderohen tradhëtarë

Plagosja e të riut Artin Basha ditën e 2 korrikut, ku mijëra shqiptarë u përpoqën të rrëzonin "Murin e Berlinit" shqiptar dhe vdekja e tij vetëm 6 ditë më vonë është cilësuar nga regjimi komunist i kohës si një ngjarje aksidentale. Megjithë tentativat për ta cilësuar vrasjen e martirit të demokracisë Basha, si një ngjarje aksidentale, dokumentet zyrtarë të mbajtura në mbledhjen e Komitetit Qendror të Partisë në datën 23 korrik të vitit 1990 nxjerrin në pah të kundërtën. Në këto procesverbale shpjegohet qartë se Ramiz Alia dha urdhrin për vrasjen e cilitdo që do të tentonte të shkelte kufijtë shqiptarë (që nënkupton edhe futjen në ambasada të mbi 5 mijë qytetarëve në 2 korrik të 1990), si pasojë edhe vrasjen e 17-vjeçarit Basha. Sipas Ramiz Alisë, duke ndërtuar analogjinë me kalimin e kufirit urdhri ka qenë i prerë për të gjithë policët kufitarë që të qëllojnë me armë këdo që tenton të kalojë kufirin. "Nuk duhet të marrim në mbrojtje veprime e qëndrime të padrejta. Në qoftë se polici, për shembull, për një shkak të parëndësishëm, përdor dhunën ndaj qytetarëve, duke dalë jashtë kompetencave të tij, duhet thënë që ky veprim është i gabuar dhe ta dënojmë, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për kufitarin që në krye të detyrës, qëllon me armë dikë që tenton të kalojë kufirin. Gjatë kufirit tonë me Greqinë janë afruar grupe të mëdha diversantësh. Ku ta dijë kufitari se ai që kalon kufirin nuk është një diversant që ka hyrë e kërkon të dalë? Ku ta dijë ai se ky njeri nuk ka me vete drogë apo nuk është një vrasës? Kufitari i thotë 'ndal' shkelësit të kufirit dhe atë që nuk ndalet e qëllon. A mund ta bëjmë fajtor pse qëlloi?! Jo, ai bëri detyrën. Fajtor nuk mund ta bëjmë policin, sepse kur një njeri qëllohet me armë, edhe mund të vritet", shprehet Alia në mbledhjen e sekretarëve të Komitetit Qendror të Partisë, duke dalë në mbrojtje të urdhrit të tij. Këto ishin direktivat e fshehta të Ramiz Alisë për të eliminuar ata shqiptarë që me guximin e tyre i treguan regjimit komunist që shqiptarët e duan lirinë. Por, duke u mbuluar nga ruajtja e sekretit të informacioneve në mbledhjet e Komitetit Qendror, Ramiz Alia shfaqej me të tjera bindje në opinionin publik duke e cilësuar vrasjen e 17-vjeçarit Basha si incident. Hera e parë që Alia tentoi ta quante aksidentale vrasjen e 2 korrikut ishte në takimin që Sekretari i Parë i KQPPSh-së dhe kreu i shtetit të asaj kohe zhvilloi me përfaqësues të inteligjencës krijuese të kryeqytetit në gusht të vitit 1990. Kishin kaluar vetëm disa ditë nga 2 korriku '90 dhe situata ka qenë mjaft e tensionuar. Ramiz Alia e thërriste këtë takim me intelektualët pas disa mbledhjeve të tensionuara të Byrosë Politike dhe të Sekretariatit të Komitetit Qendror. Në mbledhje Alia është munduar ta kalojë si një incident të rëndë vrasjen e 17-vjeçarit Artin Basha, por kjo është kundërshtuar menjëherë nga Sali Berisha, që në atë ditë ka qenë intelektuali i vetëm që ka ngritur zërin për këtë krim të diktaturës. "Unë mendoj, para së gjithash, se informacioni duhet të jetë i vërtetë, gjë që çalon shumë. Unë po jap një shembull. U dha komunikata për ngjarjen e 2 korrikut dhe u tha që pati plagosje të lehtë nga të dyja palët, kur në fakt një 16-vjeçar ishte duke vdekur në Spitalin 2 dhe, siç dihet, ai vdiq. Atij i bënë roje tek koka për dy ditë rresht diplomatët e Ambasadës Gjermane. Thuaji sa të duash ti personelit të klinikës sime që pati vetëm plagosje të lehta, ai nuk e beson. Mirëpo janë 600 veta aty, që nesër thonë të kundërtën". Pas këtij qëndrimi të Berishës, Alia ka reaguar duke përsëritur se vrasja ka qenë aksidentale.

Dëshmi për urdhrin e Ramiz Alisë për eliminimin e mbi 5 mijë shqiptarëve

Një fakt tjetër që vërteton urdhrin e Ramiz Alisë për të vrarë mijëra shqiptarë, pararendësit e shembjes së diktaturës, ku midis tyre ishte edhe Artin Basha, është intervista e Ëerner Daum, ish-ambasadori ad interim i RFGJ-së (1987-1990) në Shqipëri në intervistë për Deutsche Ëelle-n. Sipas tij, Ramiz Alia kishte vendosur ta sulmonte ushtarakisht Ambasadën Gjermane, edhe ambasadat e tjera. "Vetëm dy apo tre vite më parë kam mësuar nga ambasori shqiptar në Londër, që në atë kohë ka qenë shef i kabinetit të Reiz Maliles, se qeveria e Ramiz Alisë kishte vendosur ta sulmonte ushtarakisht Ambasadën Gjermane, edhe ambasadat e tjera, por më shumë Ambasadën Gjermane. Nëse do të ndodhte kjo, atëherë unë nuk do të isha këtu përpara mikrofonit tuaj, por do të kisha ndoshta një monument në Tiranë", shprehet Daum. Duke e cilësuar këtë akt si fillimin e një lufte, Daum tregon se vetëm presioni i bërë nga ministri i Jashtëm shqiptar në atë kohë, Reiz Maliles bindi sekretarin e parë të PPSh-së që të tërhiqej nga ky urdhër. "Unë nga kolegu në Londër mësova se qeveria e kishte vendosur për këtë sulm, por Reiz Malile kishte kërcënuar se do të jepte dorëheqjen publikisht dhe do t'i bënte publike të gjitha detajet. Pra, ai arriti ta bllokojë këtë vendim. Po e përsëris që këtë e kam mësuar vetëm tre vjet më parë dhe më duket shumë fakt interesant", thekson ish-ambasadori gjerman. Sipas dëshmive më lart, tregohet qartë vendosmëria e Ramiz Alisë për të eliminuar mijëra të rinj e të reja që dolën hapur kundër regjimit komunist dhe të bashkonin fatin e tyre me atë të 17-vjeçarit Artin Basha.

