Voal-online - NEW YORK, 13 dhjetor 2011 - Një çast pakujdesie i ka kushtuar shtrenjt aktores Lindsay Lohan.
Ndërsa ishte me pushime në Hawaii, asaj ia kanë vjedhur një çantë Chanel 5 mijë dollarëshe brenda së cilës ndodheshin 10 mijë dollarë.
Aktorja yll ka thënë se e kishte harruar çantën në ndenjësen e një veture, ndërkohë që po shkonte në një festë. Dhe kur është kthyer, çanta ishte zhdukur.
Pas kërkimesh të shumta, çanta është rikthyer, por parave nuk iu ka mbetur asnjë gjurmë.
(http://www.ansa.it)