VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - VIKENA KAMENICA BËHET NËNË

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 07:35am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
GOSSIPE
 
VIKENA KAMENICA BËHET NËNË
E Enjte, 12.22.2011, 09:19pm (GMT+1)

Tiranë, 22 dhjetor - Artisja e dashur e publikut shqiptar, Vikena Kamenica ka sjellë në jetë gjatë mesditës së djeshme fëmijën e saj të parë. Krista është emri i vogëlushes së cilës i uruan dje mirëseardhjen prindërit dhe të afërmit.

Krista e vogël peshon 3.3 kg dhe për prindërit e rinj është dhurata më e bukur që mund të merrnin këtë fundvit. Siç mësuam nga të afërm të sopranos, emri i vajzës lidhet pikërisht me festën e "Krishtlindjeve", duke qenë se ajo ka lindur fare pranë saj.

Siç tregojnë familjarët, vajza e vogël i ngjan më shumë të atit, Erik. Atmosfera në dhomën e sopranos është shumë e gëzueshme dhe siç pritej në të nuk kanë munguar lulet dhe tullumbacet, që i kanë dhënë edhe më shumë ngjyra kësaj dite të veçantë, raporton Gazeta Shqiptare.

E tërhequr krejtësisht nga showbizzi, Vikena Kamenica i ka shpëtuar kureshtjes së gaze-tarëve të cilët hetojnë jetën private të Vip-ave. Për këtë arsye lajmi i shtatzënisë së saj erdhi si një lajm i papritur. Ndërsa sopranoja ishte në muajin e pestë të shtatzënisë, "Bluetooth" pati publikuar i pari lajmin e ardhjes në jetë të një fëmije. Vikena dhe Erik Tauzi janë njohur në ambientet e Teatrit të Operas dhe Baletit dhe kanë një lidhje disavjeçare, e cila para pak kohësh u kurorëzua edhe me fejesën e tyre. Prej pak kohësh mexosopranoja e TKOB-it ka nisur të bashkëjetojë me të fejuarin e saj.

(http://www.koha.net)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
CHARLIZE THERON: PËR HERË TË PARË JAM VETËM (12.18.2011)
I RRITET ÇMIMI SË DASHURËS SË GEORGE CLOONEYT (12.17.2011)
ANISTON SHTATZËNË, PRET BINJAKË (12.17.2011)
AKTORES LINDSAY LOHAN IA KANË VJEDHUR ÇANTËN NË HAWAIIÇanta e markës Chanel kishte brenda para (12.13.2011)
VAJZA E MAJKËLL XHEKSONIT BËHET AKTORE (12.11.2011)
DËNOHET BABAI I AKTORES XHUDI FOSTER (12.11.2011)
DEMI MOORE FLIRT ME SIPËRMARRËSIN? (12.03.2011)
ZBULOHET LIDHJA E PIRRO ÇAKOS ME 21 VJEÇAREN NGA SHKODRA (12.03.2011)
MARTOHET AKTORJA ANNE HATHAWAY (12.01.2011)
KRIS NUK DO PADISË KIM KARDASHIANIN (11.27.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]