 

Pjesë nga mbledhja e Komitetit Qendror të 25 gushtit "˜90

SHOKU RAMIZ ALIA: Në këto situata është e domosdoshme të luftohen me këmbëngulje të metat e gabimet e njerëzve tanë, të distancohemi nga ato me të cilat nuk pajtohemi dhe që armiku mund t'i shfrytëzojë. Nuk duhet të marrim në mbrojtje veprime e qëndrime të padrejta. Në qoftë se polici, për shembull, për një shkak të parëndësishëm, përdor dhunën ndaj qytetarëve, duke dalë jashtë kompetencave të tij, duhet thënë që ky veprim është i gabuar dhe ta dënojmë, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për kufitarin që në krye të detyrës, qëllon me armë dikë që tenton të kalojë kufirin. Gjatë kufirit tonë me Greqinë janë afruar grupe të mëdha diversantësh. Ku ta dijë kufitari se ai që kalon kufirin nuk është një diversant që ka hyrë e kërkon të dalë? Ku ta dijë ai se ky njeri nuk ka me vete drogë apo nuk është një vrasës? Kufitari i thotë "ndal" shkelësit të kufirit dhe atë që nuk ndalet e qëllon. A mund ta bëjmë fajtor pse qëlloi?! Jo, ai bëri detyrën. Por, në kolektivin e Kinostudios një shok qenka shumë i shqetësuar për këtë problem dhe kërkon përgjigje. Nuk është e vështirë dhe s'ka pse të ngurrojmë për t'i dhënë menjëherë përgjigjen që kërkon Foto. Çdo të bënte për shembull, roja e Kinostudios, në qoftëse dikush do të përpiqej t'i hynte për të djegur arkivin e filmit?

SHOKU FOTO ÇAMI: Edhe unë e lidha përgjigjen që i dhashë atij me një shembull": Në qoftë se dikush do t'i shkonte për t'i vjedhur shtëpinë, ç'do të bënte ai?

Shoku Ramiz Alia: Në këtë rast nuk mund të bëhet krahasimi me vjedhjen e shtëpisë, se shtëpia është pronë personale, ndërsa arkivi i Kinostudios është një pronë me vlerë të madhe shtetërore e kombëtare.

Natyrisht, kur polici vret një njeri që kërkon të djegë Kinostudion, ne nuk i themi, "mirë bërë që e vrave"! Ai njeri mund edhe të kapej e të dënohej ose të plagosej lehtë në këmbë etj. Por as fajtor nuk mund ta bëjmë policin, sepse kur një njeri qëllohet me armë, edhe mund të vritet.

SHOKU RAMIZ ALIA: E keqja është se aparatet, kuadrot e komunistët janë mësuar që vendimet ose i zbatojnë me metoda burokratike, ose i quajnë si masa kalimtare. Fakt është që te ne ende nuk po kuptohet se zbatimi i vendimeve të partisë kërkon të ndryshohen shumë konceptime. Për ta ilustruar këtë po ndalem pak në çështjen e mbrojtjes së kufirit. Në ndryshimet që pësoi Kodi Penal u prek edhe krimi i aratisjes. Tashmë arratisja trajtohet si kalim i paligjshëm i kufirit, jo si tradhti ndaj atdheut. Mirëpo ai që braktis atdheun, që i kthen shpinën shtëpisë, braktis nënën, babanë, vëllezërit, motrat, të afërmit e tjerë, vihet në shërbim të armikut, që bëhet pre e të huajve ligjërisht nuk konsiderohet tradhtar i atdheut, po nga ana morale tradhtar mbetet, opinioni si të tillë e trajton. Në këto rrethana rinia dhe populli që punojnë e jetojnë në brezin kufitar nuk mund të thotë: "Le të iki, le ta kalojë kufirin s'ka ndonjë gjë". Po kështu edhe ushtari i kufirit nuk mund të mendojë se: "Nuk prish punë, nuk kryen tradhti ndaj atdheut" dhe ta lërë të kalojë kufirin atë që tenton të arratiset.

Domethënë ne u gjendëm të papërgatitur, madje jo vetëm kaq, por në vend që të bëjmë ne propagandën tonë, pra që Partia dhe rinia të gjithë të mendojnë si t'i shpjegojnë mirë këto masa që po merren e të kuptohen nga njerëzit, në të kundërtën: i lanë shteg punës që bëri armiku.

Shoku Foto Çami: Është e vërtetë që ndryshimet në Kodin Penal masës së njerëzve nuk u është shpjeguar. Tani organet e drejtësisë kanë marrë si aksion të madh të punojnë dekretin e Kuvendit Popullit për manifestimet publike në të tëra kolektivat punonjës. Unë këtë gjë e mora vesh rastësisht, se më njoftuan nga Vlora dhe e ndalova menjëherë të punohej me kolektivat.

Shoku Ramiz Alia: Ti Foto, je Sekretar i Komitetit Qendor që merresh me problemet e ideologjisë dhe propagandës. Si nuk e paske ditur një gjë të tillë?

Shoku Foto Çami: Jo, nuk kam urdhëruar unë.

Shoku Ramiz Alia: Epo, atëherë të ka ikur nga duart kjo, por propagandën ti e drejton.

Shoku Foto Çami: Po ka dhënë urdhër tjetërkush për këtë, shoku Ramiz.

Shoku Ramiz Alia: Disa fenomene po na ikin nga duart dhe neve si parti dhe qeverisë dhe po kthehen në të kundërtën tonë.

Diktatori i fundit komunist kërkon vënien në shërbim të PPSH të shkrimtarit të madh, ndërsa aludon në mbledhjen e Sekretariatit të Partisë se ai po bën lojën e armikut dhe të borgjezisë

Ramiz Alia: Të vihet para përgjegjësisë Ismail Kadare

Shoku Lisen Bashkurti: Ismailit i kemi shkuar tre herë në shtëpi për ti kërkuar një intervistë për gazetën "Zëri i Rinisë", por nuk pranoi ta përgatiste...

