Publikuar: Sot, më 25 maj 2011
Los Angeles, 25 maj Aktorja Phyllis Avery, e cila ka portretizuar gruan e Ray Milland në 75 episodet e komedisë së famshme "Meet Mr. NcNulty" gjatë viteve 1953-55, ka vdekur pas një sulmi në zemër. Avery ka vdekur në shtëpinë e saj në Los Angeles në moshën 88-vjeçare. Gjatë karrierës së saj 50-vjeçare, aktorja po ashtu ka luajtur edhe në operën "The Clear Horizon" dhe në spektakle si "Peter Gunn", "Have Gun - Will Travel", "The Rifleman", "The Millionaire", "Rawhide" dhe "Perry Mason". Në mesin e viteve "˜60, Avery shkoi në Los Angeles për t'i dhënë kah tjetër karrierës së saj, por përsëri vazhdoi me spektakle televizive si "All in the Family", "Maude", "Charlie's Angels" dhe "Baretta". Më vonë u pa në serialin "Coach". Në vitin 1993 ajo u angazhua në filmin "Made in America". Të tjerë filma në të cilët ka luajtur Avery janë: "Queen for a day", "Ruby Gentry" dhe "The Best Things in Life Are Free".
(http://www.koha.net)