VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FILMI 'THE BUTLER' MBI TË DREJTAT CIVILE

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 12:40pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
FILMI 'THE BUTLER' MBI TË DREJTAT CIVILE

E Hënë, 08.19.2013, 08:16am (GMT+1)


"The Butler-"Shërbëtori" është një realizim i ri i autorit Lee Daniels, filmi tjetër i të cilit "Precious" fitoi çmimin Oscar. Në filmin e tij të ri, ai i kthehet historisë së Lëvizjes së të Drejtave Civile përmes një shërbëtori të Shtëpisë së Bardhë, që u ka shërbyer 8 presidentëve amerikanë.  Penelope Poulou e Zërit të Amerikës sjell hollësi:
 
((Kryeshërbëtori)) "A  keni ju lidhje me politikën zoti Gaines?

((Cecil Gaines))"Jo zotni."

((Kryeshërbëtori))"Mirë, ne nuk duam që punonjësit e Shtëpisë së Bardhë të kenë lidhje me politikën".

((Cecil Gaines rojes)) "Unë jam Cecil Gaines, shërbëtori i ri".
 
Në filmin "The Butler" me regjisor Lee Daniels, Cecil Gaines është një shërbëtor pa pretendime, që mishëron marrëdhëniet racore në Amerikën e Viteve '50.
Aktori Forrest Whitaker ofron një interpretim shumë dimensional të Cecil-it.

"Në atë kohë, ishte gjë e madhe të kishe një punë në Shtëpinë e Bardhë si përsa i përket përfitimeve ekonomike, edhe atyre shoqërore. Por ka edhe nga ata që i shohin njerëzit që punojnë në industrinë e shërbimeve si shërbëtorë. Mund të shërbesh edhe pa u etiketuar si shërbëtor dhe unë mendoj se ka një ndryshim të madh mes këtyre dy perceptimeve."

Cecil nuk përpiqet për ndryshime sociale, por ai pa dashur ndikon tek këto ndryshime, duke u shërbyer 8 presidentëve.

((President Kennedy)) "Jam i lumtur të punoj me ju në 4 vjetët e ardhshëm".

((Cecil Kennedy-it)) "Zoti President?"

((Kennedy)) "E di që djali juaj është aktivist i të drejtave civile. Edhe pse nuk e kam kuptuar ato që ju keni hequr, ju ma keni ndryshuar zemrën".
 
Por Cecil nuk ka një pozicion po aq të sigurtë në shtëpinë e tij, sa edhe në Shtëpinë e Bardhë. Gruas së tij nuk i pëlqen që ai punon me orë të zgjatura dhe bëhet pre e alkoholizmit dhe veseve të tjera. Djali i tij më i madh, Louis, një aktivist i të drejtave civile, e sheh me përbuzje të atin.

((Cecil Louis-it)) "Shiko si je kapardisur, mban edhe kapele mbi gjithë ato flokë, thuaj ç'të duash, por duhet të largohesh nga shtëpia".
 
((Louis)) "Si?"

((Cecil)) "Zhduku nga shtëpia ime!"

((Louis) "Më vjen keq zoti shërbëtor. Nuk desha të tallem me heroin tënd".

((Gloria)) "Gjithshka e ke prej këtij shërbëtori".

Oprah Winfrey sjell në film një interpretim që mund të vlerësohet me çmimin Oskar në rolin e Glorias.

"Mendoj se të gjithë ata burra dhe gra që shërbyen si shërbëtorë¸kuzhinierë, pastrues, patën mirësinë dhe fisnikërinë të shërbenin duke e mbajtur përherë kokën lart. Ata kishtin familjet e tyre dhe ndërtuan një jetë të tillë, për të mbështetur veten dhe komunitetin e tyre. Unë ndjehem shumë krenare për burra dhe gratë e asaj kohe".

((Dr. King)) "Ti vëlla i ri duhet ta dish, se ai shërbëtori zezak luajti një rol shumë të rëndësishëm në historinë tonë."

Martin Luther King, i intrepretuar në film nga Nelson Ellis, i thotë Louis-it, djalit të Cecilit se shërbëtori, apo shërbyesja, pa e kuptuar kanë luajtur një rol të rëndësishëm. Karakteri i Cecil Gaines bazohet tek figura e Eugene Allen-it, që ka shërbyer në Shtëpinë e Bardhë, për 34 vjet, duke u bërë dëshmitarë i shumë ngjarjeve.
Por filmi në fakt i kushtohet të gjithë Amerikës, thotë regjisori Lee Daniels.

"Filmi është një histori e të drejtave civile, por edhe e marrëdhënieve at-bir dhe pastaj kalon edhe tek çështja racore".
 
((Nancy Reagan)) "Dua t'ju ftoj në darkën shtetërore javën e ardhshme".
 
((Cecil)) "Do jem atje zonja Reagan."

((Nancy Reagan)) "Jo për të punuar, por si një nga të ftuarit".
 
Filmi ka një efekt shërues. Dhe, ndërsa  shërben si kujtesë për luftën ndaj dallimeve dhe padrejtësive racore, ai po ashtu lartëson idenë e aftësisë së amerikanëve për kapërcimine  tyre.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZVICËR, KA VDEKUR KUNDËRFIGURA E JAMES BOND - PO BËNTE PROVA ME RËNIE TË LIRË ME PARASHUTË (08.15.2013)
BËN ULJE URGJENTE AVIONI KU NDODHEJ TERI HATCHER (08.12.2013)
VICTORIA BECKHAM NË FOKUSIN E NJË ADHURUESEJE TË TALENTUAR (Fotogaleri) (08.12.2013)
SHBA - PËRHAPJA E KINEMAVE NË NATYRË (08.12.2013)
PESË KËNGËT MË TË PREFERUARA TË KËSAJ JAVE (08.11.2013)
PROJEKTET TELEVIZIVE PËR ZONJËN HILLARY CLINTON NGJALLIN DEBATKreu i Partisë Republikane u ka kërkuar dy televizioneve të mos i transmetojnë miniserialet për jetën e ish sekretares së shtetit (08.06.2013)
JACK NICHOLSON DO TË JETË SILVIO BERULSCONI? (08.06.2013)
'BLUE JASMINE' NGA WOODY ALLEN (08.04.2013)
Forbes - ANGELINA JOLIE ËSHTË AKTORJA MË E PAGUAR (07.30.2013)
STEVE MARTIN DHE EDIE BRICKELL - NJË BASHKËPUNIM MUZIKOR I PAZAKONTË (07.27.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]