VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Shtëpitë e mbretërve dhe mbretëreshave të Hollivudit në Britani

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 07:13pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
Shtëpitë e mbretërve dhe mbretëreshave të Hollivudit në Britani
E Hënë, 04.13.2009, 09:12am (GMT+1)

Tom Cruise është megastari modest i Hollivudit që bleu një pied-a-terre modeste në tokën e gjelbër dhe të ëmbël të Anglisë, duke paguar 2,5 milionë paund për shtëpinë me gjashtë dhoma gjumi, afër East Grinstead në West Sussex. Shtëpia, në një fermë private, ka në oborr një pishinë, një garazh nëntokësor, një sallë lojërash dhe mjedise të tjera supermoderne. Ajo ndodhet ngjitur me Saint Hill Castle, zyrave qendrore të Kishës së Shientologjisë të Britaninës. Cruise dhe gruaja e tij, Katie Holmes, janë në mesin e çifteve ekzotike të tregut të shtëpive. Çifte të tjera të tilla janë Brad e Angelina, Madonna e Guy, Gwyneth e Chris, dhe banorët e Swansea, Michael Douglas e Catherine Zeta-Jones.

Edhe disa nga singlet më të famshme Amerikës janë përfshirë në këtë kategori. Veja e famshme e Kurt Cobain, Courtney Love, mezi priste të banonte në kryeqytetin e Britanisë. "Unë jam një anglofile dhe e dashuroj Anglinë kaq shumë," iu tha ajo reporterëve. "Unë shpesh jetoj këto dhe gjithmonë e konsideroj veten time gjysmë angleze."

Është një reklamë e pashoqe për Londrën, të cilën e kishte deklaruar një "hideous city" (qytet i fëlliqtë ) filozofi Alain de Botton, i cili ka thënë: Do të doja ta rrënoja gjithë këtë vend dhe ta rifilloja nga e para.

Një shtëpi e përshtatshme për një anglofil të Hollivudit duhet të ketë ajrin e kondicionuar në standardet më të mira, duhet të ketë frigoriferë të stilit SHBA, sisteme supermoderne sigurie dhe të kenë sipërfaqe të madhe. "Amerikanët janë veçanërisht të shtënë pas hapësirave tejet të mëdha, kështu ata shmangin shtëpitë e larta me shumë kate," thotë Justin Marking. Por duket më shumë si një ikje nga SHBA: apartamentet e Nju Jorkut, për shembull, janë shumë më të mëdha se ato të shtëpive londineze të tipit gjeorgjian."

Zonat kryesore të të emigruarve të SHBA janë përherë e më të kushtueshme. Ato përfshijnë

Hampstead dhe Oxshott në Surrey, si dhe Mayfair, Chelsea e South Kensington. "Blerësit e SHBA duan çmime të leverdishme të shtëpive," thotë një tjetër ekspert. "Siguria dhe privasia janë gjithashtu përparësore. Por ka probleme edhe me fqinjësinë. Për një shqetësim të tilla kohët e fundit Madonna iu drejtua gjyqit."

 

Mestitull/Fulmer, Buckinghamshire: Angeline Jolie e Brad Pitt.

 

"Çifti i artë" i Hollivudit ka shtëpi në Kaliforni, Nju Jork, Paris, dhe në Fulmer, në fshatin gjysmëbujqësor në Buckinghamshire. Jolie e bleu këtë shtëpi me tetë dhoma gjumi në vitin 2002, pasi e kishte mbajtur me qirà për disa muaj rresht kur martesa e saj me Billy Bob Thornton sapo kishte dështuar. Ajo fillimisht banoi aty me djalin e saj të adoptuar, Maddox.

Shtëpia me 1200 hektarë tokë, në një fermë, është më pak se tri kilometra larg studios kinematografike Pinewood. Ajo ka një mori mjedisesh edhe jashtë saj, si dhe fusha tenisi e pishina.

 

Mestitull/Ashcombe House, Dorset: Madonna

 

 

Janë bërë vite të tëra qëkur Mbretëresha e Muzikës Pop shpalli arritjen e saj në shtëpinë e saj të re në Ashcombe, një fermë rreth 5 mijë hektarësh në zonën bujqësore Dorset, që dikur i përkiste Cecil Beaton. Nën përkujdesjen e dikurshme Guy Ritchie, ajo do të bëhej një gjahtare dhe kalëruese e famshme në livadhet dhe zonat për rreth. Luginat dhe rrafshnajat e Ashcombe do të ishin terrene çlodhëse dhe dëfryese për këngëtaren. Sidoqoftë ajo hoqi dorë nga gjahu qëkur e mori vesh se nuk patohej me religjionin Kaballah.