Shoku Ramiz Alia: Po pse nuk shkruani në gazetë që Ismail Kadare nuk pranoi të jepte intervistë? Kështu do ta vinit para përgjegjësisë morale dhe para opinionit të mbarë rinisë.

Shoku Lisen Bashkurti: Kur bisedoi me të gojarisht Remzi Lani i tha se, intervistën tjetër që ia paraqiti "Zërit të Rinisë" me dëshirën e tij, ia botuam menjëherë, kurse tani ka nevojë vetë redaksia ti drejtohet atij. Në një farë mënyre e vuri para përgjegjësisë...

Shoku Ramiz Alia: Këtyre njerëzve ne kemi të drejtë t'u themi: "Këtë situatë në Tiranë e nxiti dhe e krijoi armiku. Ja, ç'kërkon armiku! Po ti që hesht, me kë je"?

A është në nderin e intelektualit tonë të mos i thotë një fjalë Presidentit Miteran që e ftoi Ismail Kadarenë për vizitë në Francë, pikërisht në këtë kohë, kur kryheshin tërë ato veprime të kurdisura armiqësore dhe propaganda e tyre borgjeze villte vrer kundër Shqipërisë? Demokracia e humanizmi, për të cilat flet Ismaili, nuk janë të drejta abstrakte, as nuk mund të konceptohen si të tilla. Për cilët njerëz kërkohen këto të drejta, në qoftëse nuk gjejnë shprehjen konkrete tek interesat e Atdheut e të popullit? Jashtë këtyre interesave çdo lloj demokracie është demagogji.

A mund ta mohojë kush tani se temat për Partisë, Enver Hoxhën, Atdheun, socializmin janë boshti kryesor që përshkon tërë veprën e Ismailit, që nga poemat "Përse mendohen këto male", "Shqiponjat fluturojnë lart", e deri te romanet "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", "Dimri i Madh", "Koncert në fund të dimrit" etj. Situata e tanishme kërkon që Ismaili, me emrin e qëndrimin e tij prej intelektuali të njohur ti bëjë një shërbim të ri popullit, partisë, Atdheut. Ky qëndrim do ta lartësonte, ndryshe a mund të qëndronte në krahun tjetër e të pranonte si Tuxhmani se ka gabuar dikur, kur ishte i ri? Eshtë koha kur ndonjë intelektuali të tillë i duhet thënë: "Ti flet me kaq zjarr për demokracinë, lirinë e individit e indinjohesh pse polici përdor shkopin, e sheh se ç'po bën i huaji kundër lirisë së Shqipërisë. Kujt do ti vlenin botimet e tua, kur nuk thua një fjalë për këtë që sheh?

Desha të tërheq vëmendjen se ka disa tipa njerëzisht me prirje negative e formim jo të shëndoshë. Në përgjithësi ata janë intelektualë të rinj, si ndonjë pedagog në Institutin e Lartë të Arteve, ndonjë punonjës në Kinostudio apo në shtypin letrar, ndonjë piktor etj., me ta duhet punuar me durim e duhen mbajtur afër për tua thyer "mitet" për të mos i lejuar të bëhen përçues të një vije të gabuar.

Shoku Xhelil Gjoni: Ndoshta ka nevojë të organizohen me këta njerëz disa debate në grupe të ngushta për probleme të ndryshme, që kërkojnë të sqarohen. Për shembull, ka patur mjaft pyetje për çështjen e marrjes së kredive. Mund të ftohen në auditorë të ndryshëm njerëz, shokë kompetentë e me nivel, si Farudin Hoxha, tua sqarojnë. Po kështu, mund të veprohet edhe për çështje të tjera.

Diskutohet mjaft për problemin e Kosovës, si dhe për pozicionin e inteligjencies kosovare. Reaksioni dhe në këtë çështje përpiqet të hedhë vrer kundër nesh. Flitet për problemin e bashkimit të Kosovës me ne, për të cilin thonë se, "është e interesuar edhe Amerika e se pas këtij bashkimi, vetvetiu mund të arrihet në zgjedhje të përgjithshme".

Shoku Ramiz Alia: Ka dhe nga ata që e përziejnë këtë çështje me pozitën e disa intelektualëve kosovarë që propagandojnë se duhet braktisur ideologjia dhe duhet të merremi më parë me nacionalizmin.

Parrulla e tyre është "Shqipëria etnike". Por të pranosh nacionalizmin do të thotë të vijnë këtu Rexhep Krasniqi, Balli Kombëtar, Legaliteti. Ne nuk mund ti sakrifikojmë idealet tona për një Shqipëri të tillë "etnike". Mund të ketë edhe ndonjë tjetër, që ekzaltohet për një "shtëpi evropiane", krejt të hapur me plot kate e apartamente, po ta dojë veç me një ideologji të borgjezisë!!

E theksoj edhe një herë se, përballë këtyre dëshirave e parrullave nuk duhet të qëndrojmë të tërhequr, por të hidhemi në sulm. Veprimtaria jonë duhet të jetë e efektshme, e dendur e sistematike. Mitingu që u organizua në Tiranë, për shembull ishte mjaft i mirë dhe e arriti qëllimin, por ai nuk u shoqërua më pas me një punë intensive. Duhet të njihen mirë tërë anët e problemeve, që të jetë e mundur të ndërtohet një program i qartë e i konkretizuar për zgjidhejn e tyre. Mund të krijohet edhe një shtab kundër parrullave armiqësore, ndaj të cilave kërkohet vigjilencë, përgatitje, luftë ideologjike e shkathtësi. Sot, nuk mund t'u flitet masave me sllogane e fjalë të përgjithshme. Ndonjëherë është më e efektshme një bisedë e çiltër, qoftë edhe me 2-3 vetë, ku rrihen pikëpamjet dhe konkluzionet janë bindëse.

Do të ishte mirë të organizohej edhe ndonjë takim me një grup intelektualësh prej 14-15 vetash. Me ta duhet biseduar më parë si e shohin situatën aktuale dhe pastaj një nga një t'u thuhet me argumente ndonjë pikëpamje e gabuar. Po kështu, duhet vepruar edhe me disa grupe të rinjsh, përpara se të mblidhen organizatat e rinisë. Me inteligjencën duhet ndërtuar një punë e veçantë, e programuar e sipas ketegorive, duke u ndalur sidomos në disa institucione e qendra të mëdha si Kinostudioja, Lidhja e Shkrimtarëve, Radiotelevizioni etj.

