VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 60 VJETORI I LUFTËS SË KOREVE - VERSIONI I KORESË SË VERIUT

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 01:17pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
60 VJETORI I LUFTËS SË KOREVE - VERSIONI I KORESË SË VERIUT
E Enjte, 06.24.2010, 05:12pm (GMT+1)

Koreja e Jugut dhe pjesa tjetër e botës përkujtojnë këtë muaj 60 vjetorin e fillimit të luftës së Koresë. Pjesa më e madhe e botës janë të një mendimi se kur filloi ajo luftë dhe cili vend e filloi atë, por Koreja e Veriut ka version e saj të veçantë.

Ky është paraleli i 38-të, që ndan gadishullin korean. Divizione të armatosura të Koresë së Veriut kaluan kufirin më 25 qershor 1950 dhe brënda disa ditësh morën nën kontroll Seulin.

Koreja e Jugut, së bashku me thuahse çdo vend tjetër të botës, e njohin këtë agresion si fillimin e luftës koreane 3 vjeçare, por Phenini e shikon ndryshe.

"Koreja e Veriut e quan këtë 'Lufta për Çlirimin e Atdheut'. Koreja e Veriut e mëson popullin e vet se Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara sulmuan të parët veriun dhe Koresë së Veriut iu desh të përgjigjej për të çliruar vendin".

Për dekada me rradhë, media koreano-veriore i ka cilësuar ushtarët amerikanë si agresorë. Por fillimisht ata nuk fajësuan Amerikën për fillimin e luftës.

Për një farë kohe, disa historianë mbështetën pretendimin e Koresë së Veriut se po vetëmbrohej. Brian Myers është studiues për propagandën e Koresë së Veriut në Universitetin Dongseo të Koresë së Jugut.

"Revizionizmi është diskredituar gjerësisht që prej fillimit të viteve 90-të, kur ish udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik, Boris Yeltsini hapi arkivat sovjetike dhe i vuri në dispozicion të Perëndimit dhe Koresë së Jugut. Aty u pa qartë se Koreja e Veriut dhe sovjetikët kishin planifikuar së bashku sulmin e 25 qershorit".

Koreja e Veriut nuk i ka dhënë asnjëherë hollësi popullit të vet rreth armëpushimit që Pheniani nënshkroi për t'i dhënë fund luftës së Koresë. Përkundrazi, Veriu e ka përshkruar ndalimin e armiqësive në vitin 1953 si fitore supreme e ushtrisë së saj nga Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut. (http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BASHKIMI EVROPIAN I VETËM APO ME TË TJERËT NË REFORMËN E TREGUT FINANCIAR? (06.23.2010)
KONFLIKTI MOSKË - MINSK PËR FATURAT E GAZIT DHE SIGURIMI I FURNIZIMIT TË EVROPËS (06.22.2010)
VENECIA/PORTA E ORIENTIT (Triptik dosierësh) (06.20.2010)
SI U BËNË JACKSON, ELVIS DHE DIANA SHENJTORËT E KOHËVE MODERNE (06.19.2010)
"MURMANSKI DUHEJ PUSHTUAR!", HITLERI E KUPTOI TEPËR VONË (06.18.2010)
MADOFF, I BURGOSURI MË I FAMSHËM NË AMERIKË (06.15.2010)
GRIMCA BOTËRORËSH, REKORDI I HIDHUR I BELGJIKËS (06.13.2010)
KOSOVA DHE FUTBOLLI SIPAS FADIL VOKRRIT (06.12.2010)
MIGRACIONI NUK ËSHTË SHKAK PËR POPULIZMIN E DJATHTË (06.09.2010)
FAJDEXHINJTË DHE BORXHLINJTË (06.08.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]