Në filmin Frankie & Alice luan një grua me personalitet të dyfishtë
Voal-online -Pas shtatzanisë që e ka mbajtur paksa larg reflektorëve (vajza e saj Nahla Ariela tani është dy vjeçe), Halle Berry është kthyer në kinema.
Filmi i saj i ri ambicioz, Frankie & Alice, sapo ka dalë në Los Anxhelos në kohën e duhur për të marrë pjesë në garën e Oskarëve, ndërsa në shkurt do të përhapet në pjesën tjetër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Aktorja, e cila më 2002 ka dërguar në shtëpi një shtatore të vogël si aktorja më e mirë protagoniste e Monster's Ball, interpreton një grua me personalitet të dyfishtë.
(http://www.ansa.it)