Një tjetër program i studiuar dhe mbi bazën e kontakteve direkte duhet ndërtuar edhe në punën me rininë. Duhet të gjallërohet tërë veprimtaria me të rinjtë universitarë e shkollarë, si në formë dhe në përmbajtje. Ajo nuk duhet të reduktohet vetëm në mbledhje e manifestime të mëdha, por të përfshijë dhe një larmi formash, që nga bisedat me grupe të vogla e deri në programet kulturore, artistike, politike etj., të cilat duhet të jenë tërheqëse e të organizuara mirë. Veprimtari të mëdha, mund të zhvillohen për shembull me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor në mjedise të ndryshme, në formë mitingjesh, koncertesh, lojërash sportive etj., ku të përfshihen e argëtohen masa të gjëra të rinisë.

Që tani dhe gjatë gjithë muajit gusht duhen marrë masa për organizim të rregullt të jetës nëpër konvikte, duke caktuar e afishuar për çdo konvikt listat e të rinjve sipas fakulteteve dhe kujdestarët apo përgjegjësit që ndjekin veprimtaritë e ndryshme nga Rinia, Partia Pedagogët. Nëpërmjet tërë llojeve të veprimtarive duhet synuar që rininë ta mbajmë kurdoherë pranë e ta ushqejmë me ideologjinë tonë, sepse pas dështimit që pësoi në fazën e parë të programit të tij, armiku do të synojë të kërkojë mbështetje te rinia shkollore, studenteske dhe tek inteligjencia. Atij i intereson ta prekë këtë shtresë delikate, të përbërë nga bijtë e popullit, për të atakuar vijën e Partisë. Mungesa e kujdesit dhe e vëmendjes sonë në këtë drejtim është e pafalshme. Në rast se ndaj veprimeve të disa huliganëve e patëm më të lehtë të mbanim qëndrim e të ngrinim opinionin, nga që populli i njihte si të tillë, është shumë vështirë të ngresh këtë opinion kundër atyre elementëve të rinisë studenteske që mund të bien në prehërin e armikut.

Opinioni i shëndoshë duhet mbajtur në këmbë e duhet hedhur në veprim edhe ndaj familjeve apo kolektivave punonjëse, pjesëtarë të të cilëve hynë nëpër ambasada. Të diskutohen qëndrimet e tyre në çdo bllok e lagje dhe të bëhet i njohur gjykimi i shëndoshë e i përgjithshëm i njerëzve.

Kujdes i duhet kushtuar edhe informacionit për popullin lidhur me zbatimin e vendimeve të plenumeve të fundit dhe për probleme të ndryshme. Nga organet qendrore, si dhe nga disa organe të bazës, ka shumë zvarritje të pajustifikueshme në zbatimin e vendimeve të marra siç është ai i Plenumit të 8-të të KQ të Partisë për ndërtimin e banesave private. Populli ka nevojë për një informacion më të gjërë, sidomos për ato çështje që janë në studim e në kërkim të rrugëzgjidhjeve të reja të leverdisshme për të. Përse ngurrohet për shembull, të jepet informacion publik nëpërmjet mjeteve të propagandës, për studime të tilla, si ai i rritjes së pagave që janë nën 600 lekë?

Situatat kërkojnë që dhe çdo shok i udhëheqjes së Partisë e të shtetit pa qenë nevoja për fjalime të mëdha, nëpërmjet televizionit apo takimeve direkte me popullin të zbërthejë ndonjë tezë të plemumeve të fundit. Ai mund të sjellë një informacion më të plotë e më të saktë për sektorin që mbulon, për problemet e rrugëzgjidhjet që kërkohen. Kjo do ta rriste më shumë përgjegjësinë e secilit prej nesh, por dhe do t'u priste rrugën mjaft thashethemeve e parrullave armiqësore se, "në udhëheqje ka përçarje, ka konservatorë e liberalë". Natyrisht në këto pozita nuk qëndron asnjë nga shokët tanë, por ngadalësia, mefshtësia, burokracia e paaftësia, kudo që shfaqen nuk mund të mos lënë gjurmë në ndërgjegjen e popullit. Ato duhen luftuar me këmbëngulje e punë të palodhur, duke gjallëruar e perfeksionuar vazhdimisht edhe tërë mjetet e format e informacionit dhe të propagandës sonë.

Sekret

Mbledhje e shokëve Sekretarë të Komitetit Qendor të Partisë

Më 24 gusht 1990

Në këtë mbledhje u diskutua për masat konkrete që duhet të merren në zbatim të vendimeve të Partisë si dhe për punën që duhet bërë me rininë studenteske.

Shoku Ramiz Alia: Aktualisht para Partisë kanë dalë disa probleme të mëdha, që duhen vlerësuar e t'u jepen rrugëzgjidhje. Për mendimin tim, as aparati i Komitetit Qendror, as organet e organizmat shtetërore dhe as masat e popullit nuk janë të përgatitur seriozisht për masat që duhen marrë për zbatimin e vendimeve për demokratizimin e mëtejshëm të jetës së vendit. Edhe prapaganda e shtypi dhe mjetet e tjera të informacionit nuk po u bëjnë jehonë sa duhet vendimeve të Partisë, nuk dinë ti përgatisin masat për zbatimin e tyre. Kjo është një çështje me konseguenca të mëdha.

E keqja është se aparatet, kuadrot e komunistët janë mësuar që, vendimet ose i zbatojnë me metoda burokratike, ose i quajnë si masa kalimtare. Fakt është që te ne ende nuk po kuptohet se, zbatimi i vendimeve të Partisë kërkon të ndryshohen shumë konceptime. Për ta ilustruar këtë po ndalem pak në çështjen e mbrojtjes së kufirit. Në ndryshimet që pësoi Kodi Penal u prek edhe krimi i arratisjes. Tashmë, arratisja trajtohet si kalim i paligjshëm i kufirit jo si tradhëti ndaj atdheut. Mirëpo, ai që braktis atdheun, që i kthen shpinën shtëpisë, braktis nënën, babanë, vëllezërit, motrat, të afërmit e tjerë, vihet në shërbim të armikut, që bëhet pre e të huajve ligjërisht nuk konsiderohet tradhëtar i atdheut, po nga ana morale tradhëtar mbetet, opinioni, si të tillë e trajton. Në këto rrethana, rinia dhe populli që punojnë e jetojnë në brezin kufitar nuk mund të thotë: "Le të iki, le ta kalojë kufirin s'ka ndonjë gjë". Po kështu edhe ushtari i kufirit nuk mund të mendojë se: "Nuk prish punë, nuk kryen tradhëti ndaj atdheut" dhe ta lërë të kalojë kufirin atë që tenton të arratiset.