 

Mestitull/Rednock Castle, Perthshire: Ashley Judd

 

Aktorja dhe "fytyra" e shtëpisë së modës Estee Lauder bleu Rednock Castle, një shtëpi kështjellë afër Comrie, Perthshire, në vitin 2004. Ajo ishte shtëpia e Graham-Stirlings, një nga shtëpitë më të vjetra të Skocisë, dhe është ndodhur në brigjet e Liqenit të Menteith. Bashkë me burrin e saj skocez garues automobilistik, Dario Franchitti, ajo ua kushton një kohë të konsiderueshme pushimeve në shtëpi. "Unë jam një kopshtare e hatashme tani. Ne kemi një kopsht të modës së vjetër. Dario thotë se është si një xhungël e vogël. Por unë mezi pres që ta transformoj."

 

Mestitull/Belsize Park, London: Gillian Anderson.

 

Kur Gillian, si yll në The X-Files, ishte ende zyrtarisht gruaja më sexy në botë, ajo erdhi në Royal Borough të Kensington dhe Chelsea. Ishte fillimi i një lulëzimi të blerjeve të shtrenjta në Britani: ajo bleu në apartament për £1.4 milionë me katër dhoma gjumi sipër një dyqani në Notting Hill. Apartamenti i kishte muret e dhomës së ngrënies të kuqe, kishte dyer të tipi maroken, e tjerë. Më 2004 ajo pati një periudhë stresi dhe shkoi në zonën e mrekullueshme të Belsize Park.

 

Mestitull/The Mumbles, Swansea: Catherine Zeta Jones & Michael Douglas.

 

Edhe Michael Douglas dhe nusja e tij e re, Catherine Zeta-Jones, ndërtuan një shtëpi ëndërrash £2.3 milionë në gadishullin Mumbles në jug të Uellsit (Wales ). Shtëpia me hapësirë jashtëzakonisht të madhe ka katër dhoma gjumi në tri kate. Ajo ka çati dhe ballkone të ndërtuara me materiale që janë sjellë posaçërisht nga Amerika.

 

Mestitull/Lambeth, London: Kevin Spacey.

 

Drejtori artistik i Old Vic jeton në Westminster Bridge Road, në zonën e mrekullueshme të Lambeth. Edhe pse zonat fqinje janë me banesa popullore, Spacey jeton në ndërtesën më të madhe dhe në pikën më të lartë, prej nga shikon gjithë pjesën qendrore dhe jugore të Londrës.

Shtëpia është pranë Geraldine Mary Harmsworth Park, ku beqari 47-vjeçar u sulmua nga një adoleshent më 2004 kur ai po e shtëtiste qenin e tij në 4.30 të mëngjesit.

 

Mestitull/Islington, London: Neve Campbell.

 

Ka kohë qëkur kanadezja ka ardhur këtu me të fejuarin britanik, aktorin John Light. Çifti, fejuar në shkurt, jeton në një apartament modest në Islington, veri të Londrës. Për zonën ku ndodhet, e famshme si vend shpirtëror i New Labour, Campbell thotë: "Është mrekulli. Ka një baraspeshüe mes artistëve dhe biznesmenëve, dhe ka dyqane të reja që përherë gjenden plot në Upper Street."

 

Mestitull/Belsize Park, London: Gwyneth Paltrow & Chris Martin.

 

Gwyneth shkoi në Londër fill pas njohjes me burrin e ardhshëm, liderin e grupit muzikor Coldplay, Chris Martin. Në krye të herës jetuan në Belgravia. Por ata blenë shtëpinë në Belsize Park më 2004, sapo lindën vajzën, Apple. Më parë shtëpia i përkiste aktores Kate Winslet dhe partnerit të saj, regjisor i teatrit dhe filmit Sam Mendes. Shtëpia ka pesë dhoma gjumi, dhe gjendet afër Primrose Hill. Sa u vendosën aty, Paltrow-Martins bënë një rinovim të shtëpisë që kushtoi £500000, duke i ndryshuar mjediset e brendshme krejtësisht. Fqinjët e tyre janë Helena Bonham-Carter, Jude Law, dhe Sadie Frost./Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Në ankand veshja e Rita Hejuorth që e transformoi atë në personazhin e Xhildës (04.11.2009)
45 vitet e Rasëll Krout, talentit të shumanshëm me karrierë të vrullshme e të papërmbajtshme (04.07.2009)
IOKO ONO: Unë dhe Xhoni 40 vjet më parë në shtrat kundër luftës (04.01.2009)
Album i ri i këngëtare Colbi Caillet (03.30.2009)
Sindi Krauford 43 vjeçe si 23 vjeçe (03.26.2009)
Vetëvritet biri i poetes Silvia Pleith 40 e sa vjet pas së ëmës (03.23.2009)
Xheid Gudi ndërroi jetë në gjumë (03.22.2009)
Vanesa Redgreiv tejet e trishtuar për të bijën Natasha Riçardson (03.20.2009)
Shkenca provon se artistët janë Don Zhuanët e vërtetë (03.19.2009)
Kaili Minoug është më e paguara e Bollivudit (03.17.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]