VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FILMI 'BALLKONI' NGRE FLAMURIN E KOSOVËS NË VENECIA

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 01:13pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
FILMI 'BALLKONI' NGRE FLAMURIN E KOSOVËS NË VENECIA

E Premte, 09.06.2013, 11:04am (GMT+1)




Për herë të parë në historinë e kinematografisë së Kosovës, përmes filmit "Ballkoni" të regjisores Lendita Zeqiraj, flamuri i Kosovës gjendet në mesin e flamujve të tjerë në hyrje të Festivalit prestigjioz të filmit, në Venecia.

Filmi "Ballkoni" i regjisores nga Kosova, Lendita Zeqiraj, pati të mërkurën premierën botërore para publikut, transmeton TCh.  Radhët e gjata të njerëzve pranë biletarive flasin për rëndësinë e shfaqjes së filmave në këtë festival.

Pjesëmarrja e filmit "Ballkoni" në Bienalen e Venecias është e një rëndësie të veçantë, jo vetëm për regjisoren dhe njerëzit që punuan në realizimin e këtij filmi, por edhe për kinematografinë e Kosovës, duke qenë filmi i parë kosovar i përzgjedhur nga një festival me rëndësi të madhe për filmin, si ky i Venecias.

Në një konkurrencë mjaft të fortë, në mesin e 14 filmave të shkurtër, në programin "Orizzonti" regjisorja është pozitive për suksesin e filmit, duke konsideruar se faza më e vështirë ishte ajo e përzgjedhjes.

Roli kryesor në filmin "Ballkoni" është luajtur nga aktori me famë botërore, Arben Bajraktari, i cili ka luajtur edhe në filmin "Taken".

Të mërkurën, filmi "Ballkoni" u ftua nga festivali i filmit në Varshavë, si film mik, ndërsa regjisorja Lendita Zeqiraj, si anëtare e jurisë për garën e filmave të shkurtër. 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KA PROBLEME ME KUJTESËN - E MBYLL KARRIERËN JACK NICHOLSON (09.05.2013)
PESË KËNGËT MË TË PREFERUARA TË KËSAJ JAVE (09.01.2013)
KRYESON LISTËN FORBES - MADONNA ENDE MATERIAL GIRL, TRIUMFON NDAJ SPIELBERG, WHINFREY E TË TJERËVE (08.27.2013)
JUSTIN TIMBERLAKE - TRIUMFUES NË 'MTV VIDEO MUSIC AWARDS' (08.26.2013)
ELYSIUM, FILM I RI FANTASTIKO-SHKENCOR (08.26.2013)
LINDA RONSTADT I JEP FUND KARRIERËS (08.25.2013)
PESË KËNGËT MË TË SUKSESSHME TË JAVËS (08.25.2013)
JOHN LENNON MUND TË KLONOHET?! (08.24.2013)
BEN AFFLECK ËSHTË BATMANI I RI (08.23.2013)
MTV VIDEO MUSIC AWARDS MBAHET TË DIELËN (08.21.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]