Domethënë, ne u gjendëm të papërgatitur, madje jo vetëm kaq, por në vend që të bëjmë ne progandën tonë, pra që Partia dhe rinia të gjithë të mendojnë si ti shpjegojnë mirë këto masa, që po merren e të kuptohen nga njerëzit, në të kundërtën: i lanë shteg punës që bëri armiku.

Shoku Foto Çami: Eshtë e vërtetë që ndryshimet në Kodin Penal masës së njerëzve nuk u është shpjeguar. Tani, organet e drejtësisë kanë marrë si aksion të madh të punojnë dekretin e Kuvendit Popullor për manifestimet publike në të tëra kolektivat punonjës. Unë këtë gjë e mora vesh rastësisht se më njoftuan nga Vlora dhe e ndalova menjëherë të punohej me kolektivat.

Shoku Ramiz Alia: Ti Foto, je Sekretar i Komitetit Qendror që merresh me problemet e ideologjisë dhe propagandës. Si nuk e paske ditur një gjë të tillë?

Shoku Foto Çami: Jo, nuk kam urdhëruar unë.

Shoku Ramiz Alia: Epo, atëherë të ka ikur nga duart kjo, por propagandën ti e drejton.

Shoku Foto Çami: Po ka dhënë urdhër tjetërkush për këtë, shoku Ramiz.

Shoku Ramiz Alia: Disa fenomene po na ikin nga duart dhe neve si parti dhe qeverisë dhe po kthehen në të kundërtën tonë.

Botohet e plotë mbledhja sekrete e anëtarëve të Komitetit Qendror të PPSH më 23 korrik 1990

Ramiz Alia: Nuk duhet ti hapim rrugë pajtimit kombëtar

Sekret

Mbledhje e sekretarëve të KQ të Partisë

23 korrik 1990

Në këtë mbledhje shoku Ramiz Alia trajtoi disa konkluzione, probleme e detyra që dalin nga zhvillimi i siutuatave të brendshme e të jashtme, veçanërisht pas ngjarjeve të 2 korrikut 1990 në Tiranë. Ai porositi Sekretarin e Komitetit Qendror të Partisë, shokun Foto Çami, Sekretarin e Komitetit të Partisë të rrethit të Tiranës, shokun Pirro Kondi dhe Sekretarin e parë të KQ të BRPSH, Lisen Bashkurti të marrin kontakte direkte me masat sidomos me rininë studentore e intelektualët, të ndërtojnë një program pune të kualifikuar e të larmishëm dhe të bashkërendojnë më mirë tërë punën edukative.

Zhvillimi i mbledhjes

Shoku Ramiz Alia: Desha të besedoj sot me ju për situatat e ngjarjet që po kalojmë. Kurrë ndonjëherë imperialistët, reaksioni, tërë armiqtë e komunizmit nuk janë hedhur kundër tij me një sulm kaq të tërbuar sa tani. Ata synojnë të zhduket kudo fara e socializmit dhe e komunizmit. Duhet të jemi plotësisht të ndërgjegjshëm se Shqipëria ndodhet në qendër të këtij sulmi. Synohet të përmbyset pushteti ynë popullor të shuhet socializmi. Këto synime spikatin akoma më qartë pas ndryshimeve e ngjarjeve që ndodhën në Evropën Lindore, duke përfshirë edhe Bashkimin Sovjetik. Prova më e re për këtë janë ngjarjet që po ndodhin në Bullgari. Presidentin Mlladenov e hoqën, edhe pse e kishin zgjedhur me votime pak kohë më parë. Edhe atje po e marrin pushtetin forcat e hapura antikomuniste, siç ndodhi në Çekosllovaki e Hungari. Sipas Kushtetutës së re që kanë bërë, presidenti mund të ndryshohet, ai mund ta mbyllë Parlamentin edhe të bëjë zgjedhje të reja që të fitojë partia e tij. Këto synime forcat e reaksionit kërkojnë ti realizojnë edhe në Shqipëri.

Shoku Foto Çami: Kjo është pikënisja, çështja themelore, në bazë të së cilës duhet gjykuar për çdo ngjarje, për çdo qëndrim.

Shoku Ramiz Alia: Njerëzve tanë duhet tua bëjmë shumë të qartë synimet e armiqve. Të bisedohet shtruar me të gjitha kategoritë: punëtorë, fshatarë, shkrimtarë, artistë, etj. T'u thuhet që shtrohet çështja për ta mbrojtur pushtetin tonë. Shqipërinë, socializmin. A jeni ju për ti mbrojtur këto çka kemi më të vyer, apo kërkoni t'u nënshtrohemi tekave e kërkesave të borgjezisë, imperializmit e reaksionit?

Duhet t'u bëhet e qartë gjithashtu se në ç'rrugë kërkon ti realizojë reaksioni këto synime.

Veçantia e situatës së sotme është se armiqtë përpiqen ti realizojnë synimet e tyre jo në rrugë violente, ushtarake, me okupacion, por në rrugë paqësore dhe për këtë qëllim po përdorin tri armë të forta.

E para, kërkohet demokraci, por në kuptimin që i jep këtij termi borgjezia. Demokraci për borgjezët, për reaksionin, për antikomunizmin. Kjo demokraci synon t'u hapen rrugë e mundësi çdo qëndrimi e veprimi antikomunist dhe të përpunohet opinioni sipas interesave të borgjezisë.

E dyta, kërkohet pluralizëm. Disa njerëz nuk e kuptojnë se ku synon pluralizmi që pretendon e inkurajon borgjezia dhe mendojnë me mendjelehtësi se nuk ka ndonjë të keqe të ketë edhe tek ne dy-tri parti. Por kjo do të thotë të krijohet një opozitë kundër partisë sonë, e cila nuk do të ishte thjeshtë luajale, po një armë në duart e reaksionit për të përmbysur pushtetin popullor.

