JUSTIN TIMBERLAKE - TRIUMFUES NË 'MTV VIDEO MUSIC AWARDS'
E Hënë, 08.26.2013, 10:15am (GMT+1)
Justin Timberlake është triumfuesi kryesor i çmimeve të kanalit muzikor, MTV, të dielën pasi fitoi çmimin për videon më të mirë të vitit në "MTV Video Music Awards".
Timberlake e fitoi çmimin për kengen "Mirrors" në të njejtën natë kur ai u ribashkua me pjesëtarët e tjerë të grupit "˜N'Sync' me të cilët fitoi famë vite me parë. Grupi muzikor amerikan i Timberlake mori edhe cmimin, "Michael Jackson Vangard Video Award", cmim qe jepet qe pas vdekjes se mbretit te pop-it.
Në këtë ngjarje, fitues të tjerë ishin edhe Macklemore & Ryan Lewis pasi morën çmimin për videon më të mirë në kategorinë hip-hop për videon e këngës, "Can't Hold Us".
Ata u nderuan edhe për videon më të mirë me mesazh social me videon e këngës, "Same Love", këngë kjo që konsiderohet si himn për martesën. Fitues të tjerë janë edhe Taylor Swift, Bruno Mars, Selena Gomez dhe Thirty Seconds to Mars.
www.voal-online.ch
|