JOHN LENNON MUND TË KLONOHET?!
E Shtunë, 08.24.2013, 05:18pm (GMT+1)
Një dentist, i cili ka blerë dhëmbin e John Lennon në një ankand para dy vitesh, shpreson të klonojë legjendën e "The Beatles" duke shfrytëzuar ADN-në e tij. "Nëse shkencëtarët mendojnë se mund t'i klonojnë viganët, atëherë John Lennoni mund të jetë i ardhshmi", ka thënë Michael Zuk për The Examiner. Stomatologu nga Edmontoni i Kanadasë u bë kryetemë në media kur pagoi 30.000 dollarë për dhëmbin e këngëtarit të ndjerë në vitin 2011. "Shumëkush do të thotë se jam i çmendur, por unë mendoj se është fantastike", pati deklaruar ai asokohe.
www.voal-online.ch
|