Në Shqipërinë e sotme nuk mund të krijohet asnjë lloj opozite serioze kundër Partisë së Punës së Shqipërisë, sepse askush nuk ka influencë ti kundërvihet terrenit, në të cilin ka qenë e ka luftuar deri dje. Cilido punonjës, intelektual, shkrimtar apo shkencëtar i kësaj toke dhe i socializmit nga gjiri i të cilit ka dalë, është bashkëudhëtar i tij dhe nuk mund të dalë kundër. Por reaksionit i duhet një njeri i tillë, i duhet një parti që të jetë antisocialiste, antikomuniste. Kështu e kërkoi dhe e gjeti në Çekosllovaki një Havel se nuk i hynte më në punë Dubçeku, nga që ishte i kompromentuar me komunizmin. E kërkoi dhe e gjeti një të tillë dhe në Hungari. Dhe ja së fundi tani në Bullgari po ndodh e njëjta gjë.

Njerëzit tanë nuk e kuptojnë se krijimi, i një opozite antikomuniste në Shqipëri do të thotë ti hapet rrugë pajtimit kombëtar t'u hapet rrugë disa emigrantëve të shitur të vijnë e të krijojnë këtu parti, shkurt, të vijnë dollarët amerikanë dhe të blejnë votat e popullit tonë. Ajo nuk mund të jetë kurrë një opozitë politike në kuptimin demokratik të fjalës, por një parti e formuar nga "njerëz të hjurit e të litarit", që s'kanë asgjë të përbashkër me demokracinë e me atdheun, pas nocioneve të të cilave fshihen. Këta njerëz mund ti pasojnë edhe elementë të tjerë brenda vendit, qofshin vagabondë, të rinj të fantaksur apo edhe ndonjë intelektual që përtej "demokracisë" mendon se "zbulon Amerikën". Modelet e partive e të idealeve të tyre të kopjuara do t'u ngjanin filialeve të partive gjermane, të subvencionuara prej tyre në Hungari apo në Çekosllovaki.

Shembull tipik i përpjekjeve të tilla në vendin tonë ishte aktivizimi i agjenturave të huaja dhe organizimi i koordinuar i tyre për futjen e njerëzve tanë nëpër ambasada. Pra, pluralizmi që armiqtë u përpoqën ta inkurajonin, nuk është një pasyrim i demokracisë, po një mjet për të likuiduar pushtetin popullor në rrugë paqësore, nëpërmjet votave të blera, korrupsionit, presionit politik dhe ekonomik. Kjo është sot arma më e preferuar e reaksionit. Mund t'u sjell disa shembuj për ta argumentuar këtë ide. Mjafton të përmendim vetëm zhurmën e madhe propagandistike e premtimet e bujshme që iu bënë Polonisë për ti dhënë miliarda në qoftë se pushtetin do ta merrte Solidarnosti. Synimi i reaksionit ishte të siguroheshin vota për Solidarnostin, por më pas asnjë ndihmë në para nuk iu dha Polonisë. Të njëjtat premtime iu përsëritën tani Rumanisë e Bullgarisë, që shpresonin të merrnin kredi, pasi të zhvilloheshin zgjedhjet e lira, por si qeveritë dhe masat, mbeten të zhgënjyera.

E treta, armë që përdor reaksioni e borgjezia është tregu i lirë nëpërmjet të cilit ajo synon që në vendet ish-socialiste ti bëjë restaurime pronës private, sidomos asaj të madhe. Kështu pluralizmi politik gjen mbështetjen e vet në pluralizmin ekonomik. Me anë të të cilit, prona shtetërore socialiste shkatërrohet e shndërrohet në pronë private. Dihet që çdo parti shpreh interesat e një klase të caktuar ose të përfaqësuesve të një lloji të caktuar prone. Një parti agrare, ta zëmë, nuk mund të shprehë kurrë interesat e fshatarësisë kolektiviste, sepse ajo do të ishte për mbrojtjen e interesave agrare, që toka të jetë pronë private e fshatarit. Vetë, Partia Komuniste shpreh interesat e pronës shoqërore. Pra, pluralizëm politik dhe ekonomik do të thotë vdekje e pushtetit popullor ose një kundërvënie legale ndaj tij.

Kaq i vërtetë është ky konkluzion, sa që edhe deklaratat e fundit të Tregut të përbashkët për ndihmat e kreditë që do t'u jepen vendeve të Evropës Lindore dolën posaçërisht për të inkurajuar tregun e lirë, kapitalin privat.

Në këto tre drejtime, reaksioni i jep rrugë planit për përmbysjen e pushtetit popullor.

Tek ne, prirjet për pluralizëm partish reaksioni i ushqen, duke hedhur idenë e pajtimit kombëtar. Para pak kohësh u zhvillua në Lubjanë një i ashtuquajtur Manifestim Kulturor Gjithëshqiptar, ku ishte ftuar edhe Ismail Kadare. Ideja që të mos politizohet letërsia, por të njihet e studiohet në tërë vlerat e saj, veçanërisht letërsia e shekujve të kaluar, duke mos gjykuar nga kriteri ideologjik, po nga fryma kombëtare etj., është shfaqur edhe nga ndonjë intelektual a studiues i yni.

Dhe ja, "dardha e ka gjithmonë një bisht prapa". Në bazë të kësaj ideje qëndron fryma e pajtimit kombëtar që përshkoi edhe Manifestimin Kulturor të Lubjanës. Nën petkun e pajtimit kombëtar synohet të luftohet komunizmi, pushteti popullor në Shqipëri. Ndryshimet e situatave dhe ato në marrëdhëniet midis vendeve reaksioni përpiqet ti shfrytëzojë në interes të vet. Për shembull, thuhet se Gjermania që pushtoi, vrau e u shkaktoi vuajtje miliona njerëzve u bë aleate me Bashkimin Sovjetik. Ose këtu, tek ne, ndonjë bën edhe analogji të tilla: Kur me Gjermaninë që na pushtoi e na vrau, sot kemi lidhur marrëdhënie diplomatike, ç'kuptim ka të mbajmë armiqësi me djalin e ballistit?

