ZVICËR, KA VDEKUR KUNDËRFIGURA E JAMES BOND - PO BËNTE PROVA ME RËNIE TË LIRË ME PARASHUTË
E Enjte, 08.15.2013, 10:40am (GMT+1)
Voal-online - LONDËR - Stunt-mani që ra me parashutë i shndërruar në James Bond në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të Londrës në vitin 2012, ka vdekur në Zvicër ndërkohë që praktikonte "wingsuit", një lëshim që lejon të fluturosh paralele me tokën, para se të bjerë me parashutë.
Lajmin e dha shtypi britanik. Mark Sutton, 41 vjeç, është përplasur, për arsye ende të panjohura me një reliev në afërsi të Marigny, pranë kufirit me Francën.
www.voal-online.ch
|