KRYESON LISTËN FORBES - MADONNA ENDE MATERIAL GIRL, TRIUMFON NDAJ SPIELBERG, WHINFREY E TË TJERËVE
E Martë, 08.27.2013, 02:22pm (GMT+1)
SHBA- Sipas klasifikimit të revistës prestigjioze Forbes, Madonna është ylli më i paguar në botën e showbiz.
Këngëtarja ka fituar plot 125 milionë dollarë gjatë vitit të fundit. Pas saj renditet i dyti regjisori Steven Spielberg me 100 milionë dollarë. Regjisori Steven Spielberg pati sukses të madh gjatë vitit të shkuar me filmin "˜Lincoln'.
Ndërsa i treti është babai i "X Factor" Simon Cowell me 95 milionë.
"Suksesi i Madonnës në moshën 55 vjeçare flet për një karrierë të shkëlqyer muzikore", sipas Forbes. Pas Madonnës deri në vendin e 9-të dominojnë meshkujt, ndërsa në vend të 10-të renditet Lady Gaga me 80 milionë dollarë.
KLASIFIKIMI I FORBES 1. Madonna 125 milionë dollarë 2. Steven Spielberg 100 milionë dollarë 3. Simon Cowell 95 milionë dollarë 4. Howard Stern 95 milion dollarë 5. E.L. James 95 milionë dollarë 6. James Patterson 91 milionë dollarë 7. Glenn Beck 90 milionë dollarë 8. Michael Bay 82 milionë dollarë 9. Jerry Bruckheimer 80 milionë dollarë 10. Lady Gaga 80 milion dollarë 11. Tyler Perry 78 milion dollarë 12. Tiger Woods 78 milionë dollarë 13. Oprah Winfrey 77 milion dollarë 14. Robert Downey Jr 75 milionë dollarë 15. Dr. Phil McGraw 72 milionë dollarë 16. Roger Federer 71 milionë dollarë 17. Dick Wolf 70 milionë dollarë 18. Rush Limbaugh 66 milionë dollarë 19. Toby Keith 65 milionë dollarë 20. Mark Burnett 63 milionë dollarë
www.voal-online.ch
|