Sipas kësaj logjike, ne komunistët, duhet të heqim dorë nga idealet tona, të pajtohemi me reaksionin e të shkatërrojmë gjithçka kemi arritur e ndërtuar me mund e sakrifica!! Askush nuk i ka shërbyer imperializmit më shumë se komunistët jugosllave, megjithatë sot ai as ata komunistë nuk i do. Nuk e do më as Dolansin, as Shuvarin, as Puçnikun, që mori pushtetin në Slloveni as dhe Milosheviçin në Serbi, por do njerëz si Tuxhmani, do çetniket e ustashët, do të mos ekzistojnë më as fjalët "socializëm" e "komunizëm".

Duhet të jetë i qartë për komunistët, rininë, partiotët e mbarë njerëzit tanë ky kuadër ngjarjesh, synimesh e sulmesh armiqësore që i kanosen Shqipërisë. Këtej del konkluzioni e detyra armiqësore që i kanosen Shqipërisë. Këtej del konkluzioni e detyra për ta mbrojtur pushtetin popullor, socializmin e fitoret tona. Kjo është njëra anë e problemit. Ana e dytë është se, për të realizuar synimet e tyre, armiqtë do të përpiqen të shfrytëzojnë dobësitë e të metat tona, vështirësitë dhe mungesat në ekonomi, faktorë objektivë e subjektivë që mund të çojnë ujë në mullirin e tyre.

Në këto situata është e domosdoshme të luftohen me këmbëngulje të metat e gabimet e njerëzve tanë, të distancohemi nga ato me të cilat nuk pajtohemi dhe që armiku mund t'i shfrytëzojë. Nuk duhet të marrim në mbrojtje veprime e qëndrime të padrejta. Në qoftëse polici për shembull, për një shkak të parëndësishëm, përdor dhunën ndaj qytetarëve, duke dalë jashtë kompetencave të tij duhet thënë që ky veprim është i gabuar dhe ta dënojmë, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për kufitarin që në krye të detyrës, qëllon me armë dikë që tenton të kalojë kufirin. Gjatë kufirit tonë me Greqinë janë afruar grupe të mëdha diversantësh. Ku ta dijë kufitari se ai që kalon kufirin nuk është një diversant që ka hyrë e kërkon të dalë? Ku ta dijë ai se ky njeri nuk ka me vete drogë apo nuk është një vrasës? Kufitari i thotë "ndal" shkelësit të kufirit dhe atë që nuk ndalet e qëllon. A mund ta bëjmë fajtor pse qëlloi?! Jo, ai bëri detyrën. Por në kolektivin e Kinostudios një shok qenka shumë i shqetësuar për këtë problem dhe kërkon përgjigje. Nuk është e vështirë dhe s'ka pse të ngurrojmë për ti dhënë menjëherë përgjigjen që kërkon Foto. Çdo të bënte për shembull, roja e Kinostudios, në qoftëse dikush do të përpiqej ti hynte për të djegur arkivin e filmit?

Shoku Foto Cami: Edhe unë e lidha përgjigjen që i dhashë atij me një shembull": Në qoftë se dikush do ti shkonte për ti vjedhur shtëpinë çdo të bënte ai?

Shoku Ramiz Alia: Në këtë rast nuk mund të bëhet krahasimi me vjedhjen e shtëpisë, se shtëpia është pronë personale, ndërsa arkivi i Kinostudios është një pronë me vlerë të madhe shtëtërore e kombëtare.

Natyrisht, kur polici vret një njeri që kërkon të djegë Kinostudion, ne nuk i themi, "mirë bërë që e vrave"! Ai njeri mund edhe të kapej e të dënohej ose të plagosej lehtë në këmbë etj. Por as fajtor nuk mund ta bëjmë policin, sepse kur një njeri qëllohet me armë, edhe mund të vritet.

Këto çështje duhen sqaruar e përcaktuar drejt. Armiku përfiton si nga gabimet tona dhe interpretimet e fryra të tyre, ashtu dhe nga mungesat që ka tregu. Për shembull, kam marrë vesh se në tregun e Tiranës domatet e specat shiten me çmim shumë të shtrenjtë. Si është e mundur të shiten tani, në pikun e verës, 5.50 lekë një kg speca?! A është politikan shoku Llambi Gegprifti ?! Po shefi i tregtisë në Komitetin Ekzekutiv të Tiranës, a e gjykon si njeri politik këtë çështje?

E njëjta gjendje ndodh dhe në tregun e Durrësit, ku vetëm në plazh tani ka rreth 15 mijë veta. Këto veprime nuk shkojnë me vijën e Partisë.

Shoku Pirro Kondi: Në Tiranë, domatet janë shitur dhe me 1 lek kg, vetëm specat u shitën shtrenjtë disa ditë më parë, por tani edhe çmimi i tyre u ul në 3.50 lekë.

Shoku Ramiz Alia: Dakort, Pirro. Por çështja shtrohet se këta shokë që drejtojnë e bëjnë edhe politikën, atë nuk mund ta bëjmë vetëm unë e ti. Ekonomia dhe politika lidhen ngushtë me njëra-tjetrën. Duhet të punojmë të gjithë bashkë, në të tëra frontet. Në qoftëse ne merremi kryesisht me politikë, shokët që drejtojnë ekonominë, të merren me ekonomi, të këshillohen dhe me një grup specialistësh të seksionit përkatës dhe ti shohin në plan politik këto çështje që krijojnë probleme.

Partia duhet t'i vëzhgojë e ti luftojë këto të meta, ashtu siç duhet të punojë me kujdes me njerëzit që i ngrenë problemet në mënyrë tendencioze, pse qëndrojnë thjeshtë në rolin e konstatuesit. Këtyre njerëzve u duhet kundërvënë më parë plaftorma jonë themelore dhe pasi të kemi rënë dakord për këtë, atëherë t'u themi: "Ejani të luftojmë bashkë kundër këtyre fenomeneve të dëmshme".

Në Kavajë, për shembull, armiku gjeti terren të favorshëm veprim, sepse kishte edhe shumë të papunë. Po pse Komiteti i Partisë i Durrësit apo ai i rajonit të Kavajës të mos mendonin më parë për të gjetur e hapur fronte pune?! Përse pritën ata deri të shkonte Pali e t'u sugjeronte të prodhonin sende poçerie për ti zënë njerëzit me punë?

Dihet nga të gjithë se, në Shqipërinë e Mesme, përveç Farkës, Kavaja ka qenë qendra më e madhe me traditë për prodhime poçerie, ndërsa tani atje nuk prodhohen më poçeri. Po të organizohët një kooperativë poçerie, mund të zihen me punë edhe 500 forca të lira, qypat e Kavajës mund të çohen deri në Zagorie, Sarandë e Vlorë, ku ka shumë nevojë.

Kudo ka mundësi për punësimin e forcave të lira, por këto mundësi duhen studiuar e shfrytëzuar. Edhe në Tiranë ishte shqetësues ky problem. Tani Komiteti i Partisë i Tiranës e mori në dorë situatën dhe po kërkon rrugëzgjidhje. Po përse nuk kërkoheshin më parë këto rrugëzgjidhje. Si ta shpjegojmë apatinë e pasivitetin e komunistëve të organeve tona të Partisë dhe të pushtetit, përballë parrullave çoroditëse që lëshon armiku?!

Shoku Foto Çami: Disa nga njerëzit tanë i marrin si të vërteta këto parrulla dhe i pranojnë si pa të keq...

Shoku Xhelil Gjoni: Kjo ndodh se jo të gjithë njerëzit kanë formim, besim e bindje të shëndosha për rrugën e vijën tonë.

Shoku Foto Cami: Duhet përpunuar opinioni, të krijohen bindje për ndryshimet që kanë ndodhur e ndodhin në botë dhe për rrugën tonë.

Shoku Ramiz Alia: Ne duhet të jemi kurdoherë në sulm ndaj çdo parrulle që hedh armiku dhe për këtë duhet ndërtuar një punë e veçantë. Për shembull, u hap fjala në Tiranë se bota kërkon fuqi punëtore dhe ka ndonjë që pyet: pse të mos çojmë ne fuqi punëtore në eksport?

Askush nuk ka nevojë sot për fuqi punëtore të kualifikuar. Në Çeki u hoqën nga puna emigrantët vietnamezë. Shqiptarët që hynë në ambasadën italiane e shkuan në Itali, po i çojnë të punojnë vetëm në bujqësi. Edhe ata vetë tani po thonë: Pse për të punuar në bujqësi erdhëm ne?! Kurse të tjerët që shkuan në Francë filluan të vjedhin. Radio "Parisi" njofton se policia franceze po kërkon refugjatët shqiptarë që kanë dalë e po vjedhin njerëzit e shtëpitë në qytetin e Resit. Për refugjatët që shkuan në Gjermani janë vënë shpallje: Shqiptarë mos na vidhni biçikletat"! Si është e mundur të mendohet që vendet e Evropës apo vende të tjera të botës duan të marrin nga ne fuqi punëtore?! Edhe në qoftë se diku mund të ketë nevojë për fuqi punëtore të kualifikuar, a mund të pranojmë ne të shkatërrojmë ekonominë tonë, duke i çuar gjetiu njerëzit tanë më të kualifikuar? Veç kësaj, kujt do t'i shërbente ky lloj morali që pranon shitjen e fuqisë punëtore?!

E rëndësishme është të përpiqemi t'u gjejmë njerëzve punë, t'u krijojmë mundësi të punojnë brenda atdheut, për interesat e tyre dhe të Shqipërisë, prandaj duhet ndërtuar një punë shumë efektive, që njerëzit të binden për këtë çështje themelore dhe pastaj së bashku të luftojmë për çka duhet rregulluar. Por kjo punë ndesh edhe mjaft vështirësi e kërkon edhe sakrifica. Mirëpo mos do të ishte me e ndershme dhe e moralshme braktisja e atdheut!? Mos duhet që përpara vështirësish ta lëmë pushtetin, tua sheshim vendin të tjerëve?!! Me këtë gjuhë u duhet folur atyre që ngrenë duart e heshtin përpara parrullave të armikut, qofshin djem, vajza të reja apo intelektualë. Në mënyrë të veçantë duhet punuar me organizatat e Partisë e komunistët. Sot, më shumë se kurrë flet shembuilli e qëndrimi i secilit komunist, kudo e përpara çdo situate. Kemi 25 mijë komunistë në qytetin e Tiranës. A janë të gjithë luftëtarë e militantë? Fatkeqësisth duhet pranuar se, midis tyre ka edhe mjaft komunistë që nuk vlejnë. Duhet të gjejmë e ti ngremë në këmbë pikërisht ata që janë më militantët, më të vendosur, më aktivët. Edhe organizata e Rinisë në këtë situatë duhet ta mbështesë punën tek veprimtarët e saj më të gjallë e më aktivë. Fotoja, Pirroja dhe ti Lisen këtu në Tiranë duhet të hartoni një program pune të studiuar mirë, të bashkëpunoni e të bashkërendoni tërë punën edukative për të ngritur në këmbë opinionin e shëndoshë. Mund të mbani rreth jush edhe disa intelektualë të njohur e me autoritet, si Dritëro Agollin etj., se Ismail Kadareja nuk po ndihet.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TRENI ISHTE SHUMË I GJATË: SI ERDHËN 3200 SHQIPTARËT NË GJERMANI (07.03.2010)
URDHËRI I RAMIZ ALISË PAS AMBASADAVE: LUFTË PËR JETË A VDEKJE (07.02.2010)
SVR, NJË SPIUNAZH TRASHËGIMTAR I TË FAMSHMIT KGB (06.30.2010)
SI ZGJIDHET PRESIDENTI FEDERAL NË GJERMANI? (06.29.2010)
ARKIVI I VATIKANIT/LIBRARIA PRIVATE E PAPËSNga JOHN PRESTON (06.27.2010)
22 QERSHORI 1941 - MBROJTJA NËPËRMJET SULMITPërkthyer e përgatitur nga SAIMIR LOLJA (06.26.2010)
60 VJETORI I LUFTËS SË KOREVE - VERSIONI I KORESË SË VERIUT (06.24.2010)
BASHKIMI EVROPIAN I VETËM APO ME TË TJERËT NË REFORMËN E TREGUT FINANCIAR? (06.23.2010)
KONFLIKTI MOSKË - MINSK PËR FATURAT E GAZIT DHE SIGURIMI I FURNIZIMIT TË EVROPËS (06.22.2010)
VENECIA/PORTA E ORIENTIT (Triptik dosierësh) (06